Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Gjenetikė
[ Gjenetikė ]

·Si trashėgohen gjenet ?
·Gjenet: Gjërat më themelore
·Një Arkë e Nuës e ditëve tona
·Gjumash, vėjua fajin gjeneve !
·Deshifrohet masa e trashëgimisë së njeriut
·Cifėl gjenetike

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 20 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetėrime: Përmendjet e hershme të arbërve
Data e botimit: Thursday, 22 February 2007
Lėnda: Historia e Shqipėrisė
Historia e ShqipėrisėDuke lejuar ndonjë ndryshesë gjuhësore, arbrit në burimet latine përmenden si 'Albanenses' ose 'Arbanenses', në ato greko-bizantine si 'Albanoi' ose 'Arbanitai'. Kjo e fundit, me një ndërrim të brendshëm të vendeve të bashkëtingëlloreve, dha formën turke 'Arnavud', prej të cilës rrodhi më vonë 'Arnaut'.
 
Noel Malcolm (shqip. Noël Melkolm) në 'Kosovo, a short history' (Kosova, një histori e shkurtër) (Macmilan, London, 1998, p. 22-40) shkruan se nuk ka ndonjë mister rreth origjinës së këtij emri.

- Në shekullin II p.e.s., Historia e Botës e shkruar nga Polybius (Polibi), përmend një qytet të quajtur Arbon në qendër të Shqipërisë së sotme. Njerëzit që jetonin aty quheshin Arbanios dhe Arbanitai.


figurė
 Albani (Albanoi)(kliko këtu për ta zmadhuar) nga Alexander G. Findlay prej Classical Atlas to Illustrate Ancient Geography (Atlasit klasik për të ilustruar gjeografinë e lashtë) , New York (Nju Jork), 1849
- Në shekullin I, Pliny (shqip. Plini) përmend një fis ilir të quajtur Olbonenses.

-  Në shekullin II, gjeografi dhe astronomi nga Aleksandria, Ptolemaeus (Ptolemeu), skicoi një hartë me domethënie të jashtëzakonshme për historinë e Ilirisë. Kjo hartë tregon qytetin e Albanopolisit (me vendndodhje të përcaktuar diku në lindje të Durrësit). Ptolemeu përmend gjithashtu fisin ilir Albanoi, që jetonte në këtë qytet dhe rreth tij.

- Albanoi përmendet edhe në një mbishkrim varri të një familjeje të lashtë i gjetur pranë Shkupit që daton nga fundi i shek. III ose fillimi i shek. IV.

Një emër i tillë vendi duhet të ketë mbijetuar aty, vazhdimisht ndonëse në mënyrë të vagullt, që prej atëherë.

- Përmendja e parë e padiskutueshme e shqiptarëve në rajonin që i përgjigjet Shqipërisë së sotme është si Arbanites nga Arbanon në raportin e Anna Komnenes mbi trazirat në atë rajon të shkaktuara gjatë sundimit në të të të atit të saj Alexios I Komnenos (shqip. Aleks Komneni) (1081- 1118) nga normanët. Shqiptarët u bashkuan me forcat bizantine më 1081 kundër aventurierit norman Robert Guiscard. Arbanon ishte një zonë në qendër-veri të Shqipërisë. (Gjithashtu në fillim të shekullit të njëzetë një rajon pranë Krujës (që ndodhet menjëherë në veri të Tiranës)  quhej nga vendasit 'Arben').

Në mënyrë të çuditshme, një listë lesheli me emra vendesh shqiptare, të mbledhura nga normanët në këtë ekspeditë, u përfshi menjëherë pas kësaj në Këngën e Rolandit: një dorëshkrim i kësaj poeme përmban edhe një referencë mbi 'Albanie', duke lënë të kuptohet se ishte një vend ose zonë menjëherë në veri-lindje të Durrësit.

- Në 'Historinë' e shkruar 1079-1080, historiani bizantin Michael Attaliates (shqip. Mihail Ataliati) përmend "Albanoi" si të kenë marrë pjesë përkrah grekëve në një kryengritje kundër Kostandinopojës në 1043 dhe Arbanitai si nënshtetas të dukës së Dyrrachium'it (Durrësit).

- Në një dokument italian të vitit 1281 përmendet një 'duca Ginius Tanuschus Albanensis', i cili sundonte mbi një zonë midis Durrësit dhe Shkodrës: 'Ginius' duhet të jetë emri shqip 'Gjin', dhe ky 'duca Gjin' hamendësohet të jetë themeluesi i familjes së famshme 'Dukagjini'.

Nga fillimi i shekullit të katërmbëdhjetë ka shenjë të një pranie arbrish të ngujitur prej kohësh në malet e Malit të Zi, dhe deri në zonat e thella veriore të Raguzës.

- Në 1285 në Dubrovnik (Raguzë) një bashkësi e konsiderueshme arbrish ekzistonte atje prej disa kohësh. Përgjatë hetimit me rastin e një vjedhjeje në shtëpinë e Petro del Volcio në Belena (tani Prati), njëfarë Mateu, djali i Markut nga Mançeja, që duket se ka qenë dëshmitar i krimit, thotë "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dëgjova një zë që thërriste maleve në gjuhën arbëreshe).

Elementi 'Alb-' vjen nga fjala indo-evropiane për një lloj trualli malor, prej të cilit ka rrjedhur edhe fjala 'Alpe'. (E tillë është për rastësi edhe fjala gaelike për Skocinë, 'Albainn', e cila duke klasicizuar skocezët e shekullit të tetëmbëdhjetë ndonjëherë u kthye në 'Albania'.)

Vazhdimësia e emrit është një fakt i dukshëm, por nuk arrin të dëshmojë se shqiptarët kanë jetuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri. Emrat e vendeve mund të qëndrojnë ndërkohë që popullata të tëra vijnë e shkojnë me kuptimin e plotë të fjalës. Sido që të jetë shqiptarët nuk e quajnë veten 'alban-' në shqip dhe as Shqipërinë 'Albania'. (Të vetmit shqiptarë që kanë përdorur rrënjën 'Alb-' janë ata që mërguan në Itali në shekullin e pesëmbëdhjetë, të cilët e quajnë veten 'arbëresh/ë'). Origjina e 'shqiptar', i cili shfaqet për herë të parë si emër njeriu në dokumente të fundit të shekullit të katërmbëdhjetë, është krejt e paqartë; disa mendojnë se do të thotë 'ai që kupton', nga folja shqipoj, ndërsa të tjerë e lidhin me fjalën  'shqipe/shqiponjë' që mund të ketë qenë totem i një fisi të lashtë.

A ka ndonjë mënyrë për të lidhur 'Albanoin' e shekullit të dytë me arbrit mesjetarë? Dosja historike hesht: ka një përmendje të dukshme në një dokument mesjetar të 'Duchagini d'Arbania' i cili luftonte kundër një mbreti të Bosnjës në shekullin e shtatë por i cili duhet marrë me rezervë pasi kronologjia e dokumentit është krejt e pabesueshme. Për disa studiues, heshtja do të thotë se nuk ka pasur ndonjë mërgim të përmasave të mëdha të shqiptarëve të hershëm për në Arbëri pasi kjo do të ishte shënuar nga autorët bizantinë. Por e vërteta është se këto autorë  ishin të interesuar pas fiseve të huaj vetëm kur veprimet e tyre cënonin ushtarakisht apo politikisht Perandorinë. Një popullatë e vogël baritore, që po largohej prej tyre brenda disa zonave të largëta malore, mund të mos ketë tërhequr kurrë vëmendjen e tyre.

Nëse ka ndonjë mundësi për të zgjidhur këtë mister, ajo do të qëndronte në studimin e gjuhës shqipe. Gjuhësia historike është një shkencë e ndërlikuar dhe jo, në disa prej aktiviteteve të saj, shumë e saktë.

Shih edhe: Origjina e shqiptarëve

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimet:
- Origin of Albanians / Wikipedia
- Origins: Serbs, Albanians and Vlachs / Kosovo, a short history/ Noel Malcolm
- Albania (toponym) / Wikipedia
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
   Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
   Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
   Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
   Shqiptarët dhe historia
   Përmendjet e hershme të arbërve
   Origjina e shqiptarëve
   Arbëria e kohës së Skënderbeut


 
Kanė tė bėjnė..
· Noel Malcolm
· Polybius
· Shqipëri
· kliko këtu për ta zmadhuar
· Pliny
· ilir
· Iliri
· Durrës
· Anna Komnene
· norman
· bizantin
· Robert Guiscard
· Krujë
· Këngën e Rolandit
· Michael Attaliates
· Kostandinopojë
· Shkodrës
· Malit të Zi
· Raguzë
· Dubrovnik
· Alpe
· gaelike
· Skoci
· Emrat e vendeve
· popullata
· Itali
· arbëresh/ë
· shqiptar
· shqipe
· shqiponjë
· totem
· Gjuhësia historike
· Origjina e shqiptarëve
· Origin of Albanians
· Origins: Serbs, Albanians and Vlachs
· Albania (toponym)
· © Rruzull.net lexo këtu
· Kėrko tek lėnda: Historia e Shqipėrisė


Shkrimi mė i lexuar mbi Historia e Shqipėrisė:
Portret origjinal i Gjergj Kastriotit


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.75
Votues: 4


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Përmendjet e hershme të arbërve" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.37 sekonda