Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Psikologji ]

·Vendimi
·Mëkatet e prindërve (të babait)
·Harresa
·Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes
·Pesimizėm mbi ekonominė botėrore
·Psikologji ekstreme
·Fëmijët e Moxartit
·Deja Vu
·Kleptomania

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 52 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
Data e botimit: Monday, 05 March 2007
Lėnda: Aero-luftarakë
Herier (angl. Harrier), është aeroplani i parë në botë i futur në përdorim operativ me motor turboreaktiv dhe me mundësi të ngritjes dhe aterrimit vertikal. Është zhvilluar nga kompania britanike »Hawker Siddeley«, sipas programit VTOL (Vertical Take Off Landing) dhe zhvillimi i tij filloi në fund të viteve pesëdhjetë, ndërsa finalizimi i prototipit të parë P1127 u realizua në vitin 1961. Deri në vitin 1967, ky aeroplan nuk është pranuar nga Aviacioni Mbretëror britanik. Pas adoptimit të versionit të parë GR Mk I Herrier, ai nuk u masivizua në kuadër të aviacioni britanik, pasi kishte një varg të metash, të cilat me kalimin e kohës u eliminuan. 

Në fazën e fillimit të përdorimit eksperimental nga forcat e marinës së Britanisë së Madhe dhe të ShBA-ve, janë rrëzuar 35 aeroplanë të këtij versioni. Përsosja e tij vazhdoi deri në vitin 1974, kur nga prodhimi serial dolën versionet e reja Mk-3 dhe Mk-4. Përpos Britanisë së Madhe, në vitin 1971, me këtë aeroplan furnizohet edhe marina luftarake e ShBA-ve, ndërsa në vitin 1984, kompania amerikane »McDonnell Douglas«, sipas licencës ka filluar prodhimin e Herrierit me shifrën AV-8 Herier.

Herier
Ajo që e dallon këtë aeroplan nga aeroplanët e tjerë modernë luftarakë, është mundësia e ngritjes dhe aterrimit vertikal. Këtë komponent, konstruktorët e kanë zgjidhur duke e aplikuar sistemin lëvizës të kthinave të krijimit të shtypjes.  Aeroplani në trup ka një motor turboreaktiv i tipit Rolls-Royce Pagasus 11-61, i cili ka katër kthina të krijimit të shtypjes, daljet e së cilave kanë mundësinë e lëvizjes për 90 shkallë, nga pozita horizontale në atë vertikale. Kjo mundëson që të orientohet shtypja e krijuar nga motori. Funksioni i këtij komponenti është; kur qëndron në pozitë vertikale i bën të mundur ngritjen, aterrimin dhe qëndrimin në ajër të aeroplanit. Në momentin e drejtimit në mënyrë horizontale të pjesëve shtesë të kthinave, aeroplani e merr nxitimin e lëvizjes ku mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 1.065 km/h. Aftësia e veprimit operativ është deri në 1.101 km. ndërsa lartësia e fluturimit deri në 15.600 m.[1]

Ky aeroplan shfrytëzohet si gjuajtës-bombardues dhe ka mundësi të bartjes së bombave dhe raketave më të sofistikuara, të cilat i përdorin vendet anëtare të NATO-s. Në trup nuk ka të vendosur top. Ai vendoset në kanistër të posaçme dhe varet nën krah. Versioni britanik, si dhe ai amerikan ka mundësi të pajiset me dy kanisterë me nga një top Royal Ordance ADEN të kalibrit 25 mm.

Pas përfundimit të operacioneve luftarake në Vietnam, deri në vitin 1991 kur forcat e koalicionit të NATO-s sulmuan Irakun, u zhvilluan edhe disa luftëra rajonale gjatë të cilave aviacioni luftarak dhe teknologjia e sofistikuar nuk u përdor. Gjatë këtyre luftërave, palët në konflikt ishin kryesisht vendet e botës së tretë, ku përdorej armatim me prejardhje nga vendet e ndryshme, por që nuk ishte i asaj cilësie çfarë e dispononin dy superfuqitë. Lufta e Foklandës e zhvilluar nga 2 prilli deri më 13 qershor të vitit 1982, është karakteristike për faktin se palët në konflikt, Britania e Madhe dhe Argjentina, nuk ishin rival bllokistë në kuadër të Luftës së Ftohtë dhe se gjatë kësaj lufte të dyja palët kishin në dispononim dhe përdorën armatim që ishte në përdorim të NATO-s. Arenë luftimi ishin ishujt e atlantikut Fokland, që ndodhën afër brigjeve të Argjentinës dhe të cilët janë nën sovranitetin e Britanisë së Madhe. Pasi ushtria e Argjentinës i pushtoi këta ishuj, britanikët në një interval të shkurtër kohor, mbërrijnë të rikthejnë sovranitetin e tyre mbi ta. Ndonëse britanikët luftonin rreth 12.800 km. larg nga vendi i tyre, edhe angazhuan numër të vogël të aeroplanëve, ata arritën të mbizotërojnë në qiell, gjë që ishte njëri nga faktorët që ua mundësi atyre fitoren. Edhe pse në kuadër të flotës ajrore të Argjentinës, ishin rreth 200 aeroplanë Mirazh III, Super Etendard dhe A-4 Skyhawk (skajhouk), dominimi në qiell dhe lufta kundër flotës detare të Argjentinës, u bë nga aeroplanët britanikë Herrier Mk-3 dhe Mk-4. Rreth 20 prej tyre ishin të dislokuar në aeroplanbartëset Hermes R 12 dhe në Invincible, të ndërtuara dhe të futura në përdorim operativ nga viti 1973 deri në vitin 1978.

Gjatë gjithë kohës sa kanë zgjatur luftimet, përmes këtyre aeroplanëve janë kryer 2.376 misione luftarake, të cilat kanë zgjatur 2. 675 orë fluturim, ndërsa humbjet ishin pothuaj minimale; nga mbrojtja kundërajrore argjentinase janë rrëzuar gjithësej tre Herrierë. I pari është rrëzuar më 4 maj, ndërsa dy të tjerët pas 20 majit, pasi ishin të angazhuar në përkrahjen e operacioneve luftarake në tokë, të cilat filluan me këtë datë.
Sa i përket luftës në ajër, në raport me aviacionin argjentinas, Herrier ka dominuar plotësisht. Gjithsej në betejat ajrore janë rrëzuar 23 aeroplanë argjentinas, ndërsa britanikët nuk kanë humbur asnjë. Humbjet më të mëdha ditore aviacionit argjentinas i janë shkaktuar më 21 maj, ku janë rrëzuar pesë A-4, dhe më 24 maj, me ç’rast u rrëzuan tre Mirazh III. Duke e parë raportin e humbjeve, argjentinasit hoqën dorë nga përdorimi i aviacionit, gjë që ishte edhe njëri nga shkaqet që çoi në humbjen e shpejtë edhe të forcave tokësore. Me këtë luftë, Herrier i dëshmoi cilësitë e tij dhe bëhet njëri nga shtyllat kryesore të flotës ajrore të Aviacionit Mbretëror të Britanisë së Madhe.


Jak-38Herier
Në Bashkimin Sovjetik, programi për zhvillimin e aeroplanëve turboreaktivë me mundësi të ngritjes dhe aterrimit vertikal si duket ka filluar në të njëjtën kohë me britanikët. Në vitin 1967, në BRSS bëhet publik aeroplani Jak-36, i cili kishte mundësi të ngritjes dhe të aterrimit vertikal. Mirëpo, versioni sovjetik ngelte shumë mbrapa atij britanik dhe si i tillë nuk hyri në përdorim operativ të forcave ajrore të ushtrisë së kuqe. Pas një varg përmirësimesh, sovjetët mbërritën që në mes të viteve shtatëdhjeta të finalizojnë modelin Jak-38, i cili pranohet nga ushtria ku përmes tyre furnizohet aeroplanbartësja sovjetike »Kiev«, e cila është futur në përdorim të flotës detare sovjetike në vitin 1957. Përkundër përpjekjeve të mëdha, sovjetët nuk arritën që ta përsosin këtë aeroplan në masën që kishte rivali i tij në perëndim, Herrier. Sa për efektet luftarake të këtij aeroplani, nuk mund të jepet ndonjë vlerësim real, pasi ai nuk ka marrë pjesë në veprime luftarake.

Fadil Kajtazi – Gjilan
fadilkajtazi@hotmail.com


[1] Karakteristikat tekniko-taktike dallojnë varësisht prej burimit ku merren shënimet. Karakteristikat për aeroplanin Herier dhe për aeroplanët tjerë që janë në përdorim në kuadër të flotave ajrore të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve të tjera, e që janë dhënë në KFOR Handbook, të publikuar në gusht 1999 nga Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-ve, mund të konsiderohen si më të sakta. Kapitulli 18, f.21,



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
   Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2
   Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A
   Teknologjia Stealth
   Një avion luftarak pa pilot
   Aeroplani Lockheed SR-71 Blackbird: më i shpejti dhe më lart i fluturu
   Aeroplani Lockheed C-130 Hercules: një mbartës që mund të zb


 
Kanė tė bėjnė..
· [1]
· [1]
· Kėrko tek lėnda: Aero-luftarakë


Shkrimi mė i lexuar mbi Aero-luftarakë:
Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.3
Votues: 10


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal (Nota: 1)
nga Parid - Monday, 12 March 2007
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Persa i perket avionit Harrier e shoh te nevojshme te bej disa specifikime, ne radhe te pare duhet thene se aftesia e tije per te bere nje ngritje ne vertikale dhe per te qendruar ne pike-fiks nuk eshte i ngjashem me ate te helikopterit, ky i fundit ja arrine ketije pozicioni me aftesi aerodinamike te dhene nga helikat e tije ne rrotullim ndersa Harrier e ben kete vetem me ane te shtytjes se motorit te tije duke pase nje rraport shtytje/peshe me te madhe se 1 gje qe e kane shume avione luftarak gjuajtes dhe te tjere akrobatik kjo gje i ben te kene nje manovrabilitet te larte por nuk eshte e thene qe nje avion te kete me shume shtytje sesa ai peshon shume avione dhe luftarake e kane kete rraport me te vogel se 1 fitojne ne manovrabilitet nga aerodinamika e tyre po si fluturojne keto, eshte e thjeshte mendoni nje njeri eshte rreth 75kg nje makine e marrim prej 2tonesh po te vendoset nga pas e shtyne ate i njejti princip funksionon tek motoret e avionit ato e shtyjne ate nuk e mbajne ne a

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.47 sekonda