Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Toka
[ Toka ]

·Permiani: Evropa kthehet në shkretëtirë
·Forma dhe madhesia e tokes
·Mbikontinenti Mbarëdheu (Pangea)
·Kafshët e para në kontinentin evropian
·Lindja e kontinentit europian
·Don Kishoti kundėr asteroideve kėrcėnues
·Supervullkanet
·Errësimi global
·Kartografia

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 21 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Ndryshimi i madh midis mashkullit dhe femrës
Data e botimit: Sunday, 14 January 2007
Lėnda: Gjinitë
Një mizëri e tërë mësuesish dhe studiuesish të shkencave shoqërore besonin në vitet 1970 në barazinë e gjinive. "Jepi çunit kukulla dhe vajzës makina për të luajtur, dhe ja ku u përmbysën rolet gjinore". Ky ishte qëndrimi themelor i atyre viteve.
Hulumtimet moderne të trurit e demaskojnë këtë mendim që megjithatë është duke u përhapur si besim i rremë. Çështja nëse biologjia apo shoqërizimi është më e rëndësishme për sjelljet specifike të roleve, duket sot të mos jetë më në pyetje.

Gratë dhe burrat janë nga natyra të ndryshëm nga njëri-tjetri - në të menduar, të vepruar dhe ndjenja. Ka dallime në orientimin hapësinor, në aftësitë për të folur, në empati.

Profesor Simon Baron-Cohen (shqip. Sajmën Beron-Kohën) i universitetit të Cambridge'it (shqip. Kambrixhit) në ShBA mbahet si një prej ekspertëve më të mëdhenj të autizmit në botë. Ai thotë se truri i mashkullit dhe ai i femrës - të paktën në vlerë mesatare - shfaqin ndryshime me peshë. Truri i femrës është tru-"E", e cila qëndron për "empatinë", pra aftësinë për ta vënë veten në ndjenjat dhe mënyrën e të menduarit të dikujt. Ndërsa burrat kanë prirje të jenë tru-"S", e cila qëndron për "sistem"; motorë, kompjuter, koleksionim pullash. Në raste të skajshme kjo ndërthurje truri "mashkullor" çon në autizëm apo të meta të tjera. Për këtë, këta njerëz bëhen "savant'ë", me aftësi mahnitëse, por me pamjaftueshmëri shoqërore.

Dituritë e reja të Baron-Cohen bien ndesh me dogmën e dëshiruar shoqërore, që trutë e burrave dhe të grave kanë dallime jothelbësore. E meta në ndërtimin e trurit të skajshëm mashkullor mund të sjellë gjeni dhe përbindësha - dhe savantë.

Dr. Temple Grandin (shqip. Tempëll Grendin) është sot një nga gratë më të rëndësishme të industrisë së gjësë së gjallë në ShBA-në e xhindosur pas biftekut dhe hamburgerit. Ajo ka bërë planet e më tepër së gjysmës së komplekseve të mbarështimit të bagëtive në këtë kombin më të madh mishprodhues në botë, pasiqë ajo njeh mirë drojet e lopëve, derrave apo deleve. Kur ishte e vogël Temple nuk fliste fare. Gjuhën e njerëzve ajo e ka përvetësuar si "gjuhë të huaj". Por perceptimin e kafshëve, të cilat nuk "mendojnë" përmes të folurës por përmes figurash, Temple e njeh si të ishte gjuhë amtare. Në kokën e saj punon një tru mashkullor "sistemi".
Nga ana tjetër Temple Grandin nuk arrin ende të kuptojë botët e ndjenjave dhe të mendimeve të njerëzve normalë. Ajo nuk do të mundet kurrë të dashurojë në jetë.

Dijetarë si Simon Baron-Cohen mendojnë ndërkohë se një mbidozë e hormonit gjinor mashkullor testosteron gjatë zhvillimit embrional çon në një formë të skajshme të trurit të mashkullit dhe kështu në autizëm dhe në raste të veçanta në aftësi savanti.

Dallimet e dukshme biologjike midis burrit dhe gruas shfrytëzohen më gjithë qejf gjithnjë e më shpesh për të mbështetur tablonë e roleve që mbizotëron sot. Interesante është që në dhjetëvjeçarët e kaluar roli gjinor femëror është liberalizuar më fort se sa i mashkullit. Vërtetë perspektiva e punësimit tek gratë është më e keqe se ajo e burrave, për të mos folur këtu mbi sasinë e të ardhurave. Mirëpo nga shoqëria ndërkohë është më e pranueshme që një grua të bëjë karrierë, ndërsa një burrë që merr rolin e "burrit të shtëpisë" për më tepër se sa disa muaj, si ndër burra ashtu edhe ndër gra ndesh më së tepërmi në mungesë mirëkuptimi.

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimet, gjermanet:
-
Expedition ins Gehirn:Der Große Unterschied
-  Warum Frau und Mann unterschiedlich ticken/3sat/18. Shtator 2006

Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Ndryshimi i madh midis mashkullit dhe femrës
   Dallimi mes gjinive
   Pse gratë mbërdhijnë më tepër ?
   E meta e meshkujve nė tė shprehur
   Mashkulli i gjorë
   Burrat orientohen mė mirė se gratė


 
Kanė tė bėjnė..
· gjini
· kukulla
· vajzë
· rolet gjinore
· Gratë
· burrat
· të menduar
· të vepruar
· ndjenja
· orientim
· empati
· autizmi
· truri
· empati
· ndjenja
· sistem
· motorë
· kompjuter
· savant
· ShBA
· kafshë
· testosteron
· embrion
· shoqëria
· Expedition ins Gehirn
· Der Große Unterschied
· Warum Frau und Mann unterschiedlich ticken
· © Rruzull.net lexo këtu
· gjini
· Kėrko tek lėnda: Gjinitë


Shkrimi mė i lexuar mbi Gjinitë:
Mashkulli i gjorë


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.33
Votues: 27


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Ndryshimi i madh midis mashkullit dhe femrës" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Ndryshimi i madh midis mashkullit dhe femrës (Nota: 1)
nga SYKIQ - Tuesday, 13 November 2007
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) http://syka-ekstra.piczo.com
Normal jena superior per ka dija po mendoj



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.97 sekonda