Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Kompjuter
[ Kompjuter ]

·Fjalori i shqipes e programe ndihmėse falas pėr kompjuterin tėnd
·Kodi i Windows nė internet
·OLED - Ekranet organike tė sė ardhmes
·Prodhohet laptopi që të jep pamje trepërmasore
·Njė zbulim i fundit do tė sjellė kompjutera mė tė shpejtė.
·Ruajtės holografik i tė dhėnave (HDS)
·Ndreq njė gabim shfrytėzimi ekrani nė Windows 2000/WinXP !
·Si mund tė lidh kompjuterin me televizorin ?
·Cifėl 'e dyfishtė' qė premton kompjutera mė tė shpejtė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 16 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Ēėshtje shqiptare: Origjina e shqiptarëve
Data e botimit: Monday, 04 December 2006
Lėnda: Historia e Shqipėrisė
Historia e ShqipėrisėOrigjina e shqiptarëve është bërë prej disa kohësh çështje debati ndër historianë. Shqiptarët janë një popull që flet shqip, një gjuhë indo-evropiane. Ndonëse leksiku përmban disa fjalë greke, latine dhe turke, gjuha në vetvete nuk ka të afërm të tjerë të gjallë, duke e bërë të vështirë për ta përcaktuar se nga cila gjuhë e vjetër ballkanase ka rrjedhur.

Vendi i prejardhjes
Vendi ku u formua shqipja është gjithashtu i diskutueshëm, por duke studiuar gjuhën mund të mësojmë se shqipja është formuar më tepër në një zonë malore sesa fushore apo bregdet: ndërkohë që fjalët për bimët dhe kafshët që janë karakteristike në zonat malore janë krejt origjinale, emrat për peshqit e detit dhe ato për veprimtaritë bujqësore, (të tilla si plugimi) janë të huazuara nga gjuhët e tjera.

Studiuesi Georg Stadtmüller duke shqyrtuar etimologjinë e emrave të bimëve në shqip ka arritur në përfundimin se Urheimat'i (= vendi i të parëve) historik dhe gjuhësor i shqiptarëve duhet kërkuar në rajone në lartësinë 600 metra mbi nivelin i detit, që është zona gjeobotanike e pyjeve të thatë.

pyjet e thatė
Pyjet e thatë në Ballkan
Pyjet e thatë subtropikalë si ç'mund të shihen (me të verdhë) nga kjo hartë e bërë nga Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara gjenden sot në Ballkan në zonat malore të Shqipërisë së sotme, Kosovës, Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe në zonat malore pranë bregdeteve të Kroacisë dhe Malit të Zi.

Nga ana tjetër mungesa e fjalorit të trashëguar detar mund të mos thotë gjë. Dimităr Dečev (shqip. Dimiter Deçev) në Charakteristik der thrakischen Sprache (Karakteristike të gjuhës trake), Sofia, 1952, faq. 113, thotë se shqiptarët kanë pasur një fjalor detar por e kanë humbur.
Eqrem Çabej në “VII Congresso internazionale di scienze onomastiche, 4-8 Aprile 1961, 248-249” (Kongresi VII ndërkombëtar i shkencave onomastike, 4-8 Prill 1961) ka argumentuar për praninë aktuale të disa fjalëve të vjetra të ruajtura.
Eric Hamp (shqip. Erik Hemp) thotë se këto fjalë janë në pjesën më të madhe jobindëse në vetvete: det (e afërm me fjalën angleze 'deep, depth' = thellë, thellësirë) mund të ishte fjala për cilado ujëra të thellë. Pyetjes sime në një forum të gjuhëve indo-evropiane më 2002-shin mbi atë se si është e mundur që shqiptarët e lashtë nëse nuk kanë jetuar pranë detit prapë të kishin një fjalë origjinale për këtë gjë që nuk e kishin parë studiuesi polak Piotr Gasiorowski (shqip. Pjotër Gasiorovski) i përgjigjet se ai është i mendimit se përvoja e dorës së parë nuk është e domosdoshme në këto raste dhe se kjo fjalë duhet të ketë qenë pjesë e trashëgimisë getike të parashqiptarëve dhe që nuk humbi përgjatë baritjeve të tyre në brendësi të steresë. Lidhjet tregtare me krahinat bregdetare duhet të kenë mjaftuar për t’u kujtuar atyre që deti ekziston. Si shembull ai merr përhapjen e fjalës luan ndër sllavë përpara se këta ta kenë parë vetë këtë kafshë. Ky shembull mund të mos qëndrojë plotësisht nga ana logjike kur arsyetohet se fjala det është e trashëguar në shqip ndërsa fjala e përdorur për luanin në gjuhët sllave është e huazuar nga gjuhët gjermanike.

Va, mat, valë mund të përdoren për ujëra të ndryshme. Aq më tepër va mendohet që mund të jetë e huazuar nga fjala latine vadum me të njëjtin kuptim.
Fjalë si grykë (ngushticë) janë metafora të lehta (fyt).
Gjithashtu anije (anë, shum. enë), bile Gasiorowski  më jep mësim duke më treguar se kjo fjalë është krahasimisht e re, e studiuar mirë më vonë nga vetë etimologët shqiptarë si  Dodbiba (1972), hasur për herë të parë në shek. e 19-të në një shkrim të arbëreshëve të Italisë si ani dhe pranuar nga shqiptarët në Kongresin e Manastirit më 1908-n në formën toske anije.
Poashtu, sipas Hamp, edhe disa pjesë të tjera të një barke (ballë, pëlhurë, shul, lugatë që i përket fjalës lugë) kuptohen lehtë si metafora; likurishtë (krahas. likurë, lëkurë) dhe shumë emra të tjerë, shpeshherë që shihen qartë që janë fjalë të përbëra  (faq. 249), janë përshkruese dhe mund të jenë shfaqur në përdorimet e dëshmuara ndoshta në pothuajse cilëndo kohë.
Fjala ngjalë < *engella, edhe sikur të ishte e lidhur me fjalën ilire 'Eggelanev' nuk ka si kusht patjetër detin. Për më tepër Gasiorowski thotë se edhe kjo fjalë është e huazuar nga latinishtja anguilla.

Kështu na mungon akoma një trup i vërtetuar morfemash detare anase, që nuk ka lidhje të tjera morfologjike ose kuptimore brenda gjuhës që mund të kishin bërë të mundur përcjelljen. Për këtë lloj diskutimi, vetëm format e veçuara do të ishin bindëse.

Në Kuvendin e Rruzullit nën Prejardhjen e fjalëve shqipe anëtarët që kanë dëshirë mund të hedhin fjalë detare shqipe të cilat mendojnë se plotësojnë kushtet e parashtruara nga Hamp. Më pas mund të lusim studiuesin Abdullah Konushevci – që ka nxjerrë kohët e fundit Fjalorin e Trashëgimisë Shqipe – t’u hedhë një sy fjalëve të mbledhura dhe të na japë ndonjë mendim mbi etimologjinë e tyre.

Mund të merret me mend që shqiptarët e lashtë nuk jetonin në Dalmaci, pasi ndikimi latin mbi shqipen është më tepër i llojit të origjinës së Romancës Ballkanike (që u zhvillua në rumanishte) sesa i origjinës dalmate. Ky ndikim i Romancës Ballkanike përfshin fjalët latine që shfaqin shprehje të folure dhe ndryshime kuptimi që gjenden vetëm në rumanishte dhe jo në gjuhët e tjera romance. Duke ia shtuar këtë fjalëve të përbashkëta vetëm për shqipen dhe rumanishten, mund të pranojmë si të vërtetë se rumunët dhe shqiptarët kanë jetuar dikur pranë njëri-tjetrit. Në përgjithësi sipërfaqet ku kjo mund të ketë ndodhur gjykohet të jenë zona të ndryshme që nga Transilvania, Serbia e Lindjes (zona rreth Naissus/Nishit), Kosova dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

gjuhėt romance
Gjuhët romance (Wikipedia anglisht) - kliko këtu për ta parë këtë figurë të zmadhuar

Sidoqoftë rumanishtja e ka pjesën më të madhe të termave bujqësore me origjinë latine, por jo termat që kanë të bëjnë me aktivitete qytetare, gjë që tregon që rumunët ishin popull bujqish në rrafshinat e ulëta përkundër shqiptarëve të cilët ishin në fillim barinj në vendet malore.


zonat ku shqiptarėt mund tė jenė takuar me rumunėt
Zonat me të kuqe mendohet të jenë ato ku shqiptarët kanë jetuar pranë rumunëve

Disa studiues shpjegojnë bile edhe hendekun midis bullgarishtes dhe serbishtes me praninë e një zone ndarëse shqiptaro-rumune në lindje të lumit Moravë (ndonëse ekziston një dialekt ndërmjetës serb, por është i formuar vetëm pas zgjerimit serb në lindje).

Një argument tjetër që mbështet origjinën veriore të shqiptarëve është numri krahasimisht i vogël i fjalëve me prejardhje greke, ndonëse Iliria e Jugut ishte nën ndikimin e qytetërimit dhe gjuhës greke/bizantine, sidomos pas rënies së Perandorisë Romake.

Sidoqoftë, nëse origjina e shqiptarëve duhet kërkuar në pyjet e thata tropikale, duke përjashtuar Dalmacinë, dhe duke ditur nga e njëjta hartë e mësipërme botanike se Transilvania dhe zona e Nishit hyjnë në zonën e pyjeve të butë kontinentalë atëherë zonat që përmbushin kriteret janë po ato zona që banohen edhe sot nga shqiptarët: zonat malore të Shqipërisë, Kosovë e Maqedoni e Veriut.

vijon me Përmendjet e Para të Shqiptarëve

Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimet:
  • Wikipedia Anglisht
  • The Position of Albanian - E Hamp.
  • Blank spot in the Balkans - Istvįn Schütz
  • Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara

    Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Pushkët snajper, mitralozat, kundërblindueset e UÇK-së
       Armatimi i përdorur nga UÇK-ja
       Përgatitja për luftë e shqiptarëve në Jugosllavi
       Çarmatosja e shqiptarëve nga sigurimi jugosllav
       Shqiptarët dhe historia
       Përmendjet e hershme të arbërve
       Origjina e shqiptarëve
       Arbëria e kohës së Skënderbeut


     
    Pyetėsori i shkrimit
    A mendon se shqipes i mungon fjalori i trashëguar detar ?

    Po
    Jo


    [ Rezultatet | Pyetėsorė ]

    Votues: 44
    Komente: 0

    Kanė tė bėjnė..
    · shqiptar
    · historian
    · shqip
    · gjuhë indo-evropiane
    · fjalë
    · bregdet
    · plugim
    · Georg Stadtmüller
    · etimologji
    · mbi nivelin i detit
    · pyjeve të thatë
    · Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara
    · Ballkan
    · Shqipëri
    · Greqi
    · Bullgari
    · Kroaci
    · Malit të Zi
    · Dimităr Dečev
    · Charakteristik der thrakischen Sprache
    · Eqrem Çabej
    · onomastike
    · Eric Hamp
    · det
    · forum
    · getike
    · baritje
    · gjuhët sllave
    · gjuhët gjermanike
    · Va
    · mat
    · valë
    · grykë
    · ngushticë
    · metafora
    · anije
    · enë
    · etimolog
    · Kongresin e Manastirit
    · barke
    · ballë
    · pëlhurë
    · shul
    · lugatë
    · lugë
    · likurishtë
    · lëkurë
    · ngjalë
    · morfema
    · anase
    · morfologjike
    · Prejardhjen e fjalëve shqipe
    · Abdullah Konushevci
    · Dalmaci
    · dalmate
    · rumanishte
    · gjuhët e tjera romance
    · rumun
    · Transilvania
    · Serbia
    · Nish
    · Maqedonia
    · kliko këtu për ta parë këtë figurë të zmadhuar
    · bujq
    · barinj
    · hendek
    · bullgarisht
    · serbisht
    · Moravë
    · dialekt
    · argument
    · Iliria
    · bizantine
    · Perandorisë Romake
    · pyjeve të butë
    · Wikipedia Anglisht
    · The Position of Albanian
    · Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e Kombeve të Bashkuara
    · © Rruzull.net lexo këtu
    · Kėrko tek lėnda: Historia e Shqipėrisė


    Shkrimi mė i lexuar mbi Historia e Shqipėrisė:
    Portret origjinal i Gjergj Kastriotit


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.21
    Votues: 14


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Origjina e shqiptarëve" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

    Re: Origjina e shqiptarëve (Nota: 1)
    nga Amarda - Sunday, 17 June 2007
    (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
    Eshte e vertete se gjuha shqipe nuk ka pasur alfabet deri ne kongresin e Manastirit,por kjo nuk verteton se fjalet te cilat tani konsiderohen si te huazuara nga gjuhet e tjera te jene vertete te tilla.Pse mos te mendojme se te tjeret kane huazuar nga gjuha shqipe???

    Dihet se Iliret ishin populli me i vjeter ne Ballkan dhe ka te dhena qe te bejne te mendosh se ndoshta ishin edhe me te vjetrit ne Europe.Madje Plini tek NATURALIS ISTORIA,ne vellimin e VII,shkruan:"Iliret e kane formuar te paret alfabetin dhe me vone e kane kaluar ate ne gadishullin Apenin..."Pra,ka mundesi qe te kemi pasur edhe nje alfabet Ilir!

    Preloc Martinaj,ne vepren e vet ILIRET FLASIN SHQIP,SHQIPTARET FLASIN ILIRISHT ne baze te ngjajshmerive te ndryshme ne mes te ilirishtes-shqipes dhe gjuheve te tjera te te njejtes vjetersi, apo te nje vjetersie te perafert,vjen ne perfundim se shume fjale te latinishtes e madje edhe te greqishtes se vjeter, e kane pre

    Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.43 sekonda