Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Gėnjeshtrat ]

·Njė metodė e re pėr tė zbuluar gėnjeshtrėn
·Gënjeshtrat dhe zbuluesit e tyre
·Gėnjeshtarėt

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 49 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A

Nga kajtazi - Monday, 11 December 2006

Projekti për zhvillimin e këtij aeroplani është zhvilluar mbi bazë të programit ADP (Advanced Division Product) dhe është realizuar nga kompania “Lockheed”, ku prototipi i parë ka fluturuar së pari në muajin dhjetor të vitit 1977. Fazat e zhvillimit të tij ende nuk janë bërë publike, pos që zyrtarisht është njoftuar se 6 prej tyre së pari janë përdorur në natën e 19 dhe 20 dhjetorit të vitit 1989 gjatë intervenimit amerikan në Panama.

(Vijon nga Teknologjia Stealth)


 

Gjatë aksionit »Kanioni El Dorado« i zhvilluar kundër Libisë në prill të vitit 1986, zyrtarisht është bërë e njohur se në të kishin marrë pjesë aeroplanët A-6, A-7, F-18 dhe F-111. Edhe pse askund deri sot nuk është konfirmuar përdorimi i aeroplanit F-117A, sipas të gjitha gjasave, ai është përdorur në këtë sulm. Këtë e përforcon e dhëna se në mes të dhjetorit të vitit 1985, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Kaspar Ueinberger në bisedë me kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Theçër, për temë bisede kanë pasur dy çështje. Njëra kishte të bënte për »gjuajtësin super-sekret F-117A«.[1] Ndonëse të dhënat për bisedën rreth aeroplanit F-117A nuk janë publikuar, ngjarjet e mëvonshme lënë për të kuptuar se gjatë këtij takimi është arritur marrëveshja për dislokimin e këtyre aeroplanëve në bazat britanike nga ku është sulmuar Libia.

Veç kësaj, të gjitha rrethanat e zhvillimit të sulmit kundër Libisë flasin për atë se në këtë aksion është përdorur aeroplani F-117A. Disa nga rrethanat të cilat çojnë në atë fakt është se gjatë këtij sulmi është përdorur ky aeroplan dhe se vetëm përmes tij ishte e mundshme që të mbërrihet befasi e plotë dhe këto janë: 1. Një operacion i kufizuar si ky kundër Libisë, ka mundur të zhvillohet pa pjesëmarrjen e bombarduesve F-111 të dislokuar në Britani. Në kuadër të Flotës së Gjashtë amerikane, e cila ndodhej në Detin Mesdhe, vetëm në aeroplanmbajtëse kishte efektiva të mjaftueshme për zhvillimin e një operacioni edhe më të madh. Fluturimi i F-111 nga bazat britanike është bërë për të kamufluar përdorimin e F-117A. 2. Sikur të përdorej aviacioni i identifikuar nga radarët, përkundër luftës së fortë elektronike, nuk do të arrihej një befasi e shkallës çfarë u arrit gjatë këtij sulmi dhe atë për disa arsye; Së pari, po të merret parasysh e dhëna se sistemi i vëzhgimit dhe lajmërimit ajror dhe bateritë raketore të mbrojtjes kundërajrore të Libisë, ishte nën mbikëqyrje të oficerëve sovjetikë, është i pa shpjegueshëm fakti se si asnjë radar libian nuk ka arritur që paraprakisht të identifikojë ndonjë fluturim të dyshimtë drejt territorit libian. Së dyti, nga 12 marsi i vitit 1986, ShBA dhe Libia, ndodheshin në gjendje lufte të pashpallur, pasi bateritë raketore të mbrojtjes kundërajrore të Libisë, kishin lansuar raketa në drejtim të aeroplanëve amerikanë që operonin në Detin Mesdhe afër brigjeve të Libisë. Me këtë rast, organet zyrtare të Libisë deklaruan për rrëzimin e pesë aeroplanëve amerikanë, gjë të cilën amerikanët e mohuan dhe e konsideruan provokim të rëndë. Në gjendjen e krijuar pas kësaj, ushtria e Libisë e veçanërisht mbrojtja kundërajrore, kaloi në gjendje alarmi. Sidomos, pas njoftimit të marrë më 13 prill nga BRSS se amerikanët po përgatitnin sulm ajror kundër Libisë, forcat e mbrojtjes kundërajrore u vunë në gatishmëri të plotë luftarake dhe në çdo moment e pritnin sulmin. Duke i marrë parasysh këto dy rrethana, është i pashpjegueshëm fakti se si ka mundur të realizohet në qetësi të plotë goditja e parë në orën 03:35 të 15 prillit të vitit 1986.
S-125
Ekspertët sovjetikë këtë e kanë shpjeguar duke thënë se njëri nga shkaqet e goditjes efektive amerikane është ai se konfiguracioni i rrafshët i territorit të Libisë u ka mundësuar aeroplanëve amerikanë fluturim në lartësi të ulëta nga 70 deri 50 metra dhe kjo ishte arsyeja e reagimit të dobët të mbrojtjes kundërajrore në përgjithësi. Sado që në shikim të parë kjo dhe mund të merret si fakt real, këtë mund ta demantojë prania e rreth 300 sistemeve lansuese të raketave kundërajrore, ku dominonin sistemet S-125[2] dhe ZRK-SD Kub 3M9[3]. Këto sisteme të lansimit të raketave kundërajrore janë lëvizëse dhe kanë radar po ashtu lëvizës, i cili mund të bëjë identifikimin e objekteve të cilat fluturojnë ulët. Të gjitha këto sisteme, gjatë kohës kur u zhvillua vala e parë e goditjes duhet të ketë qenë në efiçencë dhe vetëm kjo do të ishte e mjaftueshme për të alarmuar praninë e aeroplanëve armik në territorin e Libisë.
Ushtria e Libisë për sulm ndaj vendit të tyre, mësoi vetëm kur i dëgjoi krismat e bombave të lansuara nga objektet e paidentifikuara, të cilat së pari i goditën qendrat radarike dhe sistemet e lansimit të raketave kundërajrore. Edhe në valën e dytë goditëse të orës 04:00 kur sulmet u përqendruan në Tripoli dhe Bengazi, mund të jenë përdorur aeroplanët F-117A, ndërsa në valën goditëse të orës 16:00 dhe sulmet në vazhdim, është përdorur aviacioni, i cili ekspozohet ndaj rrezatimit të radarëve. Një goditje e tillë e befasishme ka bërë që rreth 300 aeroplanë luftarakë të Libisë të jenë jashtë funksionit. Të habit fakti i mosangazhimit të rreth 80 gjuajtësve MiG-25, të cilët ishin destinuar kryesisht kundër bombarduesve amerikanë. Ndonëse edhe kjo më vonë u tentua të justifikohet me një urdhër ndalimi të përdorimit të tyre nga vet udhëheqësi i Libisë, M. Gadafi. Shkak kryesor i mospërdorimit të tyre duhet të ketë qenë goditja e befasishme në valën e parë, ku amerikanët arritën që të shkatërronin sistemin e vëzhgimit dhe të lajmërimit ajror të Libisë, pa të cilin këta aeroplanë nuk kanë efektivitet.

figurė

F-117A (1000aircraftphotos.com)
Ajo që e përforcon edhe më shumë atë se F-117A së pari është përdorur gjatë sulmit në Libi, është fakti se taktikat e sulmeve të mëvonshme ajrore të amerikanëve, ku zyrtarisht është pranuar përdorimi i këtyre aeroplanëve, kanë ngjashmëri të madhe në taktikën e përdorur në »Kanjonin El Dorado«.
Përdorimi masiv i këtyre aeroplanëve së pari është bërë në vitin 1991 gjatë luftës së Gjirit Persik ku asnjë prej tyre nuk është rrëzuar. Gjatë gjithë fushatës ishin angazhuar 42 aeroplanë të këtillë, të cilët në thellësi të territorit irakian kanë zhvilluar 1.271 fluturime luftarake, gjatë të cilave kanë hedhur mbi 2.000 bomba dhe raketa dirigjuese. Kur merret parasysh e dhëna se pjesa më e madhe e fluturimeve janë zhvilluar në zonën rreth Bagdadit dhe dihet që kjo zonë ishte më së shumti e mbrojtur nga mbrojtja kundërajrore irakiane, kjo në radhë të parë dëshmon për cilësitë e këtij aeroplani, ndërsa në radhë të dytë dëshmon se sa e paefektshme është mbrojtja kundërajrore pa mbështetje radarike.
Gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave të vitit 1999, amerikanët angazhuan një numër të konsideruar të F-117A, ku gjatë një aksioni, në mbrëmjen e 27 marsit në territorin e Serbisë, 60 kilometra në perëndim të Beogradit, është rrëzuar një prej tyre. Në një deklaratë dhënë pas lufte për agjencinë »Rojters« piloti amerikan Poll Keller, deklaron se »rrëzimi i aeroplanit F-117A ishte rastësi« [4] Meqë ndonjë rrethanë më detaje për rrëzimin e këtij aeroplani ende nuk është publikuar, atëherë ka hapësirë për spekulime të ndryshme. Megjithatë, F-117A për një kohë do të jetë aeroplani më i përsosur në botë.
Si në rastin e Irakut në vitin 1991, ashtu edhe kundër Jugosllavisë në vitin 1999, F117A u përdor në fazën e parë të sulmit në kombinim me raketat kryqëzore Tomahawk. Me një fjalë, ai është aeroplan i radhëve të para. Në fazën e parë të sulmit ajror, përmes tij u goditën objektivat e mbrojtura mirë nga mbrojtja kundërajrore; si qendrat komanduese, stacionet radarike, qendrat e ndërlidhjes, sistemet raketore kundërajrore, ku u arrit që në masë të madhe të eliminohen pengesat për veprim të aviacionit të ekspozueshëm ndaj radarëve, si dhe u paralizua mbështetja elektronike e çfarëdollojshme për aviacionin armik. Kjo strategji e përdorimit të këtyre aeroplanëve i pati efektet e saj në te dyja sulmet ajrore ku është përdorur masivisht ky aeroplan. Në kuadër të sistemit për luftë elektronike, ai e ka të instaluar edhe sistemin për identifikimin e burimit të rrezeve radarike dhe për goditjen e radarëve është i armatosur me raketa antiradarike Harm. Nga ky shkak, pjesa më e madhe e radarëve irakianë dhe jugosllavë ishin të fikur gjatë gjithë kohës sa kanë zgjatur operacionet ajrore dhe kështu mbrojtja kundërajrore raketore, pothuaj në të dyja rastet ishte jashtë përdorimit. Veprimi i tij vetëm gjatë natës, ka bërë që edhe artileria kundërajrore të jetë jashtë përdorimit efektiv.
Karakteristikat tekniko-taktike të këtij aeroplani janë: Është i pajisur me dy motorë General Electric F404-GE-F1D2, të cilët nuk disponojnë kthinën e forcazhës dhe përmes tyre mund të arrihet shpejtësi afër 1.200 km/h. Lënda djegëse digjet pa gjurmë, pa gazra të kondensuara dhe pa tym. Për këtë arsye, gjatë fluturimit dëgjohet shumë pak. Po ashtu konstrukti i pjesës ku lirohen nxehtësia e lëndës djegëse, mundëson që gazrat e nxehta të dalura nga motori të përzihen me ajrin e ftohtë dhe të zvogëlojnë mundësinë e zbulimit nga rrezatimi termik dhe lirimin e rrezeve infra të kuqe. Po ashtu ky aeroplan disponon me pajisje elektronike të përsosur, kamera me infra të kuqe, shënjestër laseri, sensorë për grumbullimin e të dhënave, etj.
Është në dimensione të vogla, hapësira e krahëve është 65, 50 m. katror, gjerësia e krahëve 13,21 m. gjatësia 20,15 m.
Në kuadër të armatimit të tij, përfshihen kryesisht bomba të dirigjuara me laser të modeleve BLU-109, GBU-10 dhe GBU-27, ndërsa për luftë në ajër është i armatosur me raketa AIM-9L.

Gjatë aksionit »Kanioni El Dorado« i zhvilluar kundër Libisë në prill të vitit 1986, zyrtarisht është bërë e njohur se në të kishin marrë pjesë aeroplanët A-6, A-7, F-18 dhe F-111. Edhe pse askund deri sot nuk është konfirmuar përdorimi i aeroplanit F-117A, sipas të gjitha gjasave, ai është përdorur në këtë sulm. Këtë e përforcon e dhëna se në mes të dhjetorit të vitit 1985, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Kaspar Ueinberger në bisedë me kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Theçër, për temë bisede kanë pasur dy çështje. Njëra kishte të bënte për »gjuajtësin super-sekret F-117A«. Ndonëse të dhënat për bisedën rreth aeroplanit F-117A nuk janë publikuar, ngjarjet e mëvonshme lënë për të kuptuar se gjatë këtij takimi është arritur marrëveshja për dislokimin e këtyre aeroplanëve në bazat britanike nga ku është sulmuar Libia.

Më tej: Aeroplani B-2


[1] Kolin Pauell, Udhëtimi im amerikan, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1999, f. 227.
[2]
Emrimi i NATO-s SA-3 Goa.
[3] Emrimi i NATO-s SA-6 Gainful
[4] Erik Kirshbaum, Kosova sot, Prishtinë, 06.06.2000. f. 4



Fadil Kajtazi – Gjilan
fadilkajtazi@hotmail.com





Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
   Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2
   Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A
   Teknologjia Stealth
   Një avion luftarak pa pilot
   Aeroplani Lockheed SR-71 Blackbird: më i shpejti dhe më lart i fluturu
   Aeroplani Lockheed C-130 Hercules: një mbartës që mund të zb


 
Kanė tė bėjnė..
· Teknologjia Stealth
· [1]
· ShBA
· [2]
· [3]
· [4]
· Aeroplani B-2
· [1]
·
[2]

· [3]
· [4]
· Kėrko tek lėnda: Aero-luftarakë


Shkrimi mė i lexuar mbi Aero-luftarakë:
Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.75
Votues: 4


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A (Nota: 1)
nga Parid - Thursday, 21 December 2006
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Vijon nga shkrimi i meparshem....
Avioni F-117 duke u nisur dhe nga konsiderimet mbe tekniken e vezhgimit per hire te se vertetes duhet thene, se ai arrine ti rreflektoje ne drejtim jo drejt burimit rrezet e radarit, bashku kjo teknike (qe eshte kryesorja) me perdorimin e materialeve pjeserisht absorbues pra ulin rrezatimin qe kthehet pas (pra nuk e qojne ne zero) bejne mundesine e tije qe te jete "Stealth", por problemi i tije qendron nga ana ushtarake ne njohjen e vendosjes se radareve perse kjo gje nisur nga teknika e pozicionimit te siperfaqeve te tija nqs ne kemi radare te levizshem pra qe vend ndollja e tyre eshte e pa percaktuar dhe bejme diòka inteligjente duke bere ndezjen e tyre me nganjehere pra duke mos dhene mundesi percaktimin e tyre si pozicion (çdo tot sec o min) ndodh qe rrezja e tyre (ose dhe nje rradri tjeter....fiks) te godasi siperfaqen e F-117 ne menyre te tille (perpendikulare) qe rrezja e tije te kthehet pas (kujtoni qe ky avion

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.53 sekonda