 Duke u nisur nga vet kuptimi i recensimit, që nënkupton vlerësim kritik me shkrim për një vepër apo për një punim shkencor, duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira dhe të metat e punimit, ky recensim i leksionit të Politikës si Profesion ka formën shumë dimensionale, i cili përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, historike e sociologjike të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike.
Duke u nisur nga vet kuptimi i recensimit, që nënkupton vlerësim kritik me shkrim për një vepër apo për një punim shkencor, duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira dhe të metat e punimit, ky recensim i leksionit të Politikës si Profesion ka formën shumë dimensionale, i cili përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, historike e sociologjike të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike.
Një nga elementet më të theksuar që e hasim në këtë leksion, është elementi teorik që autori i paraqet përmes shpjegimit të nocioneve dhe termeve, si p.sh. Çfarë kuptojmë me politikë? Ku e paraqet në një koncept të gjerë që përfshinë politikën financiare të bankave, politikën e grevave të sindikatave, të arsimit, të një komune, politikën e presidentit deri te politika e një gruaje të kujdesshme që kërkon të udhëheq me të shoqin. Po ashtu konceptin e politikës e lidh me atë të shtetit modern të cilin e paraqet si një komunitet njerëzor që pretendon monopolin e përdorimit të ligjshëm të forcës fizike brenda një territori të dhënë.
Edhe elementi krahasues është pjesë e këtij leksioni që jep formë të veçantë punimit. Duke bërë krahasimin e politikës si profesion, autori e paraqet dy mënyra për ta kthyer politikën në profesion; ose jeton ‘për’ politikë, ose jeton ‘prej’ politikës. Ky kontrast nuk është aspak përjashtues, pasi që njeriu i bënë të dyja, të paktën me mendime apo edhe në praktikë. Ai që jeton ‘për’ politikë e shëndrron atë në jetën e tij, në një kuptim të brendshëm. Ai që përpiqet ta bëjë politikën një burim të përhershëm të ardhurash jeton ‘prej’ politikës si profesion, ndërsa ai që nuk e bënë këtë jeton ‘për’ politikën. Autori politikanët profesionist, i krahason ata politikanë që përpiqen për pushet nëpërmjet fushatave partiake të qarta dhe ‘paqësore’ në tregun e votave të zgjedhjeve. Mënyra analitike që autori e bënë në këtë leksion të Politikës si Profesion, paraqet element tjetër specifik që e hasim në këtë punim. Autori përmes analizës që i bënë politikanëve profesionistë, i paraqet me karakteristikat tipike të drejtueseve dhe të ndjekësve. Ai shkurtimisht i paraqet llojet kryesore të politikanëve profesionistë, duke filluar nga princi, ku statusi i klerikut ndahej nga instrumentet drejtuese të administratës princërore; shtresa e dytë përfshinë të shkolluarit humanistë, ku ishte një kohë kur njeriu mësonte të krijonte ligjërata Latine dhe vargje Greke për tu bërë një këshilltar politik i princit dhe mbi të gjitha për tu bërë një hartues i peticionesh; fisnikëria e oborrit përbënin shtresën e tretë, ku princat i morën në oborrin e tyre fisnikët dhe i përdorën në shërbimet e tyre politike e diplomatike; kategoria e katërt ishte një institucion anglez që quheshin ‘zotërinjtë’ të cilët e kanë shpëtuar Anglinë nga burokratizmi që ka qenë fati i të gjitha shteteve kontinentale; si dhe shtresa e pestë ishin juristët me arsim universitar, e cila ishte karakteristik e Perëndimit, veçanërisht për kontinentin Evropian. Si lloj tjetër të figurave politike në shtetet kushtetuese të vendosjes së demokracisë, demagogu ka qenë drejtuesi politik tipi në Perëndim. Po ashtu autori një rëndësi të veçantë i kushton analizës së drejtimit të politikës të cilën e paraqet nëpërmjet partive politike e cila nënkupton thjesht drejtimin nga grupet e interesit.
Nga aspekti sociologjik, autori i paraqet cilësitë e politikanit profesionistë siç janë: pasioni, ndjenja e përgjegjësisë dhe ndjenja e raporteve. Pasionin e sheh në kuptimin e përkushtimit me pasion ndaj një çështje, p.sh. ndaj zotit ose djallit.
Në fund të këtij recensimi mund të konkludojmë atë që autori e paraqet në këtë leksion, dmth politika si profesion duke e kuptuar atë vetëm në udhëheqje, ose ndikimin e udhëheqjes, së një grupimi politik dmth, të një shteti, ku shtetin e paraqet si një lidhje njerëzish që sundojnë mbi njerëzit, një lidhje kjo që mbështetet nga dhuna e ligjshme. Autori i paraqet tri ligjshmëri themelore të sundimit, dmth mënyra e bindjes së njerëzve; së pari autoriteti i të djeshmes së përjetshme, ky është një sundim ‘tradicional’ që ushtrohej nga patriarku dhe nga princi i trashëguar i kohërave të më pashme; së dyti vjen autoriteti i dhuratës së jashtëzakonshme dhe personal të mirësisë (karizma), ky është sundim që ushtrohej nga profetët ose në fushën politike nga zoti i zgjedhur i luftës, nga sundimtari plebishitar, nga demagogu i madh ose nga kryetari i partisë politike; dhe së fundi e paraqet sundimin sipas ligjshmërisë dmth sipas vlefshmërisë së statutit ligjorë dhe kompetencës funksionale të bazuara në rregullat racionale.
Si përfundim, në këtë leksion mund të veçojmë edhe skepticizmin e autorit, që parashikon rrjedhat politike në vitet e ardhshme, ku me të vërtetë edhe më vonë lulëzojnë sundimet komuniste si dhe diktaturat fashiste.
Autor : Samir Ramadani, BA, Sc. Kandidat për MA Shkenca Politike dhe Administrat Publike Universiteti i Prishtinë
|