Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Kafshė ]

·Lloje kafshësh të rrezikuara për t\'u zhdukur
·Macja, kafshė shtėpiake qė prej neolitit
·Sa të zgjuar janë delfinët ?
·Pëllëmba që ngjisin pas sipërfaqeve.

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 32 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Në gjurmim të burimit të rinisë
Data e botimit: Wednesday, 27 December 2006
Lėnda: Përjetësi
Një nga çështjet e fundit më të mëdha të njerëzimit është: Si të moshohemi duke mbetur të rinj ? Studiuesit janë në gjurmim të kësaj gjëze. Vitaminat, studimet gjenetike, të ngrënët më pak apo lëvizja - cila është e fshehta e burimit të përhershëm të rinisë ? Një krimb mund të na jepte përgjigje. Emri i tij: C. elegans. Shkencëtarët kanë gjashtëfishuar gjenetikisht jetëzgjatjen e tij.


Rreja Caenorhabditis
elegans (br-online.de)
Normalisht rreja Caenorhabditis elegans jeton 20 ditë. Përmes ndezjes dhe shuarjes së një gjeni të vetëm rritet mosha e tij mesatare në 120 ditë. Kjo e transmetuar te njerëzit do të thonte: Ne mund të jetonim deri në 500 vjet - duke gëzuar shëndet të plotë. Lënda gjenetike e këtij krimbi është në dy të tretat e njëjtë me të njeriut. Por mbi të gjitha trupi i tij një milimetër i gjatë është i tejdukshëm dhe prandaj qelizat e tij dallohen qartë kur shihen me mikroskop.
Studiuesit amerikanë kanë zbuluar gjenin "daf-2", që i përket sistemit kontrollues të insulinës. Nëse ky gjen çaktivohet, gjashtëfishon jetëzgjatjen. Krimbi i ndryshuar gjenetikisht jo vetëm që rron më tepër, ai mbetet gjithashtu me shëndet të plotë. Një zbulim revolucionar - por jo i tjetërsueshëm në shkallën një me një tek njerëzit.

Oksigjeni shkatërron DNA-në

Nuk ka dyshim që të ashtuquajturat radikale të lira - grimca agresive oksigjeni  - sulmojnë lëndën tonë gjenetike, DNA-në, përgjatë jetës. Përgjatë shkatërrimit të ngadaltë trupi ynë mplaket. Pra: oksigjeni për të cilin kemi nevojë për të jetuar, bën vrima-vrima DNA-në tonë pak e nga pak. Ky proces mund të shihet qartë tek një mollë. Nëse kafshon një kokërr mollë, oksigjeni hyn në tulin e kësaj peme - molla bëhet e kaftë. Në mënyrë krejt të ngjashme oksigjeni mplak qelizat e trupit tonë.

Më pak është më tepër

Duket gjithashtu qartë që mënyra jonë e të ushqyerit ka një ndikim të madh në procesin e plakjes. Eksperimentimet me gjëtë e gjalla kanë treguar se mijtë e manipuluar gjenetikisht - katër herë më të shëndoshë se anëtarët e tjerë të kësaj qenieje - jo vetëm që u sëmurën më shpejt se minjtë e dobët, por u plakën edhe më shpejt. Pak nënpeshë duket të jetë e volitshme për shëndetin. Ka disa shembuj që e mbështesin këtë dukuri.


Perime e zarzavate
(br-online.de)
Ishulli i pleqve
Në ishullin japonez Okinawa (shqip. Okinaua) njerëzit rrojnë më gjatë se tjetërkund. Atje jetojnë më tepër njëqindvjeçarë se në ndonjë vend tjetër të botës. Ndërsa u vizituan, ra në sy, që të gjithë gëzojnë shëndet të mirë por janë pak nën peshë. Njerëzit në Okinawa hanë para së gjithash perime e zarzavate të freskëta, alga deti dhe peshq - lëndë të rëndësishme ushqyese, pak kalori. Përveç kësaj pleqtë mbahen në formë duke lëvizur, shumë shkojnë përditë për të peshkuar dhe bëjnë gjimnastikë. Edhe një faktor vendimtar: Ata jetojnë larg nga qyteti i madh pa stres dhe rrëmbim.

Kundër plakjes nuk ka ndonjë recetë.



Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja BR-Online/Dem Jungbrunnen auf der Spur
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Në gjurmim të burimit të rinisë
   Ribërja e njerëzimit
   Kevin Warwick - kiborgu i parë në botë
   Përjetësi për njerëzit ?
   Shquhet gjeni i mplakjes
   Mplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjenesh
   Deri sa vjet mund të rrojnë njerëzit ?


 
Kanė tė bėjnė..
· gjëze
· krimb
· Shkencëtar&eum
· rre
· Caenorhabditis elegans
· Lënda gjenetike
· radikale të lira
· DNA
· trupi
· oksigjen
· mollë
· tul
· qeliza
· mijtë
· nënpeshë
· shëndet
· Okinawa
· perime
· alga deti
· peshq
· kalori
· pleqtë
· gjimnastikë
· stres
· rrëmbim
· recetë
· Dem Jungbrunnen auf der Spur

· © Rruzull.net lexo këtu
· Kėrko tek lėnda: Përjetësi


Shkrimi mė i lexuar mbi Përjetësi:
Deri sa vjet mund të rrojnë njerëzit ?


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.5
Votues: 12


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Në gjurmim të burimit të rinisë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.69 sekonda