Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Truri
[ Truri ]

·Kalendari i gjallė
·Truri ka aftėsi rigjeneruese
·Heqje e tumorit nė tru pa hapje kafke
·Pirja e ujit ndikon në aftësinë për të menduar
·Dhuna impulsive
·Tė lėvizėsh krahėt e robotit me forcėn e mendimit
·Dëmtimi në tru pengon marrjen e vendimeve të mençura
·Tru kompjuterik
·Ushqimi ndikon në tru

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 41 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Natyra: Duke zgjidhur paradoksin më të madh të evolucionit
Data e botimit: Sunday, 20 May 2007
Lėnda: Evolucioni biologjik
Evolucioni biologjikTeoria e Darwin'it (shqip. Darvinit) mbi përzgjedhjen natyrore nuk ka qenë kurrë shumë e mirë për të shpjeguar risinë apo kompleksitetin e organizmave të gjallë. Sidoqoftë, një teori e re e "variacionit të lehtësuar", premton të mbushë të çarat.

Marc Kirschner (shqip. Mark Kirshner) themeluesi si dhe mbajtësi i postit drejtues të fakultetit të biologjisë së sistemeve në Harvard Medical School (Shkollën Mjekësore të Harvardit) dhe John Gerhart (shqip. Xhon Gerhart), një profesor në shkollën e lartë për studime pasuniversitare në University of California at Berkeley (Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, shqip. Berkëli), që të dy në ShBA, kanë qenë prej kohësh të shqetësuar nga një paradoks në teorinë e Darwin'it mbi përzgjedhjen natyrore, të cilën krijimistët dhe ithtarët e Dizenjos Inteligjente (Intelligent Design) e kanë përdorur për të hedhur dyshime mbi evolucionin si të tërë: Si është e mundur që ky kompleksitet ka evoluuar nga shtimi i ndryshesave të vockla, si ç'thuhet të rastësishme ?


Përgjigja, të paktën e pjesshme, është se ndryshimet nuk janë aq të rastësishme sa duken. "Ndonëse shkenca ka treguar se ndryshesa gjenetike është e rastësishme, ndryshesa fenotipike nuk mund të jetë e rastësishme - sepse mund të ndryshohet vetëm ajo që tashmë ekziston" thotë Kirschner."Nuk ka kërbishtorë me gjashtë gjymtyrë, ndonjë farë mekanizmi kufizon numrin e gjymtyrëve në katër, dhe atë të gishtave në pesë. Prapëseprapë nuk mund të thuhet se këto kufizime janë shumë shtrënguese duke nxjerrë gjithçka që nga pendën e notimit të balenës deri te dorën e Artur Rubenstein'it".

Shtrëngesa e ndryshesës fenotipike, "në vend që të kufizojë, mundëson me të madhe ndryshimin evolucionar," tha Kirschner.

Si dokumentacion, Kirschner nisi të përshkruajë dy shtigjet e ndryshme që biologjia po merrte përreth kohës së botimit të The Origin of Species (shqip Prejardhja e Llojeve) të Darwin'it: magjepsja me variacionin që çoi tek kopshtet zoologjike dhe muzeumet e historisë së natyrës të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të; dhe ndërgjegjësimin e njëkohshëm, me zhvillimin e biologjisë së qelizave dhe embriologjisë, se shumë nga jeta nuk është e karakterizuar nga ndryshimet, por nga ngjasimet.

Tradicionalisht, tha Kirschner, biologët e kanë krahasuar jetën me një kokël argjile modelimi, "jashtëzakonisht plastike, dhe e aftë - në sajë të prurjeve të shumë ndryshimeve të vogla - të marrë cilindo drejtim." Por kjo është një metaforë e gabuar. Në të vërtetë, jeta është më tepër si një grupazh blloqesh legoje. Ashtu si me legot, blloqet themelore ndërtuese në biologji janë të ngurtë dhe fare të ngjashëm me njëri-tjetrin, por "një variacion i gjerë strukturash mund të ngrihen nga pjesë të ngjashme."

Një mënyrë tjetër për të parë këtë është përfytyrosh të përpiqesh të bësh një majmun të shkruajë fjalën "MAJMUN". Këtë mund ta bësh duke i dhënë majmunit një laps dhe një letër, por nuk do të funksiononte kurrë - e gjitha që mund të merrje prej tij do të ishin disa "vija dhe gërvishtje". Por nëse do t'i jepnim një makinë shkrimi, atëherë mund të mbërrije diku. Do të merrte shumë kohë, rreth dhjetë vjet duke shtypur me ritmin e një shtypje taste për sekondë njëzet e katër orë në ditë, por majmuni do të mundej përfundimisht të shtypte të gjashtë germat në radhitjen e duhur, pasi që makina e shkrimit kufizon rezultatet e veprimeve të tij fizike - gjithnjë germa në vend të shkarravitje-gërvishtjeve. Germat kanë të paktën një gjasë të jenë të dobishme, pjesa më e madhe e gërvishtjeve të lapsit jo.

Nëse, në vend të një makine shkrimi, majmuni do të qëllonte mbi tastierën e një kompjuteri të programuar me një korrigjues automatik të drejtshkrimit, koha që do t'i merrte atij të nxirrte fjalën "MAJMUN" do të pakësohej me themel, prej dhjetë vjetësh në mbas gjase më pak se një ditë të vetme. "Më shumë shtrëngim është baras me përfundime më të dobishme," tha Kirschner. 

Gjithçka është tek koordinimi
Thelbi i sa më sipër është se diçka e ngjashme duket të veprojë në natyrë. Variacioni i lehtësuar vepron si ai korrigjuesi automatik i drejtshkrimit në kompjuter, duke çuar tek "një koordinim procesesh të konservuara të cilat janë shumë të afta për t'u përshtatur dhe të lehta në rrethana që kërkojnë ndryshim".

Këqyr evolucionin e gjymtyrëve. Ndër kërbishtorë, thotë Kirschner, gjymtyrët mund të jenë "aq të ndryshuar sa  flatrat e një albatrosi, thundrat e një antilope, dhe kthetrat e një tigri." Si mund të evoluonte një mori e tillë nga variacione të vogla e të rastësishme ? Duke pasur njëfarë logjike në variacion, thotë Kirschner, diçka "gjeniale, të thjeshtë dhe që fal."

Kompleksiteti në organizmat shumëqelizorë - ndryshimet dhe përsosja e formës së sqepit, pigmentimit, strukturës së nofullës, formimit të gjymtyrëve - mund të shpjegohet, thotë ai, përmes forcave të përfshira në "ndryshimin e kohës dhe shtrirjes së një procesi më tepër se sa në krijimin e një procesi të ri. Forcat janë ato që janë zbuluar kohët e fundit në fushën e biologjisë molekulare, si në frenimin e prapaveprimit të gjeneve, dhe në fushën e biologjisë së zhvillimit, si në morfogjenezën e indeve. Ato ndihmojnë për të shpjeguar faktin befasues që gjenoma njerëzore nuk është shumë më e madhe se gjenoma e një bretkose apo e një mize frutash. Ndryshimet e mëdha midis këtyre organizmave nuk shpjegohen me numrin e gjeneve por nga si këto janë formuluar.

"Në organizmat shumëqelizorë, ca gjene të njëjta përdoren në ndërvarësi të ndryshme. Organizmi e ka çliruar veten nga ndonjë kërkesë që çdo gjen të duhej të vepronte në të njëjtën mënyrë në cilindo rajon anatomik", thotë Kirschner. Për teorinë e evolucionit kjo do të thotë se ndonëse variacionet në gjene mund të jenë të vockla, ato mund të çojnë në ndryshime të mëdha në fenotip - dhe ndryshime të mëdha në pamjen dhe sjelljen e organizmave të ndërlikuar.

Kirschner thotë se kuptimi modern i zhvillimit embrional mund të ndihmojë në shpjegimin e sesi funksionon variacioni i lehtësuar. "Zhvillimi embrional është i mbushur me lloje qelizash që kanë mundësi dhe hapësira të shumëfishta zgjedhjeje, si kreshta nervore që mund të formojë kërce, nerv, dhe pigment. Kështu, ndryshimet në formën e sqepit, pigment apo strukturën e nofullës mund të ndodhin lehtë duke ndryshuar kohëzgjatjen dhe shtrirjen e një procesi më tepër se sa në krijimin e një procesi të ri" thotë ai. Me fjalë të tjera, gjeni vetë nuk ka nevojë të jetë i ndryshëm; ajo që ndryshon është koordinimi kohor ose pozicioni i formulimit të gjeneve.
Teoria e variacionit të lehtësuar, si ç'përvijohet në librin The Plausibility of Life: Resolving Darwin's Dilemma (shqip Gjasa e jetës: Duke zgjidhur dilemën e Darvinit) të Marc Kirschner dhe John Gerhart, është një mënyrë e re e strukturimit të dy shtyllave të teorisë së evolucionit të Darvinit, përzgjedhjes natyrore dhe gjenetikës, sipas Kirschner.

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: The New York Academy of Sciences/ Resolving Evolution's Greatest Paradox /03.03.2006
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.

 


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Edhe peshqit prehistorikë kishin gishta
   Duke zgjidhur paradoksin më të madh të evolucionit
   Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
   Formimi i jetës: Nga uji në tokë
   Formimi i jetės: Gjuetari i parė
   Formimi i jetës: I pari që lëvizi
   Formimi i jetës: Kafsha e parë
   Krijimizmi


 
Kanė tė bėjnė..
· përzgjedhjen natyrore
· kompleksitet
· organizma
· krijimist
· Dizenjos Inteligjente
· evolucion
· ndryshesa gjenetike
· ndryshesa fenotipike
· kërbishtor&eum
· gjymtyrë
· balenë
· Artur Rubenstein
· The Origin of Species
· Darwin
· jeta
· lego
· flatra
· albatros
· thundrat
· antilope
· kthetra
· tigri
· organizmat shumëqelizorë
· sqep
· pigmentim
· nofull
· biologjisë molekulare
· gjen
· biologjisë së zhvillimit
· morfogjenezë
· ind
· gjenoma
· gjenoma
· fenotip
· pamje
· sjellje
· qeliza
· teorisë së evolucionit të Darvinit
· Resolving
· Evolution's Greatest Paradox
· © Rruzull.net lexo këtu
· evolucion
· njeri
· qenie e gjallė
· pėrshtatje
· Teoria e Evolucionit Biologjik
· Charles Darwin
· Toka
· gjen
· DNA
· kafshė
· Kėrko tek lėnda: Evolucioni biologjik


Shkrimi mė i lexuar mbi Evolucioni biologjik:
Evolucioni dhe shumëllojshmëria


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4
Votues: 6


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Duke zgjidhur paradoksin më të madh të evolucionit" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.29 sekonda