Në trajtimin të temës së krahasimit të sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilanit, jam munduar të shpjegojë funksionimin, mënyrën dhe formën e qeverisjes në këto dy komuna. Gjithashtu, qëllimi i këtij seminari është të krahasojmë sistemet qeverisëse, duke marrë si model dhe duke i krahasuar ato në mesë veti.
1. Hyrje
Në trajtimin të temës së krahasimit të sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilanit, jam munduar të shpjegojë funksionimin, mënyrën dhe formën e qeverisjes në këto dy komuna. Gjithashtu, qëllimi i këtij seminari është të krahasojmë sistemet qeverisëse, duke marrë si model dhe duke i krahasuar ato në mesë veti.
Pra, komuna e Bostonit, si organ kryesor e cili qeverisë me komunën është kryetari i komunës, i cili është edhe kryesues i ekzekutivit. Po ashtu, ai zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, ku kjo formë e zgjedhjes i jep autoritet më të fortë për të qeverisur.
Për dallim nga komuna e Bostonit, komuna e Gjilanit ka një sistem më ndryshe, organi kryesor i komunës është kuvendi komunal, i përbërë prej 41 këshilltarëve komunal. Kuvendi i komunës zgjedh kryetarin dhe dy zëvendëskryetarët, zakonisht kryetari zgjidhet nga partia apo koalicioni i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet lokale.
Po ashtu, komuna e Gjilanit ka edhe kryeshefin ekzekutiv dhe bordin e drejtorëve, të cilët merren me ekzekutimin e punëve të qeverisë lokale. Pra, komuna e Gjilanit i ka të deleguara përgjegjësit nga kuvendi i komunës tek kryetari, kryeshefi ekzekutiv dhe tek drejtoritë.
a). Metodologjia e punimit
Në këtë hulumtim është përdorur metoda e deduksionit (d.m.th. duke u nisur prej të përgjithshmes kah e veçanta). Ky punim ka formën shumëdimensionale, ku e gjithë puna e këtij hulumtimi është bërë duke u bazuar në metodat krahasues, analitike dhe teorike.
Literatura që është shfrytëzuar për këtë temë, për komunën e Bostonit nga Vizita studimore në zyrën e Kryetarit të Bostonit gjatë periudhës 06.02.2006 deri më 24.02.2006, bërë nga Vjollca Behluli (zyrtare në zyrën IQL – USAID në komunën e Gjilanit), ndërsa për komunën e Gjilanit është shfrytëzuar, statuti i komunës, rregullorja 2000/45 për vetëqeverisje lokale si dhe drafte tjera etj.
2. Informatë e përgjithshme mbi dy komunat
Boston (Massachusets)
Qyteti i Bostonit u themelua si qytezë në vitin 1663 dhe si qytet ne 1822. Qyteti i Bostonit është qyteti me i madh dhe kryeqyteti i Massachusetts. Qyteti është përgjegjës për ofrimin e një serie te gjerë te shërbimeve qeveritare duke përfshirë arsimin, sigurinë publike, zjarrin, policinë, inspeksionin, shëndetësinë publike, rrugët dhe mbeturinat, planifikimin urban, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës se qytetit. Si një qendër ekonomike, Bostoni është një qendër për shërbime te larta profesionale, financiare, arsimore dhe shëndetësore dhe është pikë përqendrimi për turizëm dhe për udhëtime.
Sa i përket strukturave politike është me rëndësi të përmendet se sistemi qeveritar i SHBA-ve ne përgjithësi është shumë i komplikuar pasi qe ekzistojnë disa nivele te qeverisjes. Kjo ka rëndësi pasi qe ky sistem ndikon ne qeverisjen lokale dhe strukturave te saj politike. Komunat nuk janë te përmendura ne Kushtetutën e SHBA-ve prandaj statusi i Komunave vendoset nga shtetet veçmas.
“Numri i Banoreve është rreth 589.000 ( 50% te bardhe, 25% zezak, 25% te tjerë), me një hapësira prej 124 km2. Lokacioni ku gjendet qyteti i Bostoni, gjendet në Veri të New Yorkut. Është ne Oqeanin Atlantik. Arsimimi i popullatës kap këtë shihër, ku mbi 35% e popullatës, mbi moshën 25 vjeçare kanë Diplomë Universiteti.”
Gjilani (Kosovë)
Viti i sakët i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj ditë nuk është i përcaktuar plotësisht. Në shekullin XVII, Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan).
Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane mund të merret viti 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës, i cili në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehetarë të Ballkanit.
Komuna e Gjilanit ka një territor prej 515 km2, me numër të banorëve prej 130.000 si dhe 63 vendbanime. Popullsia e Gjilanit përbëhet prej 81.4% shqiptarë, 14.9% serbë, 0.7% turqi, 0.1% malazez, 0.2% mysliman dhe 2.7% romë (publikim i Entit të Statistikave të Kosovës, dhjetor 2002).
Gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe komuna e Gjilanit, e sidomos fshatrat e saj pësuan humbje të mëdha. Pas përfundimit të luftës, edhe në Gjilan u vendosen forcat ndërkombëtare të KFOR-it amerikan, administrata ndërkombëtar e UNMIK-ut, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare si OSBE, UNHCER, etj.
Sa i përket strukturave politike në Kosovë është mirë të përmendim se edhe sistemi qeveritar në Kosovë është i komplikuar. Rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së përbënë bazën juridike të prezencës së administrimit civil dhe ushtarak në territorin e Kosovës, pastaj Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë synon të përcaktoj bazën e rendit kushtetues të Kosovës në periudhën e administrimit ndërkombëtar, ndërsa bazë për rregullimin e strukturave komunale është Rregullorja 2000/45 Mbi Vetëqeverisjen e Komunave si dhe statutet e komunave.
3. Sistemi qeverisës në komunën e Bostonit
“Komuna e Bostonit ka sistemin e kryetarit ekzekutiv, ku ky sistem është për një kohë të gjatë në këtë vend. Deri në fillim të 1980-ave, Bostoni kishte nëntë këshilltarë. Të gjithë të zgjedhur për tërë qytetin. Pastaj, ky sistem u ndërrua në nëntë këshilltarë për rajone dhe katër për tërë qytetin. Ky ndryshim u bë me referendum. Mbi 50% votuan në referendum. Sistemi i ri paraqiti këshilltarët e rajoneve, duke ofruar mundësinë e ngritjes së zërit të pjesëve të qytetit të cilët nuk kishin përfaqësues më parë. Në vitin 1983 kryetari u ndërrua dhe me ndërrimin e kryetarit u vendos sistemi i ri në implementim.” Pra, institucioni kryesor i komunës së Bostonit është kryetari i komunës.
a. Kryetari
Kryetari është edhe kryeshef i ekzekutiv për qytetin. Kryetari ka mbikëqyrje të përgjithshme dhe kontroll mbi bordet, komisionet, zyrtaret dhe drejtoritë e qytetit. Kryetari ka një qeveri në formë kabinetesh për të marrë përsipër përgjegjësitë kryesore të funksioneve të qeverisë së qytetit, për të ndihmuar përmirësimet në ushtrimin e punës ekzekutive dhe administrative të qytetit dhe për të eliminuar dyfishimin dhe humbjen. “Ai ka 15 kabinete nën kompetencën e tij për të mbuluar një seri të gjerë të përgjegjësive. Kryetari zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, me mandat katër vjeçar të pakufizuar (kryetari i tanishëm është zgjedhur për të 4 herë).” . Struktura e kryetarit komunal ekzekutiv është e ndarë në dy pjesë: Zyra e Kryetarit dhe Këshilli i Qytetit.
- Zyra e Kryetarit : Kryetari e delegon autoritetin e tij tek Drejtorët e Drejtorive. Njerëzit e emëruar si drejtor të drejtorive kanë përgjegjësi për operacionet ditore, planifikimin për të ardhmen dhe gjithashtu, ofrimin e ideve të reja kryetarit për të bërë qytetin më të mirë. Ata kanë mjaft liri veprimi por, kryetari kërkon punë me kualitet të lartë. Drejtorët e drejtorive e dinë se ata luajnë dy role : funksionimin e drejtorive të tyre dhe ndihmë kryetarit që të funksionojë qyteti si tërësi. Kjo bëhet me punësimin e punëtoreve në kabinetet e tij që të kryejnë punën për kryetarin, kjo d.m.th. ofrim i shërbimeve për qytetarët.
Puna e punëtorëve në kabinetet e tij përfshinë edhe përgatitjen e kryetarit për sfida e gjithashtu, ofrimin e ideve të reja për kryetarin për të përmirësuar qytetin. Idetë mund të jenë të lëmive të ndryshme duke filluar nga shërbimet e përgjithshme publike deri tek çështjet kryesore të politikave.
Qëllimi kryesor i kryetarit është që të sigurohet se shërbimet po i ofrohen qytetareve në mënyrën më të mirë të mundshme, se nevojat e qytetareve janë të përmbushura dhe marrëdhëniet në mes të kryetarit dhe qytetarëve janë në nivelin më të mirë të mundshëm.
Kryetari është shumë transparent në punën që ai e kryen. Kjo vërtetohet me mënyrën se si ai është i hapur ndaj qytetit dhe qytetarëve duke biseduar çdo çështje që brengos qytetarët. Kryetari i Bostonit e ofron këtë transparencë përmes takimeve të hapura publike që ai i mban më qytetarët. Ai gjithmonë sigurohet që takimet mbahen në rajonet ku jetojnë qytetarët, e jo në zyrën e tij. Kjo vërteton se ai dëshiron të ndaj jetën me ta dhe të punoj për ta.
E tërë kjo vjen si pasojë e sistemit te zgjedhjes së kryetarit. Zgjedhja e kryetarit bëhet individualisht, e jo përmes partisë politike. Kjo d.m.th. se kryetari duhet “ të trokas derë më derë për të kërkuar vota”.
- Këshilli i Qytetit : Është i dobët në krahasim më autoritetin që e ka kryetari. Këshilli i qytetit i ka trembëdhjetë këshilltarë, nëntë prej tyre përfaqësojnë rajonet dhe katër prej tyre përfaqësojnë tërë qytetin. Këshilli i qytetit takohet çdo jave, të mërkurave në orën 11.30, por ata gjithashtu, mbajnë takime jashtë atyre të rregulltave. Orari për takimet e rregullta planifikohet në fillim të vitit dhe ky është një orar që nuk ndryshon gjatë tërë vitit. Ekzistojnë dy funksione kryesore të këshilltarëve: aprovimi i ligjeve komunale dhe aprovimi i buxhetit.
Roli kryesor i këshillit të qytetit është përfaqësimi i rajoneve dhe qytetit, hulumtimi dhe përpilimi i rregulloreve për të përmirësuar sistemin, aprovimi i rregulloreve dhe aprovimi i buxhetit të qytetit. Kjo i ofron këshilltarëve të qytetit shumë përvojë dhe gjithashtu, mundësinë që të punojnë në interes të qytetarëve. Këshilltarët e pëlqejnë sistemin pasi që ky sistem e bënë këshillin e qytetit të jetë shumë afër me kryetarin.
“Cikli i zgjedhjeve për këshillin e qytetit është çdo dy vjet. Sikurse kryetari edhe këshilltarët duhet të dalin dhe kërkojnë votat në veçanti në rajonet përkatëse prej nga vinë dhe që përfaqësojnë. Këshilli i qytetit ka 26 komitete për lëmi të ndryshme dhe puna e tyre është që të shqyrtojnë rregulloret dhe ligjet që këshilli i qytetit t’i paraqet dhe t’i aprovoj apo refuzoj ato. “
Këshilltarët hulumtojnë dhe shkruajnë rregullore për të përmirësuar sistemin, këto rregullore shkojnë në komitete për shqyrtim pastaj në këshillin e qytetit dhe te kryetari për aprovim përfundimtar. Shumica e ligjeve kërkojnë shumicën e votës por, disa si p.sh huazim i të hollave dhe shitja e pronës kërkon 2/3 e votave.
Sfidat kryesore për këshilltarët janë siç vijon: mbeturinat, grafitet, siguria publike, cilësia e shkollave, banimi i mundshëm, ligji mbi të ardhurat, pagesa e tatimit, zvogëlimi i shkalles se tatimit, tatimi në pronë. etj
4. Sistemi qeverisës në komunën e Gjilanit
Edhe në komunën e Gjilanit, mbas mbarit të luftës në vitin 1999, janë mbajtur dy parë zgjedhje për qeverisje lokale. Zgjedhjet e dyta lokale u mbajtën më 26 tetor 2002, ku nxori këtë renditje në kuvendin e komunës: LDK-ja fitoi 23 vende, PDK -13, AAK – 2 dhe 3 të komuniteti serb, pra kuvendi përbëhet prej 41 këshilltarëve komunal. Komuna e Gjilanit në territorin e vet në kuadër të ligjeve ekzistuese është përgjegjëse dhe ushtron pushtetin mbi këto aktivitete si : afrimin e kushteve themelore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të çdo lokaliteti-bashkësie vendore; planifikimin urban, të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës; lëshimin e lejes për ndërtim dhe zhvillime tjera; shërbimet publike duke përfshirë shërbimet e zjarrëfiksëve dhe të emergjencës; shkollimin paraprak fillor dhe të mesëm; kujdesin primar shëndetësor, shërbimet sociale dhe strehimin; etj.
a. Organet e komunës
Institucioni kryesorë i komunës është Kuvendi i Komunës i cili është organi më i lartë përfaqësues i komunës dhe i cili zgjidhet në mënyrë direkte. Pastaj, janë kryetari i komunës dhe nënkryetarët plotësues si dhe kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve.
- Kuvendi i komunës : është organi më i lartë përfaqësues i komunës i cili zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët e komunës. Këshilltarët e kuvendit komunal kanë mandat për 4 vite, të cilët kanë të drejtat të barabarta për të marrë pjesë në të gjitha proceset e kuvendit.
Funksionet kryesore të kuvndit të komunës janë: kuvendi i komunës miraton Statutin dhe e ndryshon atë; miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsiderohet se një gjë e tillë është e nevojshme.
“Kuvendi i komunës nuk mund të delegojë përgjegjësin e vet për marrjen e vendimeve lidhur me : aprovimin e buxhetit dhe çështjeve tjera financiare, që sipas Statutit dhe rregulloreve të procedurave janë lënë kuvendit; kompensimet për delegatët e zgjedhur; raportin vjetor; miratimin, ndryshimin dhe anulimin e akteve lokale; krijimin e komiteteve që përcakton Statuti; zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të komunës; emërimin e kryeshefit të ekzekutivit; emërimin e bordit të drejtorëve; nivelin e pagesave dhe çmimeve; krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit; emërtimin dhe riemërtimin e shesheve, rrugëve, e vendeve tjera publike; bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në mes komunave.”
Kuvendi i komunës mund të delegojë autorizimin lidhur me nxjerrjen e ndonjë vendimi, një komiteti të kuvendit, kryetarit të kuvendit apo kryeshefit ekzekutiv. Po ashtu, kuvendi komunal mund të delegojë përgjegjësitë komiteteve ose drejtorive komunale për rregullimin e ndërtesave – themelimi i ndërmarrjeve komunale.
Kuvendi komunal në mbledhjen e parë të çdo viti fiskal cakton tri komitetet: Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete dhe Komiteti për Ndërmjetësim, ku përgjegjësit dhe kompetencat e këtyre komiteteve janë të përcaktuar nga kuvendi i komunës, i cili po ashtu krijon edhe komitete të tjera në bazë të nevojës që kërkohet.
- Kryetari : Kryetari i komunës paraqet organ të posaçëm të cilin e zgjedh kuvendi i komunës nga radha e anëtarëve të tij, ai zgjidhet në me votim të fshehtë, me 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur.
Kryetari i komunës ka një varg autorizimesh administrative dhe bënë mbikëqyrjen e përgjithshme të administrimit financiar të komunës dhe ekzekutimin e vendimeve të marrura në kuvendin komunal. Pra, përgjegjësit dhe kompetencat e kryetarit të komunës janë të përcaktuar me Statutin e komunës, siç janë : t’i propozojë propozoj buxhetin dhe raportin vjetor buxhetor, programet zhvillimore, planet urbanistike, planet dhe programet tjera; t’i propozojë vendimet, dispozitat dhe aktet e tjera të përgjithshme të cilat i miraton kuvendi; të kujdeset për dispozitat të Rregullores për vetëqeverisje lokale të komunave të Kosovës 2000/45 dhe dispozitave tjera ligjore me karakter të pushtetit qendror; si dhe të tjera përgjegjësi (shiko në Statutin e komunës).
Komuna e Gjilanit ka edhe dy zëvendëskryetar të cilit zgjedhën me procedurë të ngjashëm me të kryetarit. Pasi që në komunën e Gjilanit ka edhe pakica të komunitetit serb, njëri nga zëvendëskryetarët i takon këtij komuniteti. Zëvendëskryetarët për punën e tyre i përgjigjen kryetarit dhe kuvendit komunal.
- Kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtoreve : paraqesin ekzekutivin e komunës. Kryeshefi ekzekutiv zgjidhet nga kuvendi i komunës me propozimin e kryetarit të komunës. Ai ka këto kompetenca: kryen detyrën e sekretarit komunal; është kryesues i bordit të drejtorëve; është përgjegjës për udhëheqjen efikase të çështjeve financiare të komunës, në përputhje me kërkesat e Pushtetit Qendrorë; si dhe përgjegjësi të tjera (shiko në Statutin e komunës).
Kryeshefi i ekzekutivit, është njëkohësisht edhe drejtor i personelit administrativ të komunës. Ai për punën e vet i përgjigjet kuvendit komunal, i cili mund të shkarkoj atë, vetëm për arsyeje të moskryerjes si duhet të obligimeve të tij ose në interes të efikasitetit.
Kuvendi i komunës së Gjilanit ka 11 drejtori dhe zyrën e Komuniteteve. Ato janë :
1. Drejtoria për Administratë të Përgjithshme 2. Drejtoria për Buxhet, Financa dhe Investime 3. Drejtoria për Arsim 4. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Ndërmarrje Publike 5. Drejtoria për Urbanizëm, Rindërtim dhe Ambient 6. Drejtoria për Ekonomi dhe Menaxhment 7. Drejtoria për Shëndetësi dhe Çështje Sociale 8. Drejtoria për Kultur, Rini dhe Sport 9. Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë 10. Drejtoria për Siguri Publike dhe Emergjencë 11. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari.
Me rekomandim të komitetit për politik dhe financa, kuvendi i komunës mund të rris ose të zvogëloj numrin e drejtorive në pajtim me rregullat e procedurës sa herë që e sheh të arsyeshme.
5. Dallimet në mes dy komunave
Siç u pa edhe më lartë, gjatë shtjellimit të sistemeve qeverisëse të komunës së Bostonit dhe Gjilanit, shohim dallimet të shumta, në mes të këtyre dy sistemeve komunale.
- Dallimet : në mes të këtyre të komunave janë të shumta. Dallimet do t’i selektojmë në tri kategori :
1. Përgjegjësitë :
Komuna e Bostonit – organi kryesor në këtë komunë është kryetari i komunës, i cili njëherit është edhe kryetar ekzekutiv. Kryetari ka mbikëqyrje të përgjithshme dhe kontroll mbi bordet, komisionet, zyrtaret dhe drejtoritë e qytetit. Komuna e Bostonit nuk ka kryeshef ekzekutiv.
Komuna e Gjilanit – organi kryesor në këtë komunë është kuvendi komunal, për dallim nga komuna e Bostonit, ku ishte kryetari, cili nuk i ka përgjegjësit sikurse të kryetarit të Bostonit. Kryetari i komunës së Gjilanit nuk është edhe kryesues i ekzekutivit sikurse kryetari i Bostonit, komuna ka kryeshefin ekzekutiv i cili është përgjegjës për të udhëhequr dhe menaxhuar me drejtorit dhe shërbimin civil komunal. 2. Mënyra e zgjedhjes :
Komuna e Bostonit – zgjedhja e kryetarit në këtë komunë bëhet në mënyrë direkte, d.m.th. drejtpërsëdrejti nga qytetarët e komunës, me mandat 4 vjeçar të pakufizuar në të drejtën e zgjedhjes. Komuna e Gjilanit – kryetari i komunës së Gjilanit zgjidhet nga kuvendi komunal me 2/3 e delegatëve nga partia apo koalicioni i cili i ka fituar zgjedhjet, me mandat 4 vjeçar, me të drejtë të zgjedhjes vetëm dy herë.
6. Bibliografia
Behluli, Vjellca.”Raporti nga vizita studimore në Zyrën e Kryetarit të Bostonit”. Prej 06.02.2006 deri më 24.02.2006. Boston, Massachusetts, USA.
Rexhepi, Fehmi."Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Botues Instituti i Historisë. Prishtinë, 1998.
Statuti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, miratuar me 16.03.2001 nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit. Autor : Samir Ramadani, MA Candidate Shkenca Politike dhe Administrate Publike Universiteti i Prishtines
|