Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Shqipja ]

·Emërtimi i shqiptarëve ndër shekuj
·Alfabetet e para Shqipe
·Nilo Catalano dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës
·Dokumenti i parë në shqip apo një bllof i madh?
·\'\'Dokumente të vjetra në shqip\'\'
·Mbi \'\'Teodor Shkodranin\'\' dhe falset historike
·\'\'Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210\'\&#
·95-vjetori i Kongresit tė Alfabetit nė Manastir

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 47 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Dielli - burim i tërë jetës
Data e botimit: Monday, 27 August 2007
Lėnda: Sistemi Diellor
Dielli është një rruzull i gaztë prushërues me temperatura të jashtëzakonshme. Ai është një reaktor i madh bërthamor: Në brendësi të tij përftohet energji përmes shkrirjes së hidrogjenit në helium në temperatura rreth 15 milionë gradëve.

Dielli është një prej yjeve të shumtë të galaktikës sonë dhe nuk është aspak i veçantë: Por për ne është trupi qiellor më i rëndësishëm.

"Dielli mban gjallë tërë jetën në Tokë, ai na ndriçon, ngroh tokën, detin, atmosferën, nget klimën, na sjell thatësira dhe epoka akullnajash, shtyn erën, e cila fryn nëpër Tokë dhe vendos mbi motin. Stuhitë e tij trazojnë lidhjet përmes radios, shkaktojnë shkarkesa elektrike dhe bile shënjojnë rrathët e pemëve me radioaktivitet", shkruan Herbert Friedmann në librin e tij mbi diellin.


DIELLI
Dielli parë nga sonda kozmike SOHO (fig. Planet Wissen)
Edhe grekët e lashtë e dinin që atëherë rëndësinë e diellit. Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriçon krejt botën pothuajse të pafundmë. Përmes plotnisë së fuqisë së tij ai i hukat Tokës jetë..." Por ndonëse ia njihnin atij domethënien e jashtëzakonshme për botën, filozofët grekë e mbanin Diellin të ishte, si pasqyrim i përpiktë i asaj që shihnin, një trup i vogël. Për një kohë të gjatë Dielli mbahej të ishte më i vogël se Toka. Toka qëndronte në qendër të botës, e rrethuar nga trupa në qiell, që quheshin planetë. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte përpjekur, të formulonte lëvizjen e planetëve në një teori të ndërlikuar. Kështu kishte shtatë planetë - Dielli dhe Hëna numëroheshin gjithashtu si të tillë - të cilët silleshin rreth Tokës. Toka "qëndronte e palëvizur" dhe Dielli endej gjatë një viti përqark kubesë së yjeve të palëvizshëm. Të gjithë yjet e palëvizshëm duken si të mbërthyer pikërisht në këtë kube, e cila një herë në ditë sillej rreth e qark Tokës. Ptolemeu zhvilloi një teori akoma më të ndërlikuar "Teorinë e Epiciklit", sipas të cilës planetët endeshin sipas qarqesh dhe epiciklash pothuajse të përpikta...
Ky lloj përfytyrimi i Botës njihet si Sistemi Dheqendror (Gjeocentrik). Ai është mbajtur si i vërtetë deri në shekullin e 16-të, pra deri në kohën e Nikolaus Kopernikus (shqip. Nikollë Kopernikut).

Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atë në mes. Ai hodhi dyshime mbi botëkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit të tij ishte Toka ajo që rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundërta. Një teori e guximshme të cilën e bëri të ditur më 1543.
Që kjo qëndronte me të vërtetë mund ta vërtetonte pak kohë më vonë Johannes Kepler (1571-1630): në bazë të vëzhgimeve që i kishte bërë Marsit ai provoi që planetët lëviznin përgjatë shtigjesh eliptike rreth Diellit.
Një ligj tjetër i Keplerit thotë se lëvizja shtegore e Tokës rreth Diellit nuk është e pandryshueshme. Ajo është më e shpejtë kur largësia midis Diellit dhe Tokës është më e vogël. Dhe ajo bëhet më e ngadalshme kur kjo largësi zmadhohet.
Kjo ndikon mbi stinët: Ato nuk janë njësoj të gjata. Në fillim të Janarit largësia midis Tokës dhe Diellit është më e vogla, në Korrik Toka është më së largëti Diellit. Kështu koha midis vjeshtës dhe fillimit të pranverës është prej 179 ditësh dhe koha prej pranverës deri në fillim të vjeshtës prej 186 ditësh. Kështu vera është shtatë ditë më e gjatë se dimri.

Udha Qumështore.
Ilust.
NASA/JPL-Caltech/R. Hurt (SSC/Caltech)
Pra ishte një rrugë e gjatë derisa njerëzimit iu bë e qartë se Toka nuk ishte në qendër të Botës, bile as Dielli. Dielli është qendra e Sistemit Tonë Diellor, që prapëseprapë është vetëm një ndër shumë sistemet e galaktikës tonë, Udhës Qumështore. Ndërsa Udha Qumështore nga ana e saj është vetëm një galaktikë ndër shumë të tilla në largësitë e pafundme të Gjithësisë.
Përbrenda galaktikës sonë ka përafërsisht 100 miliardë yje, e cila ka një formë të sheshtë të ngjashme me një disk. Struktura e Udhës Qumështore është formë spiraleje, masa përqendrohet në qendër dhe e gjithë qendra rrotullohet. Kjo do të thotë se vetë galaktika sillet rrotull. Edhe sistemi ynë diellor, që ndodhet larg nga qendra e galaktikës sonë, i bie përqark kësaj qendre. Për këtë merr ca kohë... Një qark të plotë rreth qendrës së udhës Qumështore Dielli ynë e kryen për plot 240 milionë vjet.

Dielli ynë nuk është as më i shndritshëm se diejt e tjerë ndërsa madhësia e tij aspak e pazakonshme. Fuqia ndriçuese e yllit më të shndritshëm është 10 000 herë më e madhe se e diellit tonë, kurse e atij më të zbehtit është 10 000 më pak. Kështu dielli ynë është mesatar. Po ashtu edhe për sa i përket temperaturës së sipërfaqes së Diellit. Yjet më të nxehtë kanë një temperaturë prej afërsisht 30 000 Kelvin, ndërsa më të ftohtit prej 3 000K. Në sipërfaqen e diellit tonë mbizotërojnë temperatura prej rreth 6 000 K (rreth 5 500 gradë). Diametri i diellit tonë është gjithashtu mesatar. Ka yje gjigandë që kanë një rreze 500 herë më të madhe, dhe të veckël me një rreze 100 herë më të vogël se të diellit tonë.

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja Planet Wissen / SONNE/23.04.2007
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Era diellore tepër e dobët hë për hë
   Dielli - burim i tërë jetës
   Në zbulim të Titanit, hënës Saturnit
   Mision i ri për në planetin Mërkur
   Një planet i dhjetë në sistemin tonë diellor?
   Prani e mundshme e jetės nė njėrėn prej hėnave tė Jupiterit


 
Kanė tė bėjnė..
· hidrogjen
· helium
· yje
· galaktikës sonë
· Tokë
· det
· atmosferë
· klimën
· thatësira
· epoka akullnajash
· erë
· mot
· shkarkesa elektrike
· pemë
· grek
· botën
· hukat
· jetë
· filozofët grekë
· qiell
· planet
· Ptolemeu
· Hëna
· vit
· epicikla
· Nikolaus Kopernikus
· Johannes Kepler
· stinë
· Janarit
· vera
· dimri
· njerëzim
· Sistemit Tonë Diellor
· sistemet e galaktikës tonë
· galaktikë
· Gjithësi
· SONNE
· © Rruzull.net lexo këtu
· Kėrko tek lėnda: Sistemi Diellor


Shkrimi mė i lexuar mbi Sistemi Diellor:
Prani e mundshme e jetės nė njėrėn prej hėnave tė Jupiterit


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.41
Votues: 17


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Dielli - burim i tërë jetës" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.77 sekonda