Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Histori
[ Histori ]

·Abraham Lincoln (Linkolni)
·Bombardimi i Dresden'it gjatė Luftės II Botėrore
·Zbulimi i Amerikės
·Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni
·Leka i Madh dhe vdekja e tij
·Tibeti - njė histori e shkurtėr
·Kryengritja polake e 1944-ės dhe qėndrimi i aleatėve
·Atentati ndaj Hitlerit
·Masakra e Srebrenicės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 37 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Ēėshtje shqiptare: Shqiptarët dhe historia

Nga penesti - Wednesday, 04 April 2007

     E kaluara, e identifikuar me fjalën histori, është kohë e perënduar por jo plotësisht e vdekur, sepse e sotmja është vazhdim i fillit të sajë dhe e nesërmja do të jetë vazhdim i të sotmes. Ndërmjet së djeshmes, së sotmes e së nesërmes ka lidhje organike. Prandaj kur t`i kuptojmë drejtë shkaqet e së djeshmes, ka shumë mundësi t`a rregullojmë të sotmen më mirë dhe t`a përgatisim akoma më mirë të nesërmen. Ky do duhej të ishte roli i kulturës përgjithësisht, dhe në veçanti i asaj pjese të kulturës që quhet histori. Në histori nuk duhet të ketë mëri as ndjenjë hakmarrjeje. Ngjarjet e së shkuarës duhen shikuar me qartësi mendjeje e shpirti, për të  na ndriçuar mbi gabimet e bëra, mbi rrugët e shtrembëta, që të ndreqen në të ardhmen.


     Njerëzit jo rrallë interpretojnë dhe stolisin historinë sipas  ndjenjave, paragjykimeve a interesave të ndryshme kombëtare, shoqërore e politike. Me fjalë tjera, ata parafytyrojnë të kaluarën ashtu si u pëlqen ose si iu intereson të ishte, dhe jo si ka qenë  në të vërtetë. Shembull për konfliktin njëqindvjet e sa ndërmjet Francës dhe Gjermanisë pothuajse tërë historianët frëngj ia hedhin përgjegjësinë Gjermanisë, dhe e shumta e historianëve gjermanë për këtë konflikt fajësojnë Francën. Të rrallë janë ata që studiojnë  dhe I paraqesin ngjarjet me pa anësi shkencëtari, ashtu sikur studiohen fenomenet e fizikës, biologjisë a të kimisë. Kur historianët e këtyre dy kombeve që përfaqësojnë nivel kulture nuk shkëputen dot nga një mori ndjenjash dhe paragjykimesh kombëtare, kulturore e politike, ç’vlerë mund të ketë vallë interpretimi i historisë nga pseudohistorianë  që e sjellin të gjithë të kaluarën rreth interesave të tyre si një mjet mashtrimi e propagande? Andaj s`është aspak e habitshme kur dijetarë të ndryshëm të shtrënguar pas së vërtetës objektive, nuk I njohin historisë ndonjë vlerë shkencore dhe e hedhin atë në kuadrin e krijimtarisë letrare – përrallore.
     Megjithatë mund të pohojmë pa frikë përgënjeshtrimi se historia tek popujt më të përparuar të botës gjithnjë e më shumë herret nga stolisjet e panevojshme  dhe pikësynon  të vërtetën objektive. Ndërkaq, tek shqiptarët shpeshherë katandiset në profka mburrjesh, sharjeje e në thashetheme. Mjerisht, tek ne  kushdo që ka bërë  katër klasë të shkollës fillore dhe ka dëgjuar pesë a gjashtë emra “burrash të mëdhenj” pandeh se e njeh historinë  të cilën pastaj e lëvron rreth  tarafit, krahinës apo  brenda gardhit të tij. E mjerisht kemi të atillë me diploma universitetesh,  të cilët mund të mbledhin data dhe emra të përveçëm  sa të duash por sa I përket kuptimit ose interpretimit të historisë nuk janë larg nga ata me katër klasë fillore. Vlerën akademike të këtij lloji dijetarësh më së miri e ilustron poeti Persian Said I cili thotë:
“Në mes atij që ka kënduar një tok libra pa nxjerrë kuptim prej tyre, dhe mushkës nuk ka ndryshim sepse çka di mushka nëse është ngarkuar me libra apo dru?

     Objektivisht ne shqiptarët kemi disa vështirësi për t`a kuptuar drejtë të kaluarën historike. E para; shkrimi i historisë shqiptare bazohet në kronika dhe shkrime të autorëve të  huaj  që shpeshherë  vinin nga popujt armiq me të parët tonë. Dhe, së dyti; në mungesë të shkrimeve autoktone përvidhet kuptimi i padrejtë për historinë. Jo i paktë është numri i atyre që pandehin se historia merret vetëm me luftëra, mbretër e ushtarakë të mëdhenj pa ditur faktin se ajo ka për detyrë të pasqyrojë jetën e popujve në të gjitha fazat e zhvillimit dhe atë pa anashkalimin e shpikësve, artistëve, poetëve, ligjvënësve, pionierëve të drejtimeve të ndryshme  dhe punën e masave përgjithësisht  të cilët janë po ashtu të barazvlefshëm në krijimin e historisë.
     Pra, histori nuk quhet vetëm kujtimi mbi luftërat, mbretërit ose kapedanët e mëdhenj. Të dëgjuarit emrin e Skënderbeut apo tre katër të tjerëve nuk jep kartëvizitën e njohjes së historisë në rrënjë. Megjithatë duhet nënvizuar se deri diku ndjenja e personifikimit të historisë nuk i kursen edhe popujt tjerë të botës. Adhurimi për forcën fshihet në vetë natyrën e njeriut. Por me organizimin e jetës në shoqëri, me përparimin e kulturës dhe të vlerave morale, njerëzit kërkojnë t`a lidhin forcën  me qëllimin.

    Ne shqiptarët mburremi ndonjëherë kur gjejmë ndonjë emër të madh prej racës sonë që i ka shërbyer ndonjë perandorie të huaj dhe nuk na shkon mendja se ata burra, vetëm për t`u bërë të mëdhenj, për të kënaqur ambiciet e tyre, kanë derdhur e shkapërderdhur në shërbim të Romës, Bizantit, Turqisë a Greqisë  pjesën më të mirë të gjakut shqiptar, prej Renit dhe Danubit gjer në shkretëtirat e Azisë dhe të Afrikës. Ndërkaq kombit të tyre, përveç shterje jete dhe energjish në shërbim të të huajve, nuk i kanë sjellë asnjë të mirë.

Nëse Pirro u nis me 20 mijë epirotë për të nënshtruar Romën, kjo politikë nuk pati tjetër përfundim veçse shitjes si skllevër të afro 150 mijë burrave epirotë  një shekull më vonë prej  konsullit Pavl Emilit. Sipas mendësisë sonë justifikimi do të ishte ; a e tundi njëherë Pirrua, pa bota le të përmbyset!!!. Qëllimi asgjëkundi. Ata që e adhurojnë forcën vetëm si forcë, pa e lidhur me një qëllim pak a shumë të përgjithshëm, janë zakonisht popujt e egër dhe primitivë edhe pse ndërmjet natyrës së primitivit dhe njeriut të qytetëruar nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Bergson, filozof frëng thoshte: “ Njeriut të qytetëruar mjafton t`ia kruajmë atë pak pluhur të hollë që i ka vënë përsipër kultura, dhe menjëherë del në shesh natyra e primitivit.
    Le ti kthehemi përsëri kuptimit që i japim ne shqiptarët historisë. Nga koha e Rilindjes na ka mbetur zakon të jetojmë me kompleksin heroik të së kaluarës sonë, jemi disi në qejf  por kur na has sharra në gozhdë shpejt kthehemi në ndjenjën e kundërt dhe themi “ s’bëhet me shqiptarët”.Ky kompleks po të vështrohet nga këndi psikologjik s`është gjë tjetër veçse një ndjenjë e inferioritetit,  një lloj mekanizmi psikik i nevojshëm për të fshehur dhembjen e gjendjes sonë kundrejt popujve të përparuar. Mbasi s`kemi se çka të tregojmë për kohët e sotme, përsërisim si një daulle e plasur: “ të parët tanë kanë tundur botën, kanë vajtur deri atje e deri këtej…”
Po mirë ( do thoshte një i huaji), po na tregoni pak përse keni mbetur populli më I rreckosur n`Evropë, pa u ngi as me brumë misri i cili sot në Perëndim s`u mungon as derrave aq më tepër që keni një origjinë kaq të shkëlqyer?
    Përgjigje kësaj pyetjeje do të duhej t`i jepte pikërisht historia e cila në këtë rast do të eksploronte rolin edukues që ka. Ajo duhet të rrëfente cilësitë e mira që duhen ruajtur dhe anët e shtrembëta që duhet ndrequr sepse përparimi i njerëzisë është një rrugë kryq e tërthortë gabime e  ndreqje. Andaj në vend që të mahnitemi se sa trima jemi, le të fillojmë të themi se sa punëtorë të mirë jemi, se sa të afruar me njëri tjetrin jemi, se sa të zotët për tu bashkuar në shërbim të atdheut dhe se si dimë ta përdorim trimërinë atje ku duhet. Besa, nderi dhe burrnia vlera të koduara shqiptare të praktikohen përjetësisht e jo të banalizohen në gojën e atyre që nuk e kanë fare. S`është nevoja të bërtasim botërisht se ne jemi mrekullia e tetë e botës, kur pa nda   ndër nesh përsërisim “ s’bëhet me shqiptarë. Me gjithë të metat që mund të kenë ( cili popull është pa të meta) shqiptarët janë një racë energjike, e zgjuar dhe plotë virtyte me të cilët bëhet edhe atë fare mirë po qe se udhëheqësit nuk përdorin mashtrimin demagogjinë dhe cinizmin përbuzës. Ndonëse të pa organizuar shqiptarët gjatë historisë kanë derdhur shumë gjak për të mbrojtur lirinë e  tyre. Dhe provën më të mirë për këtë e dha Skënderbeu. Rëndësia e tij në histori nuk qëndron në atë se  ishte treguar shumë trim, kishte thyer shumë ushtri , kishte vrarë shumë turq por gjetiu. Shqiptarët gjer në shekullin e Skënderbeut  prej botës shikoheshin vetëm si lëndë njerëzore. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët u shfaqën para botës si një komb më vete që lufton me forcën e tij për t`u mbrojtur kundër vërshimit të një perandorie aziatike që më parë përmbysi Bizantin dhe I futi dridhjen Evropës. Këtë radhë nuk është Roma ose Bizanti, Greqia ose Serbia që I reziston osmanëve me krahët e shqiptarëve por janë vetë shqiptarët që bëjnë qëndresën në emër të tyre. Skënderbeu si asnjëherë më pare ia doli të formojë nyjën e kreut ku mund të lidhej filli i historisë së saj për kohët e pastajme. Vepra e tij  plotësoi mungesën e një letërsie dhe historie të shkruar. Rreth kësaj vepre u lidh ideja e njësisë kombëtare dhe e mëvetësisë së Shqipërisë.

    Kujtimi për Gjergj Kastriotin duhet të mbetet I përbotshëm për të vënë mend nga e kaluara nipërit e tij. Mbi rrënjët a asaj burrërie dhe prej rrembave të atij gjaku duhet të lulëzojnë vlera të reja në fusha tjera krijimi, për ti dhënë kombit shqiptar një vend nderi në radhën e popujve të qytetëruar të Evropës. Shkëlqimin Skenderbegian, brezat që vijnë duhet ta bartin në fushën e kulturës e të përparimit, për të pasur Skendërbenj të tjerë në krijimet e larta të mendjes e të shpirtit.

Ilir M.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
   Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
   Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
   Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
   Shqiptarët dhe historia
   Përmendjet e hershme të arbërve
   Origjina e shqiptarëve
   Arbëria e kohës së Skënderbeut


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Historia e Shqipėrisė


Shkrimi mė i lexuar mbi Historia e Shqipėrisė:
Portret origjinal i Gjergj Kastriotit


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.6
Votues: 5


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Shqiptarët dhe historia" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.50 sekonda