M1 Abrams
Ky tank është përmirësuar në vazhdimësi që nga fillimi i prodhimit. Përmirësimi më i ndjeshëm u bë në vitin në vitin 1985, kur u kalua nga topi me tytë me vjaska i kalibrit 105 mm. në topin me tytë të lëmuar 120 mm. dhe kur u pajis me një sistem të ri të mbrojtjes kundër armëve kimike, biologjike dhe rrezatimit radioaktiv.
M1A1 (foto: The armor site!)
| Ky kompletim rezultoi në kalimin e prodhimit të versionit të ri të njohur si M1A1 Abrams. Amerikanët e konsiderojnë si »tankun më modern në armatimin e sotëm«.[1] Këtë epitet ky tank e vërtetoi gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991, ku ishte mjeti kryesor mësymës i veprimeve luftarake tokësore. Në këtë fazë të përmirësimit, përpos ndryshimeve të përmendura, në përgjithësi u ruajtën edhe karakteristikat e përgjithshme. M1A1 Abrams peshon 57, 142 kg., e ka gjerësinë 3, 66 m., gjatësinë 9, 83 m. dhe lartësinë 2, 89 m. Nga armatimi, veç topit ai disponon edhe me një mitraloz të kalibrit 12, 7, i cili është i vendosur sipër kupolës, të cilin komandanti i tankut mund ta përdorë edhe nga brenda. Mitralozi tjetër gjendet i vendosur brenda në kupolë, në anën e djathtë në një aks me topin dhe është i kalibrit 7, 62. Vlerësohet se deri në vitin 1990 janë prodhuar rreth 4.000 ekzemplarë të këtij tanku. Si rezultat i përmirësimeve të vazhdueshme në sistemin e drejtimit të zjarrit, amerikanët kaluan në prodhimin e versionit M1A2, i cili për shkak të blindës reaktive peshon dy ton më tepër, por që në përgjithësi i ruajti karakteristikat e modelit bazë. Përmirësimet te versioni i ri, në radhë të parë kanë të bëjnë me vendosjen e pajisjeve shtesë në kupolën e tankut, gjegjësisht në vendin ku qëndron komandanti i tankut. Pajisjet e vendosura përfshijnë një largmatës laseri dhe një aparat me infra të kuqe për vëzhgim dhe zbulim të objektivave në kushte të natës. Janë bërë edhe përmirësime të tjera, por që vëzhguesi i thjeshtë e ka vështirë t’i hetojë. Njëra ndër to është pajisja digjitale për kontrollin e harxhimeve të karburantit përmes së cilës është arritur që t’i zvogëlojë shpenzimet për 18 për qind. Me të gjitha përmirësimet, ky tank ende nuk e ka zëvendësuar përfundimisht paraardhësin e vet.
Leopard 2Ky tank është prodhuar nga firma Krauss-Maffei AG me seli në Mynih të Gjermanisë Perëndimore. Ekzemplarët e parë të këtij tanku filluan të dalin nga prodhimi në vitin 1974. Deri sot, llogaritet të jenë prodhuar mbi 4.000 ekzemplarë, të cilët ekzistojnë në ushtritë e Gjermanisë, Holandës, Zvicrës, Suedisë, Spanjës dhe Greqisë. Është prodhuar në disa versione, ku në përdorim operativ gjenden versionet; Leopard 2 duke sht¨në (foto: The armor site!)
| Leopard 2A4, i prodhuar nga viti 1979; Leopard 2A5 nga vitit 1995 dhe Leopard 2A6 i prodhuar nga viti 2001. Për dallim nga versioni A4, versionet A5 dhe A6 janë të pajisur me elektronikën më të përsosur, e cila është montuar në sistemin e drejtimit të zjarrit, si dhe kupola, e cila është veshur me blindë reaktive. Është i pajisur me motor dizel MB-830, i cili në rrugë të hapur i mundëson lëvizje me shpejtësi prej 72 km/h. Ekuipazhi përbëhet nga komandanti, mbushësi i topit dhe shënjuesi, të cilët qëndrojnë në kupolë, si dhe shoferi, i cili qëndron në mes të tankut në pjesën e përparme. Armatimin e Leopard-2 e përbën topi me tytë të lëmuar Rheinmetall L55 i kalibrit 120 mm. si dhe dy mitralozë të tipit MG3A1 të kalibrit 7, 62 mm. Njëri mitraloz është vendosur mbi kupolë në vendin e daljes të mbushësit të topit, i cili në rast nevoje e përdorë, ndërsa tjetri është i vendosur në brendi të kupolës. Masa e përgjithshme e tankut të versionit bazë është 55, 5 ton, ndërsa blinda reaktive i ka shtuar për 10 për qind masën e përgjithshme versionit të fundit.
[1] M.E. Morris, Shvarckopf-Stuhia e shkretëtirës, SHBU, Tiranë 1992, f.78 Fadil Kajtazi – Gilan fadilkajtazi@hotmail.com
|