Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Mbi seksin ]

·Seksualizmi, tė jetė magjepsės por edhe i pėrditshėm
·Kryerja e seksit; fazat e orgazmës dhe të pandjeshmërisë
·Kryerja e seksit; faza e pllajės
·Kryerja e seksit: faza e ngacmimit
·Seksi oral
·Dėshira pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale
·Seksi dhe dėshirat
·Sperma, kundėr depresionit
·Transseksualët

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 32 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Uraniumi i zbutur

Nga kajtazi - Wednesday, 27 September 2006

Për mbushjet klasike bërthamore përdorët uranium i përforcuar 233 ose 235. Mbetja e uraniumit nga përfitimi i 233 dhe 235 është uraniumi i zbutur 238, i cili shfrytëzohet për mbushjen e llojeve të ndryshhme të municionit.

Municioni me uranium të zbutur U-238, është lloj municioni, i cili është prodhuar dhe i futur në përdorim të ushtrisë amerikane shumë vonë dhe si duket, me kalimin e kohës do ta zëvendësojë eksplozivin klasik për mbushje të predhave artilerike dhe të raketave që përdoren për gjuajtjen dhe asgjësimin e objektivave të fortifikuara dhe mjeteve të blinduara luftarake.

Për mbushjet klasike bërthamore përdoret uranium i përforcuar 233 ose 235. Mbetja e uraniumit nga përfitimi i 233 dhe 235 është uraniumi i zbutur 238, i cili shfrytëzohet për mbushjen e llojeve të ndryshme të municionit. Shpërthimi nuklear në përgjithësi dhe ai i shkaktuar nga U-238, përbëhet nga tri faza: goditëse (55%), termike ndriçuese (30%), rrezatuese (15%)U-238, dallohet nga eksplozivi radioaktiv i rëndomtë për faktin se e ka të shkurtuar shumë kohën dhe intensitetin e rrezatimit primar, fakt ky që e bën të aplikueshëm për shfrytëzim për mbushjen e municionit edhe të armëve të lehta të zjarrit (12.7 mm ose 50 BMG). E gjithë faza e rrezatimit primar ku bëhet lirimi i rrezeve gama, të cilat janë të rrezikshme, te uraniumi i zbutur zgjat vetëm një minutë. Pas kësaj, fillon faza e rrezatimit sekondar ku bëhet lirimi i rrezeve alfa dhe beta, të cilat janë me intensitet të vogël dhe nuk shkaktojnë dëme, për shkak se ato mund të ndalen edhe nga rrobat. Ndërkohë, efekti goditës dhe ai termik ndriçues i këtij eksplozivi është shumë i fuqishëm dhe bën që predhat e mbushura me këtë lloj eksplozivi, t’i depërtojnë pa problem blindat e trashësive të mëdha të çfarëdo lloji qofshin.

Fakti tjetër që e bën këtë eksploziv të aplikueshëm për mbushjen e municionit për armë zjarri është mënyra e aktivizimit të tij. Derisa për aktivizimin e eksplozivit që përdoret për mbushjen e bombave klasike nukleare U-235 ose Pu-239 nevojitet sasi e madhe e eksplozivit klasik, për aktivizimin e uraniumit të zbutur mjafton një sasi e vogël. Zakonisht për aktivizimin e uraniumit të zbutur, amerikanët përdorin sasi të vogël të eksplozivit të presuar Pentrit, gjë kjo e cila mundëson që të prodhohen predha të kalibrash të vogël me këtë lloj mbushjeje. Përdorimi i këtij municioni së pari është bërë nga tanket, helikopterët dhe aeroplanët e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Gjirit Persik të vitit 1991. Pastaj një sasi prej 10.000 predhave me mbushje të këtillë është përdorur kryesisht nga aeroplanët amerikanë gjatë intervenimit të NATO-s në Bosnjë në vitin 1995.

Sipas të dhënave që ka mbledhur një institut suedez, i cili përcjellë parametrat e shtimit të radioaktivitetit në vende të ndryshme të botës, thuhet se gjatë intervenimit të NATO-së kundër objektivave të ushtrisë jugosllave në Kosovë dhe Jugosllavi, janë hedhur 31000 predha me uranium të zbutur ku vlera e përgjithshme e uraniumit të zbutur të cilën ato e kanë poseduar është 300 kg. Sasia më e madhe e këtij municioni kryesisht është hedhur nga aeroplanët amerikanë A-10 të cilët kanë operuar kryesisht në territorin e Kosovës.

A-10 Thunderbult është aeroplan i destinuar për asgjësimin e objektivave tokësore dhe në trup ka të vendosur topin rrotullues shtatëtytësh në kalibrin 30 mm. predhat e të cilit janë të mbushura me uranium 238. Gjithashtu me 1985 ushtria amerikanë për topin e tankut amerikan M-1A-1 në kalibrin 120 mm.,  fut në përdorim fishekun  APFSDS-DU (Armor Piercing Fin Stabilized Discarding Sabot-Depleted Uranium), predha e të cilit ka mbushje me uranium të zbutur.  Edhe pse mbushja primare e barutit është e futur në gëzhojën me diametër 120 mm. kalibri i predhës është vetëm 40 mm. Predha në fund e ka të ngjitur një masë gome të fortë me diametër 120 mm. e cila e mundëson shfrytëzimin e gjithë energjisë kinetike të fituar nga djegia e barutit. Pas daljes nga tyta,  predha shkëputet nga pjesa e gomës dhe kështu ajo deri në objektiv fluturon me shpejtësi të mjaftueshme..

Përpos për mbushjen e predhave, amerikanët uraniumin 238 e shfrytëzojnë edhe për mbushjen e shtresave të blindave të tankeve M-60 dhe M-1A-2 ABRAHAMS, ku ai shërben si element rikthyes,(pasi predha godet blindën, uraniumi 238 aktivizohet dhe nuk lejon depërtimin e sajë në brendësi të tankut).

Fadil Kajtazi – Gjilanfadilkajtazi@hotmail.com.


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Tanket e gjeneratës së tretë: T-72
   Tanqet M1 Abrams dhe Leopard 2
   Tanket e gjeneratës së tretë
   Modelet e tankeve të gjeneratës së dytë
   Tanket pas Luftës së Dytë Botërore
   Alternativat jonukleare
   Uraniumi i zbutur
   Pasojat e nukleares


 
Kanė tė bėjnė..
· Kosovë
· Kėrko tek lėnda: Ushtri


Shkrimi mė i lexuar mbi Ushtri:
Konflikti shqiptaro serb qė eskaloi nė luftė


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.75
Votues: 8


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Uraniumi i zbutur" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.45 sekonda