Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Shqipja ]

·Emërtimi i shqiptarëve ndër shekuj
·Alfabetet e para Shqipe
·Nilo Catalano dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës
·Dokumenti i parë në shqip apo një bllof i madh?
·\'\'Dokumente të vjetra në shqip\'\'
·Mbi \'\'Teodor Shkodranin\'\' dhe falset historike
·\'\'Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210\'\&#
·95-vjetori i Kongresit tė Alfabetit nė Manastir

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 77 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Shoqėri: Të vdesësh për Filozofinë
Data e botimit: E premte , 18 maj 2007
Lėnda: Sociologji
Shumë herë bëhet fjalë për njerëz që flijohen për besimin e tyre. Literatura të tëra ngjyrosen çdo ditë -herë me qëllim propagandistik e herë me qëllim mallëngjyes- me flijimet e protokristianëve, judëve apo myslimanëve të parë. Megjithatë kanë ekzistuar edhe njerëz idetë e te cilëve u bënë objekt luftimi dhe shkak që t'iu hiqet liria fizike apo edhe vet e drejta në jetë!

Një nga këta njerëz që u luftuan dhe u flijuan për idetë e tyre ishte edhe vet filozofi i parë ose ndryshe babai i filozofisë, Sokrati (469-399 p.e.s.).

Në fakt, Sokrati vazhdon të luftohet akoma edhe sot. Akoma dhe në këtë moment më kanë mbetur të ngulitura në mendje çirrjet e një teologu fanatik në një kanal televiziv kundra personalitetit të Sokratit duke mos lënë gjë pa përmendur, qysh nga gjendja familjare e Sokratit e deri tek preferencat e tij seksuale por edhe tek admirimi që i bëhej atij nga Platoni. Disa të tjerë thonë se Sokrati ishte thjesht dashnor i Platonit, dhe kështu ky i fundit nga dashuria e madhe i dedikoi gjithë ato dialogë!
Është e vështirë për dikë që të besojë sesi një person të cilit i dedikohen kaq shumë gjëra, si dhe vet lindja e Filozofisë, nuk la asnjë vepër të shkruar!

Njerëzit akoma edhe sot e kanë të vështirë të kuptojnë/arrijnë Sokratin!
Mesa duket atomicizmi i Sokratit nuk kishte asnjë lidhje me egoizmin e thjesht njerëzor! Aq përpara të tjerëve ishte Sokrati sa që edhe mendimet e veta nuk pranoi t'i shkruajë duke u frikësuar se lexuesi do nënvleftësonte idetë personale përpara citimit të shkruar!

Pra ajo që i interesonte me tepër Sokratit nuk ishin konkluzionet e veta, ajo që i interesonte ishte që njeriu te fillojë dhe ta vrasë mendjen. Njeriu i Sokratit ishte ai njeri i cili nuk mjaftohej me komfortizmin tradicional por duke e vënë veten në postin e injorantit –që nuk di asgjë- problematizohet rreth gjithçkaje dhe bën pyetjet e drejta.

Pra duke iu kthyer injorancës, njeriu i Sokratit hodhi poshtë çdo dije të deriatëhershme dhe hapi një rrugë të re kërkimi. Dhe ky kërkim filloi nga vetja -sepse sa njohim veten nuk njohim asnjë tjetër- dhe më pas u kthye tek më i afërti për të përfunduar mbi gjithë shoqërinë.

Siç do thoshte edhe Ciceroni: Sokrati e tërhoqi filozofinë nga qielli dhe e hodhi mbi Tokë!

Kërkimi brenda vetes sipas Sokratit do sillte virtytin (areti) kurse virtyti do lindte shkencën! Pra ishte e pamundur që njeriu të bëhej shkencëtar kur brenda vetes i kishte ende te errëta akoma edhe çështjet më themelore, si p.sh. fenomenet ndodhin vet apo shkaktohen nga fuqi mbinatyrore. Pra që të bëhej dikush njeri me virtyt apo shkencëtar duhej fillimisht të hiqte "syzet e trasha" të trashëguara brez pas brezi qysh nga errësira e thellësisë kohore!
Duhej që të mos i frikësohej pyetjeve të drejta dhe përgjigjeve logjike!

Sigurisht që parime të tilla do e sillnin ndesh Sokratin me dijetarët e asaj kohe (Sofistët), me klerikët paganë si dhe me çdo qytetar të nënshtruar ndaj komfortizmit mendimtar tradicional.

Dhe si çdo revolucionari tjetër -megjithëse Sokrati ishte diçka me tepër se kaq- iu përgatit komploti i vdekjes. Akuza ishte: ofendim ndaj të shenjtave (vlasfimi).

Modestia e Sokratit u duk edhe tek vet përgjigja e tij kur iu bë pyetje rreth ofendimit ndaj fesë pagane, pak a shumë ai u përgjigj: unë thash se njerëzit e pranojnë panteizmin nga frika! Pra nuk ishte qellim i Sokratit t'iu ndërrojë fenë Athinasve, siç nuk ishte gjithashtu qëllim i tij që t'iu tregojë atyre se ç'ekziston përtej natyrores. Ai thjesht iu tha atyre se nuk ishin të sinqertë me veten, dhe se duke mos qenë të sinqertë me veten nxirrnin konkluzione të gabuara.. gjë që nuk lejonte as shkencën që të përparojë (rreth 1900 vjet u deshën qe thënia e Sokratit të mbetet profetike mbi Mesdhe, d.m.th. deri ne shek. e 15 kur filloi Rilindja!).

Thuhet gjithashtu se pas dënimit me vdekje Sokratit iu dha mundësia që të braktisë qelinë, por ai përsëri nuk pranoi duke deklaruar: se askush nuk është sipër ligjit! Ishte ky ligj që simbolizonte bashkimin shoqëror dhe me pranimin e të cilit Sokrati hodhi poshtë edhe akuzat e tjera që i dedikonin gjoja përçarjen shoqërore.

Kështu i vendosur që të mos i bëjë qejfin vetes me meditimin komfort dhe i vendosur që t'i bindet virtytit të brendshëm por edhe harmonisë shoqërore -që shprehet midis ligjit- Sokrati pranoi vendimin gjyqësor dhe morri kupën e helmit për të vdekur.

Me veprimtarinë e vet Sokrati fitoi edhe epitetet si baba i filozofisë, baba i shkencës etj. dhe u bë pikë ndarëse midis meditimit tradicional sofist nga meditimi filozofik dhe shkencor helen. Nuk ka dyshim që Sokrati ia vlen të përmendet edhe si humanisti i parë, me gjithë kuptimin që përmban fjala, dhe si një nga themeluesit e meditimit perëndimor (megjithëse Perëndimi u vonua rreth 1900 vjet qe t'i afrohet Sokratit, për të mos e arritur kurrë!).

Por siç u përmend, të gjitha këto vlera te Sokratit bota u vonua që t'i njohë. Klasicizmin helen do e zëvendësojë perandorizmi maqedonas dhe romak të cilat do i u lejnë radhën despotizmit kristian.

Gjithashtu as vet Sokrati nuk duket se kishte dëshirën që të mbahet mend. Kjo duket nga vet fakti që nuk shkroi asgjë por edhe nga fakti që nxënësi i tij Platon me gjithë admirimin e madh që kishte ndaj mësuesit (duke e vendosur emrin e tij në shumicën e veprave të veta) nuk e shfaq Sokratin në asnjë dialog si mbrojtës total të një ideje. Parimet sokratiane dalin nga përpilimi i dialogut dhe jo nga qëndrimi i paluhatshëm i Sokratit.
Gjithashtu besimet e Sokratit duken më tepër nga pyetjet sesa nga përgjigjet! Kështu në kundërshtim me shumë dijetarë apo filozofë të tjerë Sokrati nuk la asnjë doktrinë thjesht la pas tij një dëshirë themelore dhe një themel nga ku fillon çdo konkluzion i drejtë dhe çdo shkencë.
Ky themel mund të përmblidhet vetëm me një frazë: etje për dije të vërtetë! Dhe dije sipas Sokratit dhe Platonit është vetëm ajo që shpjegon ekzistenten kurse ajo që shpjegon mos-ekzitenten është injorancë, por që ta gjesh më të vërtet këtë dije duhet të fillosh nga injoranca. Dhe megjithëse një konkluzion i tillë mund të duket kontradiktor në të vërtet përbën vatrën e kërkimit shkencor, sepse shkenca duke shpjeguar ekzistenten gjen edhe atë që duket mos-ekzistente kurse duke kuptuar mos-ekiztenten arrin në ekzistenten.

Kjo etja për dije e Sokratit përbën edhe gjenezën e fjalës "filosofia" që do të thotë dashuri ndaj dijes!

Dhe me te vërtet Filozofia -sado e domosdoshme dhe e nevojshme për njeriun- i humbi gjurmët e veta për shekuj me radhe nën hijen e dogmatizmit!

Kështu njerëzit për shekuj me radhë për nder të Krishtit, Allahut etj. -apo "përfaqësuesve" të tyre në Tokë-
morën barrë të madhe mbi supe. Kryqe dhe minare pa mbarim u ndërtuan, luftëra pa mbarim u ndërmorën, u bënë vepra madhështore dhe gjëma poshtëruese... vetëm një pyetje e thjesht i mungoi njeriut: kush jam?

Por, Filozofia sokratiane nuk hodhi poshtë besimin e secilit, njeriu nuk do të jetë kurrë i gatshëm të hedhë poshtë besimin, thjesht i tha njeriut që kërkimin ta fillojë nga vetja... sepse çdo e vërtetë fillon nga vetja/njeriu. Pra nëse për nder te çdokujt bëtë gjithë ato mrekullira apo marrëzira... për nder të Sokratit bëni një gjë të lehtë dhe të thjeshtë: kërkoni dhe besoni veten!

Perëndimi u vonua rreth 1900 vjet që t'i afrohet Sokratit, për të mos e arritur kurrë!

Përgatiti: E. Mezini


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Të vdesësh për Filozofinë
   Smira dhe shoqëria e sotme
   Tė pastrehėt nė perėndim
   Korrupsioni, grykėsi pothuajse e paeliminueshme
   Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese
   Mplakje e popullsisë botërore
   Rritje e madhe e popullsisė sė qyteteve
   Nacionalizėm i pėrhapur nė Ballkan


 
Kanė tė bėjnė..
· Sociologji tek Trendet.net
· shoqėri
· Kėrko tek lėnda: Sociologji


Shkrimi mė i lexuar mbi Sociologji:
Bukuria qė vret


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 5
Votues: 1


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Të vdesësh për Filozofinë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.69 sekonda