Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Evolucioni biologjik
[ Evolucioni biologjik ]

·Edhe peshqit prehistorikë kishin gishta
·Duke zgjidhur paradoksin më të madh të evolucionit
·Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
·Formimi i jetës: Nga uji në tokë
·Formimi i jetės: Gjuetari i parė
·Formimi i jetës: I pari që lëvizi
·Formimi i jetës: Kafsha e parë
·Krijimizmi
·Dëshmi mbi evolucionin

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 36 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Ēėshtje shqiptare: Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
Data e botimit: Monday, 20 August 2007
Lėnda: Historia e Shqipėrisė
Historia e ShqipėrisėNë kuadër të formacioneve luftarake të UÇK-së, të pranishme ishin edhe pushkët e pajisura me shënjestra optike për gjuajtje precize në distanca të largëta, të cilat në terminologjinë ushtarake quhen pushkë snajperiste. Këto pushkë ndahen në dy grupe. Dallimin midis grupeve e karakterizon kalibri dhe kështu në grupin e parë bëjnë pjesë pushkët snajperiste të lehta, të cilat zakonisht shfrytëzojnë municion standard të pushkëve luftarake. Në grupin e dytë bëjnë pjesë pushkët e rënda snajperiste, të cilat shfrytëzojnë municion të kalibrit të rëndë.


Pushka snajperiste Mosin-Nagan M-1891/30
Eksponat i Muzeut të Kosovës – Pushka snajperiste Mosin-Nagan M-1891/30 e përdorur nga snajperistat e UÇK-së

Është karakteristik fakti se përkundër vështirësive të furnizimit me këto armë, UÇK i posedonte ato si për nga lloji, ashtu edhe për nga cilësia. Modeli më i vjetër i pushkës snajperiste i përdorur nga ushtarët e UÇK-së është ai sovjetik, i cili është version i modifikuar i pushkës luftarake Mosin-Nagan M-1891/30 në kalibrin 7,62 X 54, të cilën ushtria e kuqe e ka futur në përdorim në vitin 1931 dhe e ka mbajtur deri në vitet gjashtëdhjeta. Me këtë model të pushkës snajperiste qe armatosur edhe ushtria shqiptare, ku një sasi e tyre pas trazirave të vitit 1997, kaloi në duart e popullatës, e cila si gjithë armatimin tjetër edhe këto ia shiti UÇK-së.


M-76
M-76, e përdorur nga snajperistët e UÇK-së


Pushka tjetër snajperiste e përdorur nga ushtarët e UÇK-së, por edhe nga forcat serbe është M-76 e kalibrit 7, 9 X 57 mm. e prodhimit jugosllav. Kjo është pushkë gjysmëautomatike, e cila është prodhuar mbi bazë të pushkës snajperiste sovjetike Dragunov e kalibrit 7, 62 X 54R mm. Pushka Dragunov, apo sipas emërtimit zyrtar SVD është pushkë snajperiste e precizitetit të lartë, të cilën sovjetët e futën në përdorim të ushtrisë së tyre në vitin 1963. Modifikimi i firmës jugosllave »Crvena Zastava« nga Kragujevci konsiston vetëm në ndryshimin e kalibrit në 7, 9 mm., si dhe vendosjen e dy llojeve të shënjestrave optike. Shënjestra standarde për gjuajtjen e caqeve ditën ON-3, e cila mundëson gjuajtje deri në distancën 1.200 m. dhe që gjithashtu është kopje e shënjestrës sovjetike PSO-1 dhe shënjestra pasive ONN-5 X 80 për gjuajtjen e caqeve gjatë natës deri në distancën 500 m. Sistemi i ndezjes në mënyrë gjysmëautomatike, te kjo pushkë funksionon në bazë të huazimit të gazrave nga tyta, ndërsa mbushja bëhet me karikator me kapacitet prej dhjetë fishekësh.

Prej pushkëve të lehta snajperiste të prodhimit perëndimor, snajperistët e formacioneve luftarake të UÇK-së kanë përdorur pushkën e prodhimit zviceran SIG SSG-3000 të kalibrit 7,62 X 51 NATO. Sistemi i ndezjes së kësaj pushke është përmes shulit (mauzer), ndërsa mbushja bëhet nga ana e poshtme përmes karikatorit me kapacitet prej pesë fishekësh. Kjo pushkë është në përdorim të ushtrisë zvicerane dhe llogaritet në kategorinë e pushkëve me precizitet të lartë në largësi deri në 830 mm.

Rëndësi të veçantë në kuadër të armatimit të UÇK-së kanë paraqitur edhe pushkët e rënda snajperiste, të cilat janë të destinuara për gjuajtje precize të caqeve deri në distancë prej 1.500 m. Këto pushkë zakonisht shfrytëzojnë fishekun e kalibrit 12, 7 X 99 mm. dhe dallimi mes tyre konsiston në atë se disa tipe janë përsëritëse, ndërsa ka edhe prej atyre që janë gjysmëautomatike. Këto pushkë kanë hyrë në përdorim të ushtrive në vitet shtatëdhjeta dhe së pari janë përdorur nga ushtria amerikane. Modelet më cilësore të këtyre pushkëve i prodhojnë amerikanët, ku ndër modelet më të njohura janë: RAI M-500, Baret M-82A1, dhe R-55. Të gjitha këto pushkë janë të kalibrit 12, 7 X 99. dhe përveç modelit të parë që ka sistemin mauzer të ndezjes dhe merr vetëm një fishek, dy modelet e tjera janë gjysmëautomatike dhe funksionojnë në bazë të sistemit të dridhjes së shkurtër të tytës dhe shulit, ndërsa mbushja bëhet me karikator. Njëri nga modelet më të përdorura nga UÇK është ai R-55, ku një ekzemplar i tillë ruhet në Muzeun e Historik të Kosovës.


Pushkëmitralozat dhe mitralozat

m-56 
Nga pushkëmitralozat më praktik dhe që u përdorën në masë nga UÇK është M-56 i kalibrit 7, 62 X 54R i prodhimit kinez, me të cilin është e pajisur ushtria shqiptare. Ky pushkëmitraloz është i punuar mbi bazë të modelit sovjetik RDP (Rushinoi-Degtjarjev- Pulemjot). Në mënyrë automatike punon mbi bazë të huazimit të gazrave të barutit nga tyta dhe mbushet me shirit metalik me kapacitet prej 50 fishekësh. Shpejtësia praktike e qitjes me të është 100 fishekë në minutë, ndërsa ajo teorike prej 700 fishekësh në minutë.


DP 7.62 x 54
DP 7.62 x 54

Modeli tjetër i pushkëmitralozit që është përdorur nga UÇK është ai sovjetik i markës DP (Degtjarjev-Pakhontnji) i kalibrit 7, 62 X 54 i prodhuar në vitin 1926. Ushtria shqiptare me këtë pushkëmitraloz është furnizuar në vitet pesëdhjeta nga ish-Bashkimi Sovjetik. Ky pushkëmitraloz, në mënyrë automatike punon mbi bazë të huazimit të gazrave të barutit nga tyta dhe mbushet me municion përmes karikatorit rrethor, i cili vendoset në pjesën e sipërme të tij.

Përpos këtyre, UÇK ishte e armatosur edhe me modelet e pushkëmitralozëve jugosllavë M-53, M-72B1, M-72AB1 dhe M-84. Një pjesë e këtyre pushkëmitralozëve janë konfiskuar nga pjesëtarët e UÇK-së pas aksioneve kundër forcave serbe, kurse një pjesë e vogël e tyre është blerë. Duke e përjashtuar modelin M-53, që është kopje e modelit gjerman MG-42, modeli M-72 është konstruktuar mbi bazë të pushkës automatike AK-47, që në fakt ndryshon vetëm për shkak të tytës më të zgjatur dhe këmbëve që i ka të vendosura për mbështetje. Gjatësia standarde e tytës së pushkës automatike M-70 është 415 mm. me katër vjaska, ndërsa te pushkëmitralozi M-72 është e

m-53 

zgjatur në 540 mm. e cila po ashtu ka katër vjaska. Dallimet midis versioneve M72B1 dhe M72AB1, konsistojnë në atë se i pari ka qytë të drunjtë, ndërsa i dyti ka qytë metalike, e cila gjatë bartjes mbyllet dhe e shkurton gjatësinë e përgjithshme të armës. Pushkëmitralozi M-84 është modifikim shumë i avancuar i modelit sovjetik PKM me futjen në përdorim të së cilit ushtria jugosllave ka zëvendësuar modelin e vjetër M-53. Është në kalibrin 7, 62 X 54 dhe mbushet me shirit metalik dhe ka shpejtësi teorike të qitjes prej 700 fishekësh në minutë. Ky model në mënyrë automatike punon mbi bazë të huazimit të barutit nga tyta.

Edhe mitralozat e përdorur nga UÇK ishin modele me të cilat është pajisur ushtria shqiptare dhe që janë kryesisht prodhim i ish-Bashkimit Sovjetik apo kinez, por i prodhuar mbi bazë të atyre të prodhimit sovjetik.

Ndër mitralozat më të përdorur janë: DSHK-38 Degtjarjev i kalibrit 12, 7 X 99 mm, DSHK M-54  Degtjarjev (prodhim kinez) i kalibrit 12, 7 X 99 mm, SGM Gurinov i kalibrit 7, 7 mm. dhe NSV i kalibrit 12, 7 X 108 mm. Për shkak të epërsisë së madhe në armatim të ushtrisë jugosllave, forcat tona ishin të detyruara të luftonin në formacione të vogla taktike. Pesha e madhe e këtyre mitralozave paraqiste vështirësi për manovrim me ta në kushtet e një lufte çfarë ishte imponuar. Kështu edhe përdorimi i tyre ishte i kufizuar dhe ata janë përdorur me efektivitet në ato zona ku ishte e mundur të organizohet vijë stabile e mbrojtjes frontale.


Armët kundërblinduese


Ambrust M-85
Ambrust M-85
Nga armatimi i lehtë kundërblindues, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shfrytëzuar në mënyrë masive minahedhësin RPG M-7 të kalibrit 40 mm, prodhim i ish-Bashkimit Sovjetik, me të cilin ishte i pajisur ushtria shqiptare. Armatimi tjetër kundërblindues në sasi ishte më i vogël dhe është i përbërë nga minahedhësi Ambrust M-85 i kalibrit 83 mm. Ky minahedhës është prodhuar në vitin 1970 në firmën »Messerchmitt Bolkov-Bohm« të Gjermanisë Perëndimore, dhe është i konstruktuar vetëm për një përdorim. Pas vitit 1988 prodhimi është bartur në Singapor. Në vitin 1996 me këtë armë u furnizua ushtria shqiptare, përmes së cilës kjo armë arriti edhe në duart e UÇK. Armë tjetër kundërblinduese e përdorur nga UÇK është edhe minahedhësi M-57 i prodhimit jugosllav i konstruktuar mbi bazë të RPG M-7, si dhe raketahedhësi M-79 Osa i kalibrit 90 mm. gjithashtu prodhim jugosllav. Nga ky armatim, efektivitet mesatar në luftë kundër mjeteve të blinduara serbe ka vetëm Ambrust M-85 dhe M-79 Osa, mirëpo, edhe efekti i tyre është i kufizuar pasi që ato kanë mundur të përdoren vetëm kundër transportuesve të blinduar dhe tankeve T-55, ndërsa kundër tankut M-84, i cili edhe nuk është përdorur me shumicë në Kosovë, nuk kanë efektivitet për ndaljen e tij. Ambrust ka efekt shpues në blindë prej çelikut homogjen deri në 300 mm. në distancën deri në 300 m. ndërsa raketa e Osës ka një depërtueshmëri në blindën nga çeliku homogjen deri në 400 mm. në distancën 350 m. Përkundër aftësisë shpuese, distanca e efektivitetit të tyre është shumë e vogël, karshi armëve të mjeteve të blinduara serbe dhe për këtë njësitet tona luftarake kanë pasur vështirësi që t’i ndalin mjetet e blinduara serbe, edhe kur i kanë poseduar këto armë. Efektivitet i plotë me këto armë është arritur vetëm kur ushtarët tanë i kanë goditur nga afërsia dhe në mënyrë të befasishme mjetet e blinduara serbe.


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
   Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
   Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
   Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
   Shqiptarët dhe historia
   Përmendjet e hershme të arbërve
   Origjina e shqiptarëve
   Arbëria e kohës së Skënderbeut


 
Kanė tė bėjnė..
· Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
· Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
· Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
· Kėrko tek lėnda: Historia e Shqipėrisė


Shkrimi mė i lexuar mbi Historia e Shqipėrisė:
Portret origjinal i Gjergj Kastriotit


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.5
Votues: 2


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së (Nota: 1)
nga clifford8kk - Wednesday, 11 June 2008
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
h nge titten kostenlose bilder [quepasainla.com] forum prostituierte munchen [www.jonedwards.net] hast du gesehen wie der kopf von der kleinen schlampe zerplatzt ist [gkmsoft.com] titten von hausfrauen [www.toolscript.com] private gratis fick [xcorporation.h17.ru] geschichten fick mutter tochter [www.earshot-music.de] power lesbe [www.thejurassicdrift.com] site schwarze titten00 sexcom schwarze titten [www.elejie.org]
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.15 sekonda