Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Kafshė ]

·Lloje kafshësh të rrezikuara për t\'u zhdukur
·Macja, kafshė shtėpiake qė prej neolitit
·Sa të zgjuar janë delfinët ?
·Pëllëmba që ngjisin pas sipërfaqeve.

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 31 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë
Data e botimit: Monday, 28 May 2007
Lėnda: Gjithėsia
Astronomët kanë gjetur një planet më të ngjashëm deri më sot me Tokën jashtë Sistemit Tonë Diellor, një botë që mund të ketë ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe që duket të ketë të gjitha elementët përbërës për të pasur jetë.

Ky planet është më i vogli i gjetur ndonjëherë dhe i bie rrotull yllit të zbehtë Gliese 581, i cili është 20.5 vjet-drite prej këtej në yllësinë Peshorja. Planeti të cilit i është dhënë emërtimi Gliese 581 c kryen një qark të plotë rreth diellit të tij për 13 ditë.


Në të vërtetë është 14 herë më afër diellit të tij se Toka diellit tonë. Sidoqoftë duke pasur parasysh se dielli i tij është më i vogël dhe më i ftohtë se dielli ynë - kështu edhe më pak i shndritshëm - prapëseprapë gjendet në "zonën e banueshme", rajoni përreth një ylli ky uji mund të jetë në gjendje të lëngshme.

Shkencëtarët bënë këtë zbulim në mënyrë jo të drejtpërdrejtë duke matur ndryshimet më të imta në shpejtësinë e një ylli ndërsa mbi të ushtrohet tërheqje nga një planet aty pranë. Për këtë është përdorur teleskopi 3,6m i ESO-s në Kili.
Ata thonë se temperaturat miqësore prej 0 deri 40 gradësh Celsius në atë planet do të thonë se uji atje do të ishte në formë të lëngshme, dhe kjo rrit gjasat që atje të gjejë strehë edhe vetë jeta.

"Rrezja e planetit duhet të jetë 1,5 herë sa ajo e Tokës, dhe modelet parashikojnë se ky planet ose do të jetë shkëmbor - si Toka jonë - ose i mbuluar nga oqeane," shpjegon Stephane Udry i Geneva Observatory, autori kryesor i dokumentit shkencor që raportonte mbi rezultatet.

Xavier Delfosse, një anëtar i grupit prej Grenoble University (Universitetit Grenobëll) thotë se uji i rrjedhshëm është vendimtar për jetën, ashtu si e njohim ne. Ai beson se ky planet mund të bëhet një shënjestër tepër e rëndësishme për misionet e ardhshme hapësinore të përkushtuara kërkimit të jetës jashtë-tokësore. Këto lloj misionesh mund të vendosin në kozmos teleskopë që mund të kapin "sinjatura" drite zbuluese që mund të lidheshin me procese biologjike.

Vëzhgimet mund të kërkonin të pikasnin gjurmët e gazeve atmosferike si metani, bile edhe shenjim të klorofilit, pigmenti i bimëve të Tokës që luan një rol vendimtar në fotosintezë. Të gjitha këto për t'i dhënë përgjigje një pyetje rrënjësore: A ka jetë diku tjetër ?

Sistemi Gliese 581 ka shfaqur deri tani tre planetë; mbi-Tokën e re, një planet tjetër me masë 15 herë sa të Tokës (Gliese 581 b) që i vjen rrotull akoma më pranë yllit burimor, dhe një planet me masë tetë herë sa të Tokës që gjendet më larg.

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: anglezja BBC / New 'super-Earth' found in space/rishqyrtuar 25.04.2006
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Zbulohet galaktika më e errët në Gjithësi
   Gjithësia në shifra
   Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë
   Boshti kohor i Gjithësisë
   Çfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësis&
   Teleskopi Hubble (Habėll)
   Materia e errėt nė Gjithėsi
   Suksese dhe plane tė ESA's pėr hapėsirėn kozmike


 
Kanė tė bėjnė..
· Peshorja
· zonën e banueshme
· teleskopi 3,6m
· ESO
· Kili
· Tokë
· uji
· jetë
· procese biologjike
· metan
· klorofil
· bimë
· fotosintezë
· New 'super-Earth' found in space
· © Rruzull.net lexo këtu
· Gjithėsia
· Einstein
· Teoria e Relativitetit
· kozmos
· planet
· galaksi
· Bumi i Madh
· yll
· materie
· forca e tėrheqjes
· Toka
· Kėrko tek lėnda: Gjithėsia


Shkrimi mė i lexuar mbi Gjithėsia:
Çfarë kishte vallë përpara lindjes së Gjithësis&


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.96
Votues: 25


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën tonë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.15 sekonda