Teknologji: Alternativat jonukleare Nga parid - Wednesday, 04 October 2006
|
Komplikimet e permendura ne shkrimet e meparshme per alternativen e perdorimit nuklear, natyrisht shtyjne zgjidhjen ne drejtimin e perdorimeve konvencionale, disa nga keto teknologji jane te afta te zevendesojne alternativen e siperpermendur, ose te pakten jane nje mundesi. Nje nga armet e sotme me efektive kunder fortifikimeve nentokesore eshte bomba e klasit BLU, e cila permban 15 ton eksploziv konvencional. Por dhe me avancimet qe jane bere deri tani ne armatimin konvencional inkrementimi i metejshem i mases plasese mbetet gjithnje shume larg fuqise se dhene nga ai nukleare madje dhe ai me fuqi minimale njekilotoneshe.
(vijon nga Pasojat e nukleares)
Per te kompensuar pjeserisht mangesite qe kane keto arme ne fuqine shkaterruese, inxhinieret kane projektuar teknologji per futjen ne toke qe i lejojne testatave konvencionale te zhyten thelle dhe te detonojne sa me afer te jete e mundur me objektivin e tyre. Raketat te cilat jane thjesht penetruese per energji kinetike godasin terrenin duke shfytezuar fuqine e tyre impaktuese, d.m.th momentin godites, i cili eshte me i madh se momenti inicial (mase*kohe*shpejtesi). Thellesia qe keto arme mund te arrijne mund te rritet dhe me shume duke bere shtytjen e ketyre raketave, pra inkrementimin ne shpejtesi ose duke rritur gjatesine e saje (kjo do thote rritje ne mase) ose qe te dy variantet se bashku.
Problemet ne te dy rastet jane si eshte shkruar me pare se me rritjen e madhe te shpejtesise ndodh disintegrimi i raketes ne kontakt me terren te forte, kurse limiti i gjatesise eshte i lidhur me limitet qe ka aviotransportuesi si ne gjatesi ashtu dhe ne peshen qe mund te mbaje. Duke ju referuar asaj qe eshte shkruar me pare mund te shtohen disa fjale mbi tekniken e penetrimit ne toke Deep Digger si siperpermendur, eshte nje teknike e perdorur dhe ne shpimet per nafte por ne kete rast eshte e arsyeshme te mendohet se dimensionet e Deep Digger jane me te vogla se ato te perdorura ne shpimet per nafte, gjithashtu dhe pesha qe ne shpimet per nafte arrin ne mijera ton ketu do kete nje peshe rreth 50-100 kilogram. Nje objekt i tille do jete mjaft i transportueshem dhe mund te perdoret si nga forcat ajrore ashtu dhe ato tokesore. Ky sistem mund te kete nje testate shperthyese te vehten ose mund te perdoret per pergatitjen e terrenit per perdorimin e nje bombe te veçante. Megjithate kjo teknologji eshte nje solucion inovativ i mundshem, por mundet dhe qe te mos jete i mjaftueshem per finalizimin e detyres, kjo ndodh sepse; rrezja e veprimit e nje eksplozioni konvencional do jete shume me e vogel se ajo e testates nukleare pra testata konvencionale do jete keshtu me pak efektive ne qofte se vendndodhja e bunkerit nentokesor eshte pak i njohur. Per kete arsye, projektuesit e ketij lloj armatimi, po zhvillojne bomba me diameter te vogel. Ky municion qe me shume mund te klasifikohet si Cluster nentokesore, shperhap nje mori minitestatash konvencionale ne nje siperfaqe te madhe dhe plasja e tyre eshte e barabarte me efektin e nje ngarkese plasese me te madhe. Por papercaktueshmeria e thellesise se nje bunkeri nentokesor siç eshte permendur dhe me pare mund te zgjidhet dhe me vendosjen e instrumenteve me te sofistikuar ne municionin e perdorur siç eshte rasti i sensoreve akselerometrike te permedur me pare. Per kompletim te konceptit, duhet thene se e gjithr kjo teknologji i siperpermendur mund te perdoret gjithashtu dhe ne municionet nukleare. Por ne qofte se nje bombe do jete e mundur qe te dergohet afer objektivit te tije, perdorimi i nje ekspozivi nukleare behet i panevojshem ne krahasim me nje testate konvencionale qe mund te kryente shume mire te njejtin funksion. Por ka disa qe mendojne se pergjithesisht teknologjia e penetrimit te tokes me teknologji konvencionale eshte e papershtatshme per shkaterrimin e fortifikimeve shume te mbrojtura dhe te vendosura shume thelle nen toke. Kjo mund te jete e vertete, gjithashtu dhe me testatat nukleare me te medha ne qofte se fortifikimet ndodhen ne disa qindra metra nen toke, por me e rendesishme eshte se, jo gjithmone prishja e fortifikimeve nentokesore eshte strategjikisht e nevojshme, shpesh forcat e armatosura kane nevoje te lene fortifikime te paprekura, per te bere analizimin e tyre nga forcat e inteligjences ushtarake, ne keto raste do duhet vetem prishja funksionale e tyre, duke bere keshtu objektivin e paperdorshem, pa e shkaterruar kete. Shpesh menyra me e mire per te nxjerre jashte funksionit nje fortifikim nentokesor eshte prishja e hyrjes e cila mund te kryhet nga raketa Cruise te leshuara nga shume larg, ose me ngarkesa eksplozive te vendosura nga trupa speciale te infiltruara ne terren, duke shkaktuar keshtu kapjen e paisjeve ne brendesi te fortifikimeve. Gjithashtu dhe ketu nuk mungojne mendimet kontradiktore duke shprehur ngurrim ne mundesite per te zbuluar hyrjen (ose hyrjet) e nje tuneli nentokesor, por sidoqofte zbulimi i ketij te fundit do jete shume me i lehte se zbulimi i vet bunkerit nentokesor. Por kunder objektivave nentokesore te shtabeve drejtuese, thjeshte strategjia e mbylljes se hyrjeve me shume mundesi nuk do jete e sukseshme dhe pse te gjitha hyrjet mund te bllokohen, linjat e komunikimit mund te mbijetojne, keshtu duke ja lejuar bazes qe te vazhdoje te drejtoje. Per te shkaterruar ose per te bere nderprerjen e linjave te komunikimit, behet keshtu e nevojshme bombardimi fizik i tyre, ose perdorimi i bombes-E, e cila emeton nje pulsacion shume te fuqishem ne nivelin e mikro-valeve. Keshtu siç shihet behet e veshtire imagjinimi i nje panorame bombardimi me minitestata nukleare per nxjerrjen jashte funksionimi te nje fortifikimi nentokesor. Atehere e gjithe sa u shkrua me siper, le te mendosh se teknologjia e armatimeve jonukleare eshte e mjaftueshme per asgjesimin ose daljen jashte perdorimit te fortifikimeve nentokesore ose depove te armatimit, por mendimet aprovuese te teknologjise nukleare per asgjesimin e fortifikimeve nentokesore dalin me keto argumenta: se, perdorimi i raketave me ngarkese nukleare kunder depozitave nentokesore te armatimit ose laboratoreve nentokesore, mund te neutralizoje lendet e rrezikshme kimike dhe biologjike, gje te cilen eksplozivet konvecionale mund, ta perhapin. Keshtu perdorimi i minitestatave nukleare mund te jete shume me pak me efekte kolaterale, pra vdekjet qe mund te ndodhin nga daljet radioaktive mund te jene shume here me te vogla se sa ne rastin e siperpermendur te perhapjeve te lendeve vdekjeprurese kimike ose biologjike. Atehere ky variant (vini re, natyrisht kjo gje varet dhe nga kuantiteti i elementeve te rrezikshem te ndodhur ne depozita apo laboratore pra, paqartesia ose me mire, pasiguria e kuantitet-eksplozionit eshte nje problem tjeter, pra nje problem qe amplifikohet me tej dhe zgjidhet me sistemet e informimit dhe inteligjences) i skenarit te perdorimit te minitestatave nukleare mund te jete i vlefshem, por siç kuptohet perseri nuk eshte aq e lehte te afirmohet. Po le te vazhdojme me tej me diskutimin e skenarit te siperpermendur: armatimi nuklear do te shkaterronte materialin kimik dhe biologjik duke shperthyer konteineret qe i permbajne dhe temperatura e larte do bente djegien e tyre. Mjaftojne temperatura modeste ne nivelin e rreth 200°C, e cila te aplikohet per rreth dhjete milisekonda do neutralizonte shumicen e agjenteve biologjike ( p.sh. pluhuri i anthraksit ka nevoje per vetem 50° me shume), dhe eshte e kuptueshme se temperatura te tilla jane lehte te arritshme nga nje detonim nuklear. Keshtu ne qofte se nje arme nukleare do detononte ne nje bunker te vogel per depozitimin e armeve biologjike, me shume mundesi objektivi do eliminohej. Ne qofte se nje pajisje nukleare do eksplodoje jashte ojektivit te tije ne terrenin rrethues do neutralizonte perseri gjithe elementet biologjike, por dalja e radioaktivitetit dhe ne kete rast do mbetej nje subjekt per investigim dhe debat te metejshem. Per sa i perket eliminimit te elementeve kimike ka nje veshtiresi te metejshme, sepse ne kete rast duhen prishur lidhjet e forta molekulare qe i mbajne bashke ato, nje detyre qe tipikisht ka nevoje per veprimin e nje temperature ne 1.000°C ne nje kohe per me shume se 1 sekonde. Megjithate zona ne afersi te eksplozionit nuklear rreth nje meter per nje eksplozion prej nje kilotonesh do te arrinte kete temperature, keshtu qe municioni kimik qe do ndodhej ne largesi te eksplozionit me shume mundesi do i shpetonte shkaterrimit. Gjithashtu nje problem tjeter eshte se detonimi nuklear eshte aq i fuqishem sa keto substanca qe nuk jane shkaterruar t´i shperhape. Megjithate shume ide inovative jane hedhur per rritjen e efikasitetit te testatave konvecionale ne neutralizimin e substancave te rrezikshme siç shpjegohet dhe ne ilustrimin e meposhtem.
Ekspertet e municioneve jane duke zhvilluar teknologji te cilat do bejne te mundur neutralizimin e elementeve kimike dhe biologjike vdekjeprures perpara se keto te fundit te dalin ne siperfaqje. Keto testata anti-element pergjithesisht perdorin disa kombinime mekanizmash me ndarje: material fragmentues ose clasters me minibomba per te thyer kontejnerat e magazinimit, mbas kesaj nje mekanizem tjeter fut komponente ndezes ose kimike per te shkaterruar ose per te neutralizuar substancat toksike.
|
Nje shembull i mire jane dhe eksplozivet ajer-djeges (te cilet prodhojne nje kombinim temperature shume te larte dhe presioni te madh) keshtu qe nje municion djeges mund te arrije dhe te mbaje pa shume veshtersi temperaturen e 200°C e cila eshte e nevojshme per çaktivizimin e elementeve biologjik, por do kishte veshtersi ne mbajtjen e nje temperature prej 1.000°C per te bere shperberjen e inerteve kimik. Per kete arsye ngarkesa te leshuara kunder nje armatimi kimik fokusohen me shume ne leshimin e reagjenteve kimik qe rreagojne me objektivin per te bere keshtu substancat kimike te pa rrezikshme vetem me ane te bashkimeve kimike. Tani, deri ketu u trajtuan me shume problemet taktike te perdorimit te teknologjise nukleare ne skenaret e mundshem qe kjo e fundit mund te gjeje aplikim, por qendron dhe nje problem tjeter qe nuk eshte ndoshta direkt i lidhur me fushen e veprimit dhe eshte ai i testimit te ketyre armeve te reja nukleare, pra duhet te gjendet nje menyre projektimi i ketyre te fundit pa u testuar. Por per disa teknologji te reja armatimi nukleare testet nuk jane te nevojshme. Per shembull bomba te thjeshta nukleare antibunker mund te testohen ne baze te programeve te sofistikuara kompjuterike, duke marre per baze te dhena nga teste nukleare te hershme dhe teste te armatimi jo nukleare. Per te kuptuar, per shembull frenimin e vrullshem qe ndodh ne impakt me terrenin, inxhinieret mud te marrin per baze eksperiencen e arritur me gjuajtjet me artileri nukleare. Por e gjithe kjo sa u tha has ne skepticizmin e strategeve te fush-betejes qe nuk do kishin besim te plote ne perdorimin e nje arme te pa testuar ne terren. Gjithashtu teknologjite nukleare te perdorura per neutralizimin e substancave kimike dhe biologjike pa dyshim do te duhet te kene teste specifike, kjo ndodh se projektuesit e tyre do ti duhet te kene te dhena te sofistikuara midis interacionit te vales goditese te eksplozionit, nxehtesise se çliruar dhe nga ana tjeter materialeve te ndodhura ne objektivin e goditur. Lufta e ftohte ndertoj arme me finalizimin e shkaterrinit te fortifikimeve, por asnje nga keto arme nuk qe projektuar per eliminimin e substancave kimike ose biologjike, keshtu mungesa e te dhenave eksperimentale, do gjymtonte arritjet projektuese te te tilla armeve, keshtu veç testime te reja do jepnin nje informacion te duhur. Pra siç u pa perdorimi i armatimit me testata nukleare ka, dhe jo perdorimet e qarta ne skenaret e reja te fush betejave, natyrisht avantazhe ne krahasim me armatimin konvencional ne disa nga keto skenare mund ti kete, por nevojshmeria e tyre vazhdon te mbetet pak e qarte, gjithashtu dhe hapat qe po nderrmerren ne krijimin e armeve konvencionale me koncepte te reja ne funksionim, vazhdon te mbaje ne pikpyetje perdorimin e nukleares. Per hire te se vertetes, duhet thene se ketu u trajtuan vetem aspektet taktiko strategjike, por po, me te njejtat rendesi qendrojne dhe aspektet politiko shoqerore ne perdorimin e te tilla armatimeve, pas perdorimit te bombes nukleare ne Hiroshima dhe Nagasaki, gjithashtu dhe aksidentit te Chernobilit nuk eshte e qarte se si, ose kur pjese te shoqerise njerezore qe kane mundesi te te tilla armatimeve mund te jene te disponueshme ti vene ne perdorim. Biblografia - Scentific American:Nuclear Bunker Buster Bombs.Michael Levi;August 2004. -Countering the Threat of the Well-Armed Tyrant:A Modest Proposal for Small Nuclear Weapons. Thomas Dowler and Joseph Howard in Strategic Review, Vol.19, pages 34-40;fall 1991. -Low-Yield Earth-Penetrating Nuclear Weapons. Robert W. Nelson in Scence and Global Security. Vol. 10, No, 1, pages1-20;January2002. -Fire in the Hole:Nuclear and Non-Nuclear Options for Counterproliferation. Michael Levi. Working paper No. 3, 2002, Canegle Endowment for international Peace. Available at www.celp.org/files/pdf/wp31.pdf -Effectiveness of Nuclear Weapons against Buried Biological Agent. Michael May and Zachary Haldeman. Report from the Standford Center for International Security and Cooperation, June2003. Available at http://lls-db.standford.edu/pubs/20216/MayHaldeman0104.pdf -An Analysis of Reduced Collateral Damage Nuclear Weapons. Bryan L.Fearey,Paul C.White,John St. Ledger and John D. Immele in Comparative Strategy. Vol.22,No.4,pages 305-324: October/November 2003.
Perktheu dhe pergatiti: Inxh. Parid Alimhillaj
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 5 Votues: 3
| |
|