Ftohja, shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshit
Është e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me
ftohje.
Virusi i ftohjes ia bën të vështirë
surrzlave në
hundë dhe
veshë të mbrohen ndaj
baktereve. Nëse bakteret shumohen krijohet lehtë një
infeksion me qelb në
veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit.
 (Fig. Toverud, përpunimi Rruzull.net)
|
Që fëmijët kanë dhimbje në vesh mund të ketë për shkak edhe diçka tjetër, si për shembull virusin e ftohjes, pezmatimin e
kanalit të veshit dhe ndonjë shqetësim me
nyjën e nofullës.
Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.
Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet ndërmend një malcim
i qelbëzuar në
veshin e mesëm i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe që mund të vërtetohet gjatë një
vizite të thjeshtë të
mjekut.
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja Sjukvårdsrådgivningen/
Öroninflammation/rishqyrtuar 2006-02-07
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të
© Rruzull.net lexo këtu.