Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Kimi
[ Kimi ]

·Jeta ndriçon
·Drita prish ngjyrat
·Molekulat e pasqyruara

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 13 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shėndeti: Pezmatimi i veshit është i zakonshëm tek fëmijët
Data e botimit: Tuesday, 18 December 2007
Lėnda: Sėmundje
Sėmundje

Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje, dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me se si funksionon sistemi imunitar. Alergjitë nuk kanë treguar deri më sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit.

Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë të ngjitës. Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe tek ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur.



veshi
(Fig. Toverud, përpunimi Rruzull.net)

Rreth moshës tre vjeçare gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.

A mund t'i shmangesh pezmatimit të veshit ?

Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ka nja dy mënyra për të ulur rrezikun.

- Mëndja ka një efekt mbrojtës ndaj pezmatimit të veshit në foshnje

- Fëmijët nuk duhet t'u nënshtrohen mjediseve ku tuhatet.

- Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndjehet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht. Është mirë nëse fëmijët në kopsht janë shpesh jashtë, pasi që përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.

- Thitha ka treguar të japë njëfarë shtimi të rrezikut që fëmija të kapet nga pezmatimi i veshit.

Dëmtimet e dëgjimit janë ndërlikime jo të zakonshme

Pjesa më e madhe e pezmatimeve të veshëve shërohen vetë. Duhet bërë një kontroll përafërsisht tre muaj pas infektimit për të parë nëse daullja e veshit dhe veshi i mesëm janë të shëndosha. Kontrolli bëhet tek një mjek i përgjithshëm në një qendër përkujdesjeje shëndetësore.

Një pezmatim i menjëhershëm veshi i zakonshëm, i pandërlikuar, i cili është shëruar në kohën e kontrollit nuk shkakton ndonjë dëmtim veshi. Nëse pezmatimi nuk është shëruar atëherë fëmija duhet ekzaminuar më tej tek një specialist veshësh. Shpesh në këto raste fëmija ka lëng të mbetur në veshin e mesëm nga çfarë mund të ndikohet dëgjimi edhe pse shpesh është diçka e përkohshme dhe që kalon.

Dhimbje natën shenjë e zakonshme

Fëmijët e ftohur mund të zgjohen natën prej dhimbjes në vesh. Ata kanë në këtë rast shpesh edhe zjarrmi. Simptoma të tjera janë ndjenja e pasjes së një veshi të bllokuar apo përkeqësim dëgjimi. Ndonjëherë daullja e veshit plas dhe në kanalin e veshit rrjedh qelb. Zakonisht si përfundim njeriu ka dhimbje. Ka edhe pezmatim veshi pa dhimbje, dhe simptoma të hapërdara si humbje oreksi dhe një acarim i përgjithshëm mund të jenë gjithashtu shenja të një pezmatimi veshi.


Si jep shërbimi shëndetësor diagnozën e saktë?

Një pezmatim veshi i shkaktuar nga bakteret e tregon veten përmes asaj që daullja e veshit skuqet dhe trashet. Shpesh ajo mbufatet dhe ka një lëvizshmëri të përkeqësuar. Vërtet që daullja e veshit mund të skuqet edhe prej infeksioneve virale, por shpesh më pak dhe lëvizshmëria është në këtë rast zakonisht normale.

Më e zakonshmja është që mjeku heton veshin me një instrument që quhet otoskop. Otoskopit mund t'i lidhet një zorrë e vogël e hollë me balonë. Përmes saj mjeku mund të fryjë ajër ndaj daulles së veshit për të parë nëse kjo lëviz. Ndonjëherë përdoret një mikroskop veshi për të marrë një pamje më të mirë të planit të parë të daulles së veshit.


Më përpara:

  • Pezmatimi i veshit tek fëmijët
  • Kështu funksionon një vesh i shëndoshë

    Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
    Burimi: suedezja Sjukvårdsrådgivningen/Öroninflammation/Rishqyrtuar: 2004-04-27
    Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Enzimë që çarmatos kundërtrupa
       Pezmatimi i veshit është i zakonshëm tek fëmijët
       Pezmatimi i veshit tek fëmijët
       Dhembja e kyēeve mund tė jetė pasojė e shumė shkaqeve
       Infektimi nga borrelia - pėrmes kėpushave (rriqrave)
       Sėmundja e barkut - diarretė dhe tė vjellat
       Simptomat tipike të artritit reumatik
       Tė jetosh me artritin reumatik


     
    Kanė tė bėjnė..
    · Pezmatimi i veshit
    · veshit të mesëm
    · borisë së veshit
    · sistemi imunitar
    · viruset e ftohjes
    · bakter
    · ftohje
    · Mëndja
    · tuhat
    · kopsht
    · Thitha
    · daullja e veshit
    · veshi
    · dëgjimi
    · zjarrmi
    · oreks
    · infeksioneve virale
    · otoskop
    · Pezmatimi i veshit tek fëmijët
    · Kështu funksionon një vesh i shëndoshë
    · Öroninflammati
    · © Rruzull.net lexo këtu
    · simptomė
    · ilaē
    · sėmundje
    · trup
    · Kėrko tek lėnda: Sėmundje


    Shkrimi mė i lexuar mbi Sėmundje:
    Pse na dhemb koka ?


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.33
    Votues: 3


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Pezmatimi i veshit është i zakonshëm tek fëmijët" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.26 sekonda