Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Hormone ]

·Gjėndra tiroidale drejton metabolizmin nė trup
·Mbitiroidizmi (tiroidet) - simptomat
·Hipofiza - gjendra e trurit
·Hormonet - themele rinie
·Testosteroni - hormoni mashkullor

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 14 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Modelet e tankeve të gjeneratës së dytë
Data e botimit: Saturday, 15 December 2007
Lėnda: Ushtri

Tanket më të njohur dhe më të përhapur në botë të gjeneratës së dytë janë; tanku sovjetik T-54/55; tanku amerikan M-60; tanku gjerman Leopard I; tanku francez AMX-30 dhe tanku britanik Chieftain.

Tanku sovjetik T-54/55 është tanku më i përhapur i kësaj gjenerate, i cili në vitin 1956 fillon të sistemohet nëpër njësitet tankiste të ushtrisë së kuqe. Ky tank, në versione të ndryshme është prodhuar deri në fund të viteve shtatëdhjeta, derisa në disa vende të botës së tretë ende gjendet në përdorim.



T-55 (foto: schusterdiorama-35.cz)



Dallimet në mes të versioneve të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, nuk janë të mëdha dhe nuk mund të hetohen lehtë. Këto dallime konsistojnë në atë se kohë pas kohe në këtë tank janë bërë përmirësime duke i parë mangësitë dhe duke i aplikuar shpikjet e reja aty ku ishte e mundur. Në përgjithësi, te të gjitha versionet e prodhuara të këtij tanku janë ruajtur elementet bazë të modelit të parë, duke filluar prej trupit dhe kupolës që kanë mbetur të njëjta e deri te pesha dhe kalibri i topit.

T-54 është prodhuar në katër versione: T-54K; T-54AD; janë prodhuar si tanke të kuadrit komandues dhe kanë pasur në brendi pajisje të ndërlidhjes. Versioni T-54B dhe OT-54 janë prodhuar si versione luftarake, të cilat nga modeli bazë kanë dalluar për faktin se te i pari është montuar reflektori i tipit OU-3 me rreze aktive infra të kuqe, i cili ka mundësuar që së bashku me periskopin e tipit MK-4 të bëj vrojtime edhe në kushtet e natës deri në distancën 800 m. Versioni OT-54, është i fundit nga kjo seri, i cili dallon për faktin se te ky model është bërë montimi i sistemit automatik për fikjen e zjarrit dhe janë ndërruar dy mitralozët me modelin e ri të mitralozit të kalibrit 7, 62.

Seria e versionit T-55 ka ndryshuar për faktin se në brendësi është bërë zgjerimi i hapësirës, si dhe është pajisur me sistem për lëvizje në zonat e kontaminuara nga helmet kimike dhe nga rrezatimi radioaktiv. Përpjekjet për perfeksionimin e sistemit të filtrimit të ajrit vazhduan edhe më tutje dhe kështu në kuadër të kësaj konstruktohet sistemi i ri i filtrimit PAZ/FVU, ku ekzemplarët e dala me këtë sistem emërohen si T-55A. Në vitin 1970, nga prodhimi fillon të dal seria e re T-55M70, e cila dallon për faktin se në vend të mitralozit të vendosur në pjesën e jashtme të kupolës që ishte në kalibrin 7, 62, vendoset mitralozi DSHK i kalibrit 12,7 mm. Versioni tjetër i këtij tanku T-55M74 del nga prodhimi në vitin 1974, që për dallim nga versioni paraardhës pajiset me largmatësin lasertë tipit KTD-2

Versionet: T-55K, OT-55, T-55MV, T-55AMV, T-55AM1, T-55AM2 dhe T-55AM2PB, ishin versione që janë përmirësuar në vazhdimësi, ku me theks të veçantë ishin pajisjet optike, sistemi i matjes së largësisë, shënjimit, identifikimit dhe llogaritjes. Vlen të theksohet se së pari te versioni T-55MV është aplikuar blinda reaktive, ndërsa në versionin e fundit T-55AM2PB vendoset elektronika më e përsosur e kohës në përbërje të së cilës është edhe kompjuteri balistik.

Karakteristikat e përgjithshme të tankut T-54/55 janë: peshon 32, 1 ton, ka gjatësi 9, 18 m., gjerësi 3, 27 m. dhe lartësi 2, 29 m. ndërsa zhvillon shpejtësi prej 50 km/h. dhe ka aftësi operuese me një rezervar deri 350 km. Topi është i kalibrit 100 mm. dhe me trashësi mesatare të blindës prej 210 mm. Ekuipazhi përbëhet nga katër persona.

Në Bashkimin Sovjetik në vitin 1963 filluan të dalin nga prodhimi ekzemplarët e tankut T-62, i cili s’është gjë tjetër veçse version i T-55, të cilit vetëm i është rritur kalibri i topit në 115 mm. dhe pesha për dy ton. Edhe në Kinë në fund të viteve pesëdhjeta, mbi bazë të modelit T-55 fillon të prodhohet modeli T-59, i cili në vazhdim është prodhuar në tetë versione, ndërsa i fundit është versioni T-80. Në përgjithësi ky tank i ka ruajtur karakteristikat e përgjithshme përpos që kinezët në serinë e dytë të emëruar T-59II e rrisin kalibrin e topit në 105 mm. ndërsa seria e tretë T-62 ka kalibër të topit 85mm. Modernizimi i tankut kinez bëhet në serinë e pestë, ku vendoset topi me stabilizator të kalibrit 100 mm. Veç kësaj, ky version pajiset me sistem për vëzhgim me rreze infra të kuqe, me sistemin laser për matjen e largësisë dhe me filtër kundër helmeve kimike dhe radioaktivitetit.

Nga blloku socialist përveç Kinës, edhe rumunët e prodhuan modelin e tyre të tankut të bazuar sipas modelit sovjetik T-55. Modeli rumun është prodhuar në dy versione dhe ata si TR-77 dhe TR-85.

Vendet anëtare të paktit NATO-s, nuk kishin tank të një modeli siç ishte rasti me vendet socialiste. Shtetet kryesore anëtare të NATO-s, në kuadër të forcave tokësore të tyre kishin tanke të prodhuara në vendet e tyre. Shikuar për nga kualiteti, tanket perëndimor të kësaj gjenerate janë të përafërta me tanket e prodhuara në Lindje.

figurė
M-60 (foto: portierramaryaire.com)
Në gjeneratën e dytë të tankeve në ShBA dominon tanku M-60, i cili është futur në kuadër të ushtrisë amerikane në vitin 1962 dhe është prodhuar nga firma “Detroit Tank Arsenal” (DTA) që ndodhet 200 km. në veri të Michigan. Ky tank në vitet gjashtëdhjeta është prodhuar në versionet M-60A1. Në vitin 1971 filloi prodhimi i versionit M-60A2 dhe në vitin 1979 versioni M-60A3. Prodhimi i tij ka përfunduar në vitin 1980, ku gradualisht është tërhequr nga përdorimi i ushtrisë amerikane pa marrë pjesë në ndonjë luftë. Me një sasi të konsideruar të tyre, SHBA në vitet gjashtëdhjeta furnizoi Izraelin, në vitin 1993 Turqinë, ndërsa në vitin 1997 ushtrinë e myslimanëve të Bosnjës.
Karakteristikat e përgjithshme të këtij tanku janë; peshon 49 ton, ka gjatësi 9, 30 m. gjerësi 3, 63 m. dhe lartësi 3, 25 m. Zhvillon shpejtësi prej 48 km/h. dhe ka aftësi operuese me një rezervar deri në 500 km. Nga aspekti i armatimit, përbëhet nga një top i kalibrit 105 mm. një mitraloz të kalibrit 12, 7 dhe një të kalibrit 7, 62. Trashësia mesatare e blindës është 114 mm. ndërsa ekuipazhi përbëhet nga katër persona.

figurė
AMX-30 (foto: armedforces.50megs.com)
Francezët në kuadër të ushtrisë së tyre në vitin 1967 futën tankun AMX-30. Fillimi i konstruktimit të këtij tanku, është bërë në fillim të viteve pesëdhjeta nga Byroja konstruktuese »D’Issy-les-Moulineaux«. Prototipat e para të këtij modeli ishin gati në vitin 1960, ku pas testimeve Qeveria franceze e miratoi vendimin për lejimin e prodhimit për nevojat e ushtrisë. Prodhimi serial filloi në vitin 1966 në kompaninë »Ateleiers de Construction d’lssy-les Moulineaux«.

Versioni i parë i këtij tanku është prodhuar në fund të viteve ’70-ta. Prej armatimit, ky tank ka pasur topin e tipit MleF-1 të kalibrit 105 mm. i cili i ka shfrytëzuar gjashtë lloje të municionit, ku ndër më të efektshmit ishte fisheku me predhë me mbushje komulative i tipit OCC-105 F-1, i cili ka mundur të shpojë pllakën e çelikut homogjen deri në 400 mm. në distancën prej 3.000 m. Përveç topit kryesor, në anën e majtë është i vendosur edhe një top automatik i kalibrit 20 mm. dhe në pjesën e sipërme të kupolës një mitraloz i kalibrit 7, 62 mm. Në kuadër të sistemit të vëzhgimit dhe shënjimit është e pajisur aparatura e shënjimit dhe identifikimit me infra të kuqe dhe largmatës laser. Gjithashtu në kuadër të pajisjeve të përgjithshme ishin të inkorporuar edhe sistemet e mbrojtjes nga helmet kimike dhe sistemi automatik i mbrojtjes nga zjarri.

Varianti i modernizuar AMX-30B2 i prodhuar në vitin 1981 dallonte nga modeli bazë për faktin e modernizimit në sistemin e shënjimit, ndërsa variantit AMX-30 Brenus i është vendosur blinda reaktive.

Karakteristikat e përgjithshme tekniko-taktike të këtij tanku janë; peshon 34 t. gjatësia 9, 48 m. gjerësia 3, 1 m. lartësia 2, 59 m. distanca e veprimit 500-600 km. shpejtësia maksimale 65 km/h dhe ekuipazhi i përbërë nga 4 persona.

Veç francezëve, të cilët ende e posedojnë në kuadër të ushtrisë së tyre, me këtë tank ishte e pajisur edhe ushtria e Arabisë Saudite, ndërsa sipas licencës është prodhuar edhe në Spanjë.

Leopard-1 (foto: etamiya.com)

Karakteristika të përafërta ka edhe tanku Leopard I me top të kalibrit 105 mm. i cili është futur në përdorim të ushtrisë së Gjermanisë Perëndimore në vitin 1968. Këtë tank përpos Gjermanisë në përdorim e ka edhe Turqia. Karakteristikat e përgjithshme të këtij tanku janë; peshon 42, 4 ton. ka gjatësi 9, 54 m. gjerësi 3, 25 m. dhe lartësi 2, 62 m. Zhvillon shpejtësi prej 65 km/h dhe ka aftësi operuese me një rezervar deri 600 km. Nga armatimi veç topit, i ka edhe dy mitraloz të kalibrit 7, 62. Trashësia mesatare e blindës është 70 mm. ndërsa ekuipazhi përbëhet nga katër persona.

Tanku britanik Chieftain, përgjithësisht dallon nga tanku gjerman dhe ai francez vetëm për kalibrin e topit 120 mm. i cili ka ndikuar edhe në rritjen e peshës së përgjithshme në 55 t. Po ashtu, edhe ky tank ende është në përdorim të ushtrisë britanike.

Lufta arabo-izraelite e vitit 1973, është njëra nga luftërat që është zhvilluar në fazën kur tanket e gjeneratës së dytë ishin forcat kryesore goditëse të ushtrive moderne. Terreni ku janë zhvilluar luftimet e favorizonte përdorimin e tankeve dhe palët ndërluftuese ato i përdorën pa kursyer. Hapësira frontale në frontin egjipto-izraelit në Sinaj ishte 160 km. ndërsa në Golan në pjesën siriano-izraelite 50 km. Në këtë hapësirë, palët ndërluftuese kishin angazhuar rreth 5.000 tanke. Shtetet arabe në përdorim kishin tankun sovjetik T-55, si dhe një sasi të vogël të T-62. Pala izraelite në përdorim kishte tankun amerikan M-60. Për ashpërsinë e luftimeve dëshmon e dhëna se të gjitha palët kanë humbur rreth 2.500 tanke.

Kjo luftë nuk solli ndonjë risi në taktikën e luftimit me tanke. Lufta me tanke është zhvilluar nga distanca 1.800 deri në distancën 2.500 m. Në të shumtën e rasteve, mësymjet ishin direkte, ndërsa mbrojtja bëhej nga tanket e pozicionuar në istikamet e rërës. Gjatë gjithë kohës sa kanë zgjatur operacionet luftarake, ka munguar taktika dinamike e luftimit tank me tank. Gjatë kësaj lufte, praktikisht u vërtetua se përkundër përsosjes së tankeve të kësaj gjenerate, mjetet kundërblinduese ishin më të avancuara.



Më përpara: Tanket pas Luftës së Dytë Botërore

Fadil Kajtazi – Gilan

fadilkajtazi@hotmail.com



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Tanket e gjeneratës së tretë: T-72
   Tanqet M1 Abrams dhe Leopard 2
   Tanket e gjeneratës së tretë
   Modelet e tankeve të gjeneratës së dytë
   Tanket pas Luftës së Dytë Botërore
   Alternativat jonukleare
   Uraniumi i zbutur
   Pasojat e nukleares


 
Kanė tė bėjnė..
· Tanket pas Luftës së Dytë Botërore
· Kėrko tek lėnda: Ushtri


Shkrimi mė i lexuar mbi Ushtri:
Konflikti shqiptaro serb qė eskaloi nė luftė


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.66
Votues: 3


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Modelet e tankeve të gjeneratës së dytë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.49 sekonda