Qytetėrime: Përafrimi i legjilacionit shqiptar me atë të BE-së Nga Njė burim - E martė , 27 shkurt 2007
|
Takimi i Nivelit te Larte te Kopenhagenit i mbajtur ne qershor te vitit 1993 përcaktoi kriteret për krijimin e marrëdhënieve preferenciale dhe potencialisht aderimin e vendeve te Europës Qendrore dhe Lindore ne Bashkimin Europian. Si kritere kryesore që duhen plotësuar nga shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE mund te përmendim:
• Stabilitetin e institucioneve që garantojnë funksionimin e demokracisë dhe shtetit te së drejtës, përfshirë këtu mbrojtjen ndaj minoriteteve; • Aftësinë për te marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit dhe ne veçanti acquis communautaire • Krijimin e një ekonomie tregu funksionale të aftë për të përballuar trysninë e konkurrencës dhe vektorët e tregut brenda Bashkimit Europian • Përvetësimi i objektivave te bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.
Acquis communautaire përbëhet nga një tërësi normash dhe parimesh të përgjithshme të së drejtës europiane pa të cilat nuk mund te kuptohet konstruksioni institucional dhe material i Bashkimit Europian. Për këtë arsye, Traktati i Romës që në versionin e tij origjinal përmbante dispozita në lidhje me procesin e përafrimit te legjislacionit. Gjithashtu, procesi i përafrimit evidentohet ne mënyrë te drejtpërdrejtë ne Marrëveshjet e Asocimit. Marrëveshjet Europiane dhe Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit) që Komuniteti Europian dhe Vendet Anëtare te BE-së kane hartuar për vendet e Europës Lindore. Sipas Draft MSA (Titulli VII), ky përafrim duhet bërë ne dy faza:
• duke filluar që nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe kohëzgjatjes së saj, do te shtrihet në disa elemente kryesorë të acquis të Tregut të Brendshëm si dhe acquis ne fusha te tjera. Këto fusha do te përkufizohen ne Planin Kombëtar për Adaptimin e Acquis ne koordinim me Komisionin Europian. Gjithashtu, do te përcaktohen modalitetet për monitorimin e implementimit të përafrimit të legjislacionit dhe veprimeve që do të ndërmerren për zbatimin e legjislacionit.
• gjatë fazës së dytë të periudhës tranzitore të asocimit, do te shtrihet në fushat e tjera që përfshijnë acquis communautaire te cilat nuk janë më pak te rëndësishme. Këtij procesi voluminoz dhe shumë dimensional i ka paraprirë Drejtoria e Përafrimit te Legjislacionit ne Ministrinë e Integrimit Europian e cila po punon për procesin e përafrimit duke siguruar kuadrin e nevojshëm ligjor dhe nënligjor, sikundër procedurat dhe metodologjinë përkatëse për harmonizimin e legjislacionit. Konkretisht DPL përgatit opinione ligjore ne lidhje me përputhshmërinë e projekteve me acquis communautaire dhe me aktet ndërkombëtare para dërgimit për miratim te këtyre akteve ne Këshillin e Ministrave. Puna për transpozimin e legjislacionit komunitar ka filluar me miratimin e disa ligjeve te rëndësishme qe kane te bëjnë me tregun e brendshëm. Gjithashtu kjo drejtori ne bashkëpunim me Grupin e Punës së Përafrimit te Legjislacionit, Negociatorët dhe Ministritë e Linjës do te paraqesë për miratim ne pranverë te vitit 2005 Planin Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit. Drejtoria e Përafrimit te Legjislacionit ka vëne ne dispozicion te Ministrive te Linjës dhe institucioneve te tjera te angazhuara ne procesin e përafrimit përkthimin e plote dhe profesional te Librit te Bardhë (i cili formon një pjesë te strategjisë së para-hyrjes për vendet e asociuara te Europës Qendrore dhe Lindore që u adoptua nga Këshilli Europian ne Essen ne Dhjetor te vitit 1994), dokumentin metodologjik për gjetjen e informacionit profesional për BE dhe legjislacionin komunitar, manualin për përdorimin e legjislacionit komunitar, dokumentin bazë (inventarin) te evidentimit te te gjithë legjislacionit shqiptar ne fuqi, për t’u përafruar me acquis communautaire. Njëkohësisht është përgatitur i gjithë kuadri i nevojshëm për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Dokumentacionit Europian. Kjo Qendër e cila do te ngrihet ne ambientet e Ministrisë së Integrimit Europian do te bëhet pjesë e rrjetit europian dhe do te sigurojë për administratën shqiptare, profesoratin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit acquis communautaire si dhe informacionin e nevojshëm për procesin përafrues.
Marion Gajda Student i Shkenca Politike
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.83 Votues: 6
| |
|