Shoqėri: Vendimi Data e botimit: Thursday, 17 May 2007
Lėnda: Psikologji
|
Na duket shumë herë sikur realiteti na mbyt dhe na i heq mundësitë, na duket sikur çdo gjë na shkon kundra, na duket sikur nuk mundemi të marrim një vendim. Megjithatë gjithmonë ekziston një vendim i volitshëm, një zgjidhje që do të na dhurojë rezultatin më të mirë ose më pak të keq. Akoma edhe pritja përbën vendim...
Problemi është si të marrim vendimin më të mirë për ne....
Vendimi përbën argument studimi në shumë shkenca: ato ekonomike, politike, ndërkombëtare, juridike, administrative, në Psikologji etj.
Sepse ajo që synojnë këto fusha është gjetja e një vendim-marrësi sa më të përkryer i cili do gjej harmoninë e gjithë sistemit. Kurse Psikologjia nga ana tjetër mundohet midis vendimeve të përshkruajë vet qenien njerëzore... Librat që analizojnë vendimet mund ti gjesh sot mbi tryezat e politikanëve më të shquar deri tek qytetarët më të thjeshtë.... Sepse të gjithë mundohen të gjejnë rrugën e cila do i lejojë të gjejnë vendimet e volitshme të cilat do i japin rezultatin më të mirë. Teoritë dhe modelet që analizojnë vendimet janë të ndara në tre kategori të mëdha: 1) teoritë e arsyetimit, 2) teoritë e arsyetimit jo-komfort dhe 3) teoritë abstrakte. 1) Tek teoritë e arsyetimit përveç "vendimit arsyetues logjik" bëjnë pjesë edhe lojërat, si p.sh. 'loja e rebelëve', 'chicken', 'loja e shoferëve' ku midis aspekteve ekzistente të jetës lojtari (vendim-marrësi) mundohet të shikojë të gjitha mundësitë e veprimit, pasojat e tyre, dhe zgjedh atë që do i japi shpërblimin më të madh ose dëmin më të vogël. 2) Tek teoritë e arsyetimit jo-komfort marrin pjesë një sërë teorish që mundohen të citojnë një kolazh aspektesh dhe faktorësh të cilët ia shtojnë ose ia ulin aftësinë e arsyetimit vendim-marrësit (p.sh. mendimi grupor ose “groupthink”, teoria mekanike, teoria burokrate etj.) 3) Tek kjo kategori përmblidhen të gjithë ato teori që nuk përdorin arsyetimin si veglën kryesore për marrjen e vendimeve. Rol kryesor në këtë kategori luan Psikologjia e cila beson se vendimet mund të preken nga mangësitë/sindromat e ndryshme psikike të personit. Psikologjia vendos katër sindroma të cilat ndikojnë mbi vendimet e personit dhe si pasojë mbi personalitetin e tij. Këto janë: A) Sindroma e komplekseve të personalitetit në këtë rast kemi një dyluftim midis ligjit të dëshirës dhe ligjit të realitetit. Ekziston një distancë midis këtyre dy skajeve e cila mund ta shtyjë vendim-marrësin në vendime fatale. B) Sindroma e Vdekjes : çdo njeri përveç shijimit kërkon edhe vetëshkatërrimin natyral (S. Freud). Por meqenëse të gjithë duan shijimin dhe kanë frikë vetëshkatërrimin/vdekjen atëherë kjo dëshirë e tyre jashtësohet dhe kthehet mbi të tjerët. Kjo sindromë shpjegon veç të tjerash dhunën, imponimin etj. C) Sindroma e Zëvendësimit : sipas kësaj sindrome dhuna, imponimi, despotizmi, konkurrenca fatale, absolutizmi etj. mund të lindin nga një fuqi e brendshme por shumë herë mund të lindin nga një pafuqi psikologjike e vendim-marrësit, nga një hulumtim i brendshëm i cili i tregon imponimin mbi të tjerët si një rrugë për të vërtetuar veten (d.m.th. midis këtyre veprave i bën qejfin vetes ose i thotë gënjeshtra vetes ose mundohet të krijojë vetëbesim). D) Sindroma i Dështimit: me këtë çështje është kujdesuar së tepërmi z. Robert Jervisi cili u mundua midis një skeme historike personalitetesh të vërtetojë se diktatorët dhe strategët e mëdhenj ishin të shkurtër (ai referon Napoleonin, Hitlerin, Musolinin, Stalinin etj.). Kështu sipas logjikës së Jervis fakti që këta persona lindën të shkurtër i dha atyre sindromën e dështimit (d.m.th. sipas Jervis dështuan me trupin e tyre) dhe kështu kjo sindromë i ndiqte duke i dhënë dëshirën t’i largohen dështimit, që aq shumë i frikësoheshin, dhe të kërkonin që më në fund të bëheshin dikushi, pra të kishin sukses. Problemi megjithatë mbetet si të marrim vendimin më të mirë për ne... Përgatiti E. Mezini
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.57 Votues: 7
| |
|