Lufta e brendshme eshte ndoshta nje karakteristike e perbashket mes njeriut e shimpanzese, paraardhesi me i afert i njeriut te sotem. Gjithashtu, kur nje grup njerezish eshte i lidhur ngushte, si ne rastin e familjes, fisit, kombit, grindjet behen kronike.
Te gjitha
shoqerite njerezore, te kaluara e te tashme jane te prirura te mendojne se kane "nje armik", nje koncept te ndarjes "ne' dhe "ata", dhe ky efekt thuhet se eshte vecanerisht i forte ne shoqeri, ku ka ekzistuar apo ekziston mendesia e ndarjes ne fise e grupe.(Wrangham)
Per shembull, mes klaneve
skoceze, nje Makdonald e urrente nje Kempbell pa ndonje arsye shume kohe perpara se te ndodhte masakra e Glencoes, qe ka hyre ne histori si shkaktari i grindjes. Klanet sot jane pajtuar, por kjo nuk i ndalon pasardhesit e tyre ne periferi te Glaskout te shprehin te njejten besnikeri klanore per skuadrat e futbollit Ranger apo Celtik.(Riddley)
Ne Shqiperine e para luftes grindjet ishin mes grupeve; Zogistet urrenin Komunistet dhe Ballistet urrenin Zogistet e Komunistet bashke, perpara se te ballafaqoheshin haptazi me dhune. Shkaqe paraprake, pervec rivaliteteve edhe mund te kene ekzistuar.
Ne Shqiperine komuniste ndarjet ishin brenda grupit (partise); Hoxha kunder Xoxes, Shehu kunder Hoxhes, Hazbiu kunder Ballukut, qe grindeshin dhe urrenin njeri tjetrin shume kohe perpara se njeri te eleminonte tjetrin. Ketu duket se cdo person brenda grupit mendonte se personi tjeter ishte rival, kundershtar, "armik", efekt i konceptit te ndarjes "une' dhe "ai"
Ne periudhen pas komuniste, grindjet mes grupeve jane mbizoteruese; Demokratet urrejne socialistet e anasjelltas. Keto dy forca kryesore urrejne edhe cdo parti tjeter qe shoqerohet me grupimin e kundert me ta. Cdo grup, cilido qofte, po te jete rival, automatikisht eshte kundershtar. Ketu duket se cdo grup priret te mendoje se grupi tjeter eshte rival, kundershtar, "armik", efekt i konceptit te ndarjes "ne' dhe "ata"
Ne fakt aq i gdhendur eshte koncepti "ne" dhe "ata', sa qe njeriu eshte i prirur te hidhet kunder grupit tjeter vetem per te fituar emer, grade e pozite. Ne librin e tij "Chimpanzee Politics", autori de Waal thote se tek shimpanzea mbizoteron koncepti i ndarjes "une" dhe "ai" dhe nje shimpanze perpiqet te siguroje nje status me te larte ne grup duke luftuar jo kunder grupeve te tjera por brenda grupit te vet, kunder nje shimpanzeu tjeter qe ai e shikon si rival, kundershtar, "armik". Me kete sociologet e sotem provojne se koncepti "une" e "ai" eshte nje instinkt me i hereshem se ai i konceptit "ne" dhe "ata", duke u pajtuar keshtu pjeserisht me nje teori afro 100 vjecare ne fushen e psiko-analitikes.
Ne vitin 1914, pas vezhgimit te shume rasteve klinike, Sigmud Frojdi doli me propozimin se shume impulse negative jane instinkte qe nga kohet me primitive, por qe njeriu i qyteteruar eshte mesuar t'i mbaje te ndrydhura.. Si te tilla, ato mezi presin per t'u cliruar dhe kete mundesi duket se ia japin grindjet dhe luftërat gjate te cilave eshte provuar se njeriu nxjerr ne pah anet e tij me negative. Sipas Frojdit, konfliktet kanë qenë e do të jenë pjesë e përsëritur e historisë njerëzore dhe sa më i zhvilluar
njerëzimi, aq më të shpeshta e më shkatërrimtare luftërat. Arsyetimi i Frojdit është se dituria, si veti jo e lindur por e përvetësuar, është e brishtë, e varur, e kushtëzuar dhe kjo e bën atë një lodër, vegël me të cilën luajnë impulset dhe emocionet.