Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Rėnia e flokėve ]

·Ndihmė pėr tė luftuar rėnien e flokėve
·Regaine - flokët mund të marrin veten

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 48 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetėrime: Palestina në këndvështrimin politik 2. PLO

Nga Polis - Saturday, 22 March 2008

 Në maj të vitit 1964, 422 personalitete kombëtare të Palestinës në takimin e organizuar në Jerusalem nën udhëheqjen e liderit Ahmed Shuqeiri dhe i përcjellë nga Liga Arabe u formua Organizata për Çlirimin e Palestinës.
Nën ombrellen e PLO u formuan edhe strukturat shtesë  të cilat ishin: Këshilli Kombëtar i Palestinës, Komiteti Ekzekutiv i PLO-së, Fondi Kombëtar si dhe Ushtira Çlirimtare e Palestinës. Në vitin 1969 filloi të mbikqyrej nga Fatah me në krye Jaser Arafatin, me që u bë më e pavarur dhe mobilizoi palestinezët me një perkrahje nderkombëtare.



Shkruan:Albinot Maloku

ORGANIZATA PËR ÇLIRIMIN E PALESTINËS ( PLO)


Nën kontrollin e z.Arafat PLO kishte në vete autoritetin e plotë meqënëse ajo ishte organizata e cila kujdesej për buxhetin dhe legjislacionin e saj.
Organ i PLO-së ishte edhe Komiteti Ekzekutiv i cili numëronte 12 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Palestinës.
Me rezolutën e nxjerrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara PLO u njoh si përfaqësuese e popullit palestinez. Rezoluta 3210 u nxorr nga OKB-ja më 14 Tetor të vitit 1974.
Me pushtimin e Palestinës qëndra e PLO-së ishte në Liban, ndersa kur filloi lufta në vitin 1982 ajo u evokua në Tunis deri në shpernguljen e saj në territoret autonome në Gaza dhe Xheriko të përcjellura me deklaraten e Principeve të 13 Shtatorit të viti 1993 dhe me Marrëveshjen e Kairos të 4 Majit të vitit 1994.
E njohur edhe si Autoriteti Palestinez, PLO është perfaqësuesi legjitim i popullit të Palestinës. 


FATAH vs. HAMAS


FATAH - Persekutimi, shtypja e represioni i lëvizjes islame, me theks të veçantë në Egjipt dhe Gaza, provokuan polemika të rrepta në mesin e rinisë muslimane palestineze rreth mënyrave dhe mjeteve më të mira të mundshme për të çliruar Palestinën. Njëra prej mënyrave që ishte më e rrahura e që mbizotëronte ishte përqendrimi dhe ruajtja e edukimit e besimit islam. Një grup militantësh vendosën të formonin një organizatë militante, që hapur do të dilte si kombëtare, por që në thelb do të ishte islame. Në këtë mënyrë levizja Fatah u themelua në Kuvajt në vitin 1957. Kjo gjë më së shumti u nxit nga pjesëtarët e “Vëllezërve Muslimanë” në Rripin e Gazës. Nismëtar i këtij hapi ishte Khalil al-Vezir, i cili u bë numri dy i lëvizjes Fatah për tridhjetë vjetë.
Që nga ai moment dhe deri më sot lëvizja Fatah filloi të kishte një orientim kombëtar dhe laik.
HAMAS – Hamasi është një lëvizje rezistence islame e cila është themeluar me 14 Dhjetor të vitit 1987 dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj në të njëjtën kohë me Intifadën.
Kjo si fillim ka qenë një degë e “Vëllëzerve Muslimanë” dhe si rrjedhim ideologjia që udhëhiqte këtë lëvizje ka qenë  ideologjia islame, e cila në të njëjtën kohë ishte edhe burimi i vetëm i misionit e vizionit të tij.  
Standardi i lëvizjes Hamas deklaronte një angazhim të plotë për një edukim të gjërë islam, çlirimin e të gjithë Palestinës, si dhe themelimin në territorin e saj të një shteti të orientuar tërësisht drejt Islamit.
Hamasi ka një popullaritet të gjerë në mesin e popullit palestinez, sidomos në mesin e studentëve dhe punëtorëve të profesionove të ndryshme.
Figura kryesore që themeloi Hamasin ka qenë një person me të meta fizike, por me mendje briliante dhe më shumë dhunti të tjera.
Për veç këtyre dy korenteve politike e shtetëformuese kemi edhe disa fronte të cilat janë pjesë e Lëvizjes Fatah e ato janë: Fronti Popullor, Fronti Demokratik, Fronti për çlirimin e arabëve si dhe Fronti për çlirimin e Palestinës. Ndërsa lëvizja Hamas dhe Xhihad janë rryma të tjera kundërshtare të Fatahut. 


POLITIKA E Z.ARAFAT DHE MARREVESHJA E VITIT 1993


Udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) z.Jaser Arafat ishte një figurë e rëndësishme politike në Palestinë. OÇP-ja nën udhëheqjen e z.Arafat në samitin e Rabatit në Tetor të vitit 1974 arriti të sigurojë njohjen nga shtetet arabe si përfaqësuesja më legjitime e popullit palestinez. Arafati dhe OÇP-ja në Nëntor të vitit 1974 arritën të shënonin edhe një sukses tjetër në politikë e kjo ishte momenti kur z.Arafat iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast organizatës së tij, OÇP-së iu dha statuti vëzhgues në OKB.
Duke ju falenderuar politikës së z.Arafat për herë të parë në vitin 1974 çështja palestineze ishte pikë e veçantë në agjenden e Kombeve të Bashkuara. Nga ky moment në OKB u nxorrën disa rezuluta e më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1975 me të cilen OKB-ja e konsideroi  “Zionizmin” si një formë “aparteidi.”
Marrëveshja e Oslos e nënshkruar në vitin 1993 hapi një faqe të re në historinë e Lindjes së Mesme. Udhëheqësi i OÇP-së z.Jaser Arafat dhe kryeministri i pestë i izraelit Yitzak Rabin nën mbikqyrjen e presidentit Bill Clinton nënshkruan për herë të parë në histori njohjen e njëri-tjetrit dhe bënë marrëveshjen e parë bilaterale.
Gjëndja e vështirë në Palestinë nuk u ndryshua edhe pas kësaj marrëveshje të arritur mes autoritetit palestinez dhe kryeministrit Rabin. Kryeministrit Rabin pas kësaj marrëveshje iu bë atentat dhe vdiq.
Marveshja në Oslo nuk u dha palestinezëve të drejten që të kthehen në shtëpitë e tyre nga të cilat u perzunë në vitin 1948. Të gjykosh me mëndje të shendoshë është e pamundshme të zgjidhet problemi i Palestinës në qoftë se nuk u lejohet refugjatëve të kthehen në vendet e tyre. Përderisa okupatori shikon në Jeruzalem dhe në tërë token palestineze si një vend të vetin dhe shikon palestinezet si “kafshë me dy këmbë”, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme.
Duke vështruar marrëveshjen, distancen kohore që nga nënshkrimi dhe arritjet mund të konkludoj se përderisa okupatori i Palestinës nuk heq dorë nga dhuna, angazhimi diplomatik nuk do të japë fryte. Tani në Lindjen e Mesme zëri i granatave, tankeve dhe projektilëve dëgjohet shumë më larg se sa zëri i diplomacisë.
Ambasadori dr.Zuhari Al-Shun gjëndjen aktuale në Palestinë e përshkruan kështu: Situata e vështirë  është sidomos në Gaza, por edhe në Bregun Perendimor. Në këto vende ndodhin vrasje, në punktet izraelite qytetaret rrihen, keqtrajtohen. E tëra bëhet vetëm për shkak të okupimit. Në Palestinë arrestohen edhe ministrat, kemi rastin e arrestimit të ministrit të arsimit. Stabiliteti është nën zero.
Z.Al-Shun thotë se, nese flasim për stabilitet në Lindjen e Mesme atëherë mund të them, se do të mund të kishim stabilitet vetëm atëherë kur nga Rripi i Gazës, Bregu Perendimor dhe Jeruzalemi Lindor do të largoheshin forcat dhe politika izraelite. Presidenti jonë Abas po mundohet të bëjë çdo gjë që është e mundur për të arritur deri tek paqja, por qeveria dhe politika izraelite nuk është e gatshme të ndermarrë ndonjë masë për të arritur deri te paqja. 

 

vazhdon...



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)
   Krahasimi i sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilan
   Fundi i Luftës se Ftohtë
   Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese ne Kohen e Globalizimi
   Recensim: Politika si Profesion nga Max Weber
   Palestina në këndvështrimin politik 3.
   Palestina në këndvështrimin politik 2. PLO
   Kosova e pavarur, në favor të stabilitet në Ballkan


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Politikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikė:
Institucionet e Bashkimit Europian


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.2
Votues: 5


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Palestina në këndvështrimin politik 2. PLO" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.54 sekonda