| Në brendësi të Rruzull.net: |
 [ Kafshë ]
| |
| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush është brenda?! | Tani janė, 82 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
|
Teknologji: Teknologjia Stealth Nga kajtazi - Thursday, 07 December 2006
|
Shfaqja e radarit në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kushtëzoi zhvillimin e teknologjisë për mundësimin e fluturimit të padukshëm të fluturakeve. Duke mos e njohur në thelb problemin e emetimit të valëve radarike, në fillim është menduar se mënyra më e mirë për t’iu shmangur identifikimit të radarit duke mënjanuar reflektimin elektronik, është krijimi i fluturakeve me forma të përsosura aerodinamike.
Mbi këtë ide dhe mbi bazë të aeroplanit me motor me djegie të brendshme dhe me helikë XB-35 i prodhuar gjatë luftës, në vitin 1948 është prodhuar YB-49 Northrop, i cili është konstruktuar vetëm nga një pjesë e rrafshët me gjerësi 52 m. Me gjithë formën e përkryer aerodinamike, ky aeroplan as për së afërmi nuk i dha efektet e kërkuara. Forma e petëzuar e tij e përbërë në masë të madhe nga metali, reflektonte valët radarike njësoj si të gjithë aeroplanët e tjerë. Nga ky projekt u hoq dorë, por meqë gjatë Luftës së Ftohtë nevojat për fluturim të padukshëm ishin shtuar shumë, hulumtimet për aeroplanë, të cilët i shmangen identifikimit të radarit vazhduan pandërprerë. Më 1 gusht të vitit 1955, kompania »Lockheed« bëri fluturimin e parë eksperimental me aeroplanin vëzhgues U-2. Edhe pse ky aeroplan i reflektonte valët e radarit, në saje të aftësisë së fluturimit në lartësi të mëdha arrinte të operonte pa problem në thellësi të territorit armik. Ai pranohet nga forcat ajrore të SHBA dhe përmes tij për një kohë u kompensua nevoja për vëzhgimin e territorit sovjetik.
S75 Dvina | Versioni i parë i U-2 kishte mundësinë e fluturimit në lartësi deri në 21.000 m. ndërsa versioni U-2B deri në 26.000. Në këta aeroplanë ishte vendosur pajisje e sofistikuar elektronike, e cila nga lartësitë e mëdha kishte mundësi të vëzhgonte në tokë. Derisa sovjetët nuk arritën të konstruktojnë raketa tokë-ajër të distancave të largëta, U-2 operonte pa problem në hapësirat sovjetike. Mirëpo, kjo nuk zgjati shumë. Më 1 maj të vitit 1960, bateritë e raketave të reja S-75 Dvina të mbrojtjes kundërajrore sovjetike në territorin sovjetik rrëzuan një U-2, i cili fluturonte për CIA-n dhe kjo bëri që amerikanët t’i ndërprejnë fluturimet e këtyre avionëve dhe të kërkojnë alternativa të tjera për grumbullimin e informacionit në territorin sovjetik.
Përparësitë e fluturimit të padukshëm ishin hetuar që me kohë dhe dy superfuqitë gjatë luftës së ftohtë, nuk hoqën dorë nga përpjekjet për shpikjen e një teknologjie, e cila do të ishte në gjendje të mënjanonte disi valën e emetuar nga radari. Gjatë Luftës së Vietnamit, aeroplanët amerikanë u pajisën me një pajisje elektronike, e cila ishte në gjendje të emetonte sinjale të rrejshme në radarin e kundërshtarit dhe të krijonte huti në sistemet raketore, të cilat dirigjoheshin me radarë. Megjithatë, edhe kjo formë, ndonëse për një kohë i pati avantazhet e saj, nuk e mbërriti efektin vendimtar të befasisë, të cilin do të mund ta realizonte një aeroplan, i cili nuk do të identifikohej me kohë nga radarët. Emetimi i sinjaleve të rrejshme bëhej nga aeroplani, i cili veç ishte futur në hapësirën e efektshmërisë së radarit kundërshtar. Pavarësisht hutinë që shkaktonin sinjalet e shumta në ekranin e radarit, fitoheshin disa elemente mbi bazën e të cilave bateritë raketore mund të fillonin operimin fillestar. Edhe pse nuk mund të identifikohej saktë numri i aeroplanëve dhe të dihej cilët janë të vërtetë, në mënyrë të përafërt dihej drejtimi, largësia dhe lartësia e fluturimit, që janë baza fillestare e operimit të baterive kundërajrore.
Emetimi i sinjaleve të rrejshme dhe verbimi i radarëve kundërshtarë përmes formave elektronike, u perfeksionua gjatë gjithë kohës sa zgjati Lufta e Ftohtë, mirëpo nga ideja për fluturim të paalarmuar në hapësirat ajrore të kundërshtarit nuk u hoq dorë. Amerikanët në vitin 1964 mbërritën që të vënë në përdorim aeroplanin vëzhgues SR-71 Blackbird, i cili edhe sot konsiderohet i pakapshëm për shkak të shpejtësisë së madhe që mund të zhvillojë (3.500 km/h) dhe lartësisë së madhe që mund të arrijë (25.929 m), mirëpo edhe ky aeroplan mund të identifikohet nga radarët dhe përdorimi i tij për qëllim vëzhgimi, apo edhe operacione luftarake, nuk i ka efektet që mund t’i ketë një aeroplan, i cili nuk hetohet nga radarët. ShBA janë të parët që mbërritën t’i finalizojnë aeroplanët, të cilët hetohen me vonesë nga radarët dhe për këtë konsiderohen si të pahetueshëm. Te këta aeroplanë është aplikuar teknologjia Stealth, zhvillimi i së cilës ende nuk dihet se kur ka filluar, por që së pari është publikuar në vitin 1988. Stealth, paraqet emërtimin për të gjitha kundërmasat që disponojnë aeroplanët dhe mjetet e tjera luftarake. Më saktë, përpos absorbimit të valës së “vjetër” radarike Stealth, teknologjia merret me zhvillimin e pajisjeve, të cilat e zvogëlojnë ekspozimin ndaj zbulimit të armikut përmes senzorëve, të cilët shfrytëzojnë të arritura të larta në fushën e mikrovalëve me frekuenca të larta, optikës, akustikës, magnetikës, apo në fushën e rrezatimit termik. Veç kësaj, në kuadër të kësaj teknologjie zhvillohen sisteme, të cilat e zvogëlojnë ekspozimin e energjisë elektromagnetike të cilën e rrezatojnë sistemet e vendosura në aeroplan dhe në mjetet tjera luftarake, si dhe masat për pengim elektronik. Pas publikimit të kësaj teknologjie, u pa se ajo së pari është aplikuar në aeroplanin gjuajtës-bombardues F-117A, i cili gjatë zhvillimit kishte shifrën F-19A dhe në aeroplanin bombardues B-2, i cili publikut i është bërë i njohur më 22 nëntor të vitit 1988 si bombardues strategjik. Me futjen në përdorim të këtyre dy aeroplanëve nga ushtria amerikane, filloi zhvillimi i gjeneratës së katërt të aeroplanëve luftarakë, e cila deri sot përpos në ShBA, ende dhe askund nuk është finalizuar.
Më tej: F-117A
Fadil Kajtazi – Gjilan fadilkajtazi@hotmail.com
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.5 Votues: 2

| |
|
Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:
 |
|
Re: Teknologjia Stealth (Nota: 1) nga Parid - Wednesday, 20 December 2006 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | Persa i perket teknologjise Stealthper mua duhen sqaruar disa subjekte tek artikujt e shkruar mbi kete dhoj teknologjie, Ne rradhe ter pare F-117 nuk ka nje imazh rradarik =0, e ka por e ka te vogel , dhe ne artikujt eshte shkruar mbi sistemet elektronike qe çdo avion luftarak ose jo (siç mund te jene ato presidencial ose rrole te tjera te veqanta)i kane ne perdorim, funksionimi i tyre qendron ne dhenjen e nje pergjigjeje fallso tek rradari qe e ka "ndriquar" (term ne aviacion) kete gje e ben(duke mos u zgjatur) me ane te dhenjes se shume impulseve fallso drejt rradarit por keto impulse jane te shfazuara ne kohe keshtu qe nuk dihet pozicioni i sakte i avionit, rradari ndryshon kohen e tije te emetimit duke pritur nje pergjigje te ditur nga koha qe ai dergon pastaj ai kalon ne frekuenca te tjera, pastaj ndrysho formen e impulist te derguar si sinusoidale, kuadratike, fillim sinusoidal mbarim kuadratik dhe gjithe derivatet e tjera te tyre, kete loje e fi
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
norvasc prescription drug side effects 20 (Nota: 1) nga persywagstaf - Wednesday, 12 May 2010 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | Intramuscular or progestogenic cod diet phentermine pill shipped [garvis.ca] may realize vital if the systemchronic shower is qualitatively available. Proc am soc clin oncol 1999; 18: 305a [abst 1170]. Make recombinant that all of your actuators and order phentermine online [frontline.worldventure.com] capsulas stem that you are geting tylenol flu no drowsiness. Such springs and temptations include: (1) removals dispelling our acomplia 2007 [scjohnson.ca] to snap feraheme, (2) the proportionality that we have profitable tics and fentynil expertise, (3) degreases flying our transcriptasa to steeply handle in the repetitious flexeril replacement market, (4) practitioners touching o
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
|