Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Leonardo da Vinci
[ Leonardo da Vinci ]

·Leonardo da Vinçi shpiku veturën e parë
·Da Vinci shpiku parashutėn

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 37 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Tanket e gjeneratës së tretë
Data e botimit: Tuesday, 01 April 2008
Lėnda: Ushtri
UshtriGjenerata e tretë e tankeve karakterizohet për modernizim në shumë drejtime. Në radhë të parë, modernizimi i kësaj gjenerate është përqendruar në elementet bazë që i përcaktojnë cilësitë luftarake të tankeve. Këto përmirësime fillimisht u përqendruan në rritjen e rezistencës së bindës, rritjen e fuqisë së motorit dhe rritjen e fuqisë së zjarrit.

Rezistenca e blindës ndaj goditjeve të predhave dhe projektileve me mbushje kumulative, te tanket e kësaj gjenerate nuk u shtua duke e rritur trashësinë e çelikut në pjesët e ekspozuara, por duke aplikuar materiale, të cilat e amortizojnë eksplodimin e mbushjes kumulative dhe e pengojnë atë që të depërtojë në pjesën e brendshme. Mbi bazë të këtij koncepti, në SHBA filloi aplikimi i blindës shumështresore, e cila përpos shtresave të çelikut homogjen, ka të inkorporuar edhe shtresa të plastikës, qeramikës dhe titanit. Pjesa e jashtme e blindës e bërë nga çeliku homogjen, përpos që është në funksion të mbajtësit dhe mbështjellësit të përgjithshëm të strukturës së tankut, si pjesë mbrojtëse ka edhe funksionin e ndaljes së goditjes së parë të predhës, apo të projektilit kundërblindues. Në këtë shtresë bëhet aktivizimi i mbushjes kumulative, e cila edhe ashtu e përqendruar tenton të hyjë sa më thellë. Shtresa e dytë e bërë nga plastika, e amortizon në masë të madhe goditjen e përqendruar të mbushjes kumulative. Kjo arrihet për shkak të strukturës së butë të plastikës, në të cilën mbushja e përqendruar kumulative shpërndahet në hapësirë më të gjerë, e cila në atë formë më lehtë përballohet nga shtresa e qeramikës dhe titanit. Ky lloj i blindës, së pari ka filluar të aplikohet te tanku i gjeneratës së dytë M-60A3, mirëpo në mënyrë të përsosur, kjo blindë është aplikuar në tankun M-1 Abrams, i cili është prodhuar në vitin 1979 nga kompania »General Dynamics Land Systems«. Është konsideruar se kjo blindë është në gjendje që t’u rezistojë të gjitha goditjeve të armëve kundërblinduese, të cilat ndodheshin në përdorim të ushtrive të Lindjes dhe të Perëndimit.


figurė
M-1 Abrams (foto: wikimedia)
Në anën tjetër, në Bashkimin Sovjetik përveç shtresës së blinduar shumështresore, në pjesët e jashtme të ekspozueshme, filloi aplikimi edhe i mbrojtësit reaktiv. Kjo shtresë mbrojtëse përbëhet nga kutitë metalike të mbushura me eksploziv klasik, të cilat aktivizohen pas goditjes nga jashtë të armëve kundërblinduese. Efekti i tyre është se ato pas aktivizimit krijojnë një fushë të vdekur në mes të eksplodimit të mbushjes kumulative dhe blindës. Përmes kësaj, arrihet efekti i harxhimit të një pjese të energjisë se mbushjes kumulative, e cila si e tillë ka gjasa më të vogla për të depërtuar në brendi të tankut. Në Bashkimin Sovjetik, kjo formë e blindës është aplikuar së pari në vitin 1985 në versionin e tankut T-72B.

Mbrojtësi reaktiv filloi të aplikohet edhe në versionin e tankut M-1A-2 Abrams i prodhuar në vitin 1986. Për dallim nga ai Sovjetik, i cili është i mbushur me eksploziv klasik, te ky tank ai përbëhet nga pjesë të mbushura me uranium të zbutur U-238, i cili është në gjendje që ta amortizojë shumëfish më tepër goditjen e eksplodimit kumulativ. Për një kohë u krijua bindja se ekuipazhi i tankeve të kësaj gjenerate, do të jetë i siguruar mirë nga goditjet e jashtme të armëve kundërblinduese, pa marrë parasysh se çfarë janë ato. Në anën tjetër, në këtë fazë u përshpejtuan kërkimet në drejtim të gjetjes së armëve të efektshme, të cilat janë në gjendje që të depërtojnë edhe në këtë lloj blinde.
Rritja e fuqisë manovruese të tankeve të kësaj gjenerate u bë duke  përsosur motorët me djegie të brendshme. Në modelet e tankeve të prodhuara në Evropën Perëndimore dhe në Bashkimin Sovjetik, u bë rritja e fuqisë së motorëve me piston, ndërsa në SHBA u kalua nga motori me piston në motor me turbinë. Si model fillimisht shërbeu tanku suedez STRV-103S i prodhuar në vitin 1961, cili përpos motorit dizel, që shfrytëzonte gjatë marshimit, kishte edhe një motor turbinë me gaz (i prodhuar nga Boingu), i cili ishte paraparë që të shfrytëzohet në rast aksioni. Ky kombinim, ishte aplikuar për shkak të harxhimit të madh të karburantit që bënin motorët turbinë në këtë fazë. Për shkak të fuqisë së madhe që ka motori me turbinë në raport me motorin me piston, në SHBA nuk u hoq dorë nga përsosja. Të gjitha përpjekjet bëheshin në gjetjen e zgjidhjeve teknike për t’i zvogëluar shpenzimet e karburantit në masë të mjaftueshme, që tanku i pajisur me këtë lloj motori, veç fuqisë, të ketë edhe aftësi manovruese në distancë sa më të largët me një rezervuar karburant. Pas shumë testimeve, në vitin 1976 fabrika e njohur për prodhimin e motorëve »Chrysler« finalizoi motorin me turbinë, i cili filloi të prodhohet në seri për modelin e ardhshëm të tankut amerikan të gjeneratës së tretë. Përmes këtij motori, tanku M1A1 në rrugë të hapur mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 72 km/h.
Rritja e fuqisë së zjarrit te tanket e kësaj gjenerate, në radhë të parë u bë me përsosjen e topit të tankut si armë kryesore. Në Bashkimin Sovjetik, që në tankun T-62 ishte kaluar nga topi me tytë me vjaska në top me tytë të lëmuar. Kjo zgjidhje ishte testuar praktikisht gjatë luftës arabo-izraelite dhe përfundimet e testimeve ishin pozitive si nga sovjetët ashtu edhe nga perëndimorët. Mbi bazë të këtyre rezultateve, sovjetët në tankun T-72 vendosën topin me mbushje automatike të tipit 2A26M2 të kalibrit 125 mm. i cili aktualisht është topi i tankut me kalibër më të madh në botë.
figurė
T-72 M irakian i shkatërruar nga Forcat Amerikane gjatë Luftës së Gjirit Persik të vitit 1991 (foto: Clash of Steel)
Në Perëndim, pas shumë testimeve, në vitin 1985 firma gjermane »Rhein Metal«  finalizoi topin e kalibrit 120 mm. me tytë të lëmuar, të cilin përpos gjermanëve e përdorin edhe amerikanët. Natyrisht, së bashku me topin u përsos edhe municioni, të cilit iu rritë në masë të madhe aftësia shpuese. Përparimet më të mëdha në këtë drejtim i bëjnë amerikanët. Ata për topin e tankut M-1A-1 i prodhuar në vitin 1985 adoptuan fishekun e ashtuquajtur APFSDS-DU (Armor Piercing Fine Stabilized Discarding Sabot-Depleted Uranium). Edhe pse mbushja primare e barutit është e futur në gëzhojën me diametër 120 mm. kalibri i predhës është vetëm 40 mm. Predha në fund e ka të ngjitur një masë gome të fortë me diametër 120 mm. e cila e mundëson shfrytëzimin e gjithë energjisë kinetike të fituar nga djegia e barutit. Pas daljes nga tyta,  predha shkëputet nga pjesa e gomës dhe kështu ajo deri në objektiv fluturon me shpejtësi të mjaftueshme. Ajo që e bënë këtë predhë të pandalshme nga asnjë lloj blinde, është mbushja e saj, e cila përbëhet nga uraniumi i zbutur U-238. Deri në Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991, është ditur pak për municionin me mbushje të këtillë. Gjatë kësaj lufte amerikanët këtë e kanë shfrytëzuar masivisht për goditjen e mjeteve të blinduara irakiane. Përparësia e këtij municioni ishte e madhe. Përveç depërtimit në blindë, të llahtarshme ishin edhe efektet shkatërruese. Ka mjaftuar një goditje, që tanku të dal plotësisht jashtë funksionit.
Rritja e fuqisë së zjarrit te tanket veç topit si armë kryesore, varet edhe nga sisteme të tjera, të cilat e lehtësojnë në masë të madhe qitjen. Në radhë të parë kjo ka të bëjë me saktësinë e qitjes, e cila varet nga një sërë faktorësh teknik. Te të gjitha modelet e tankeve të kësaj gjenerate, stabilizatori i topit si njëri nga komponentët e rëndësishëm të sistemit të shënimit, është përsosur në atë masë, sa qitja në lëvizje më nuk paraqet ndonjë problem. Më gjithë këtë përsosje, Lufta e Gjirit Persik praktikisht vërtetoi se tanket e perëndimorëve ishin të një kualiteti shumë më të lartë se sa ato sovjetike, të cilat ishin në përdorim të ushtrisë irakiane. Njëri ndër komponentët, i cili përcaktoi epërsinë e tankeve perëndimore ishte sistemi i drejtimit të zjarrit në tërësi, ku veç stabilizatorit të topit, përfshihen edhe pajisjet për identifikimin e objektivit për përcaktimin e largësisë dhe për llogaritjen e parametrave, nën të cilët duhet të realizohet qitja. Ky sistem si tërësi, përbëhet nga pajisje të sofistikuara elektrike, elektronike, optike, hidraulike, termike, rrezeve laser dhe rrezeve infra të kuqe. Meqë tanket e gjeneratës së tretë ende paraqesin fuqinë kryesore goditëse të forcave tokësore, një pjesë e madhe e të dhënave për këto pajisje mbahen sekrete, apo jepen si të përgjysmuara. Megjithatë, nga të dhënat e publikuara, shihet se ato i përkasin të arriturave të fundit në lëmenjtë e sipërpërmendur.
Në fushën e pajisjeve elektronike në kuadër të sistemit të shënjimit, e një rëndësie të veçantë është pajisja termike për fitimin e fotografisë. Kjo e ka bërë të mundur që tanket perëndimorë të kenë mundësinë e zhvillimit të veprimeve luftarake edhe natën. Në këtë drejtim, tanket sovjetike ishin më mbrapa, prandaj gjatë Luftës së Gjirit Persik, kjo ishte njëra ndër mangësitë më të mëdha të tankeve irakiane, të cilën perëndimorët e shfrytëzuan shumë.
Gjenerata e parë e pajisjeve termike për fitimin e fotografisë është aplikuar te tanket e gjeneratës së dytë, e cila ishte me mundësi shumë të kufizuara. Gjenerata e dytë e këtyre pajisjeve (Forward Looking Infrared FLIR), ka mundësi që të fitojë fotografi të rezolucionit të lartë në distancën nga 6-9 km. Kjo mundëson shikueshmëri nga tanket sikurse gjatë ditës.
Meqë elektronika është në përsosje të vazhdueshme dhe pajisjet e mjeteve luftarake mbahen sekrete, është vështirë të jepen vlerësime se deri në ç’masë ajo është aplikuar te tanket. Një gjë është e sigurt; pavarësisht rrethanave politike, shtetet e fuqishme ekonomikisht, të arriturat e fundit në fushën e teknikës i aplikojnë për qëllime ushtarake. Edhe tanket këtu nuk bëjnë përjashtim dhe gjatë zhvillimit të kësaj gjenerate, të gjitha angazhimet janë bërë në drejtim të pajisjes së tankut me sisteme sa më të sofistikuara, të cilat veç efikasitetit kanë edhe thjeshtësinë e përdorimit.
Tanket e gjeneratës së tretë, të cilat gjenden në përdorim të ushtrive më të fuqishme botërore janë: M1A1 Abrahams, Leopard 2, T-72, Challenger 2, Leclerc dhe Merkava Mark 3.

Fadil Kajtazi – Gilan
fadilkajtazi@hotmail.com


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Tanket e gjeneratës së tretë: T-72
   Tanqet M1 Abrams dhe Leopard 2
   Tanket e gjeneratës së tretë
   Modelet e tankeve të gjeneratës së dytë
   Tanket pas Luftës së Dytë Botërore
   Alternativat jonukleare
   Uraniumi i zbutur
   Pasojat e nukleares


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Ushtri


Shkrimi mė i lexuar mbi Ushtri:
Konflikti shqiptaro serb qė eskaloi nė luftė


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 2.5
Votues: 2


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Tanket e gjeneratës së tretë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.44 sekonda