|
Teknologji: Pasojat e nukleares Nga parid - Wednesday, 20 September 2006
|
Me uljen e fuqise plasese te kerkuar per prishjen e fortifikimeve nentokesore, perdorimi i minibombave nukleare ul mundesine e daljeve radioaktive te padeshiruara. Kater shkencetare nga Laboratori Nacional ne Los Alamos (Bryan L. Fearey, Paul C. White, John st. Ledger dhe John D. Immele) ne publikimin e tyre ne revisten “Comperative Strategy” kane arritur te japin nje ide te perafert te madhesise qe duhet te kete nje bombe e vogel nukleare qe futet ne terren rreth 10m para se te detonoje, e cila mund te jete rreth 1/40 e nje bombe qe detonon ne siperfaqe te terrenit dhe ka te njejtin efekt. Ky kalim ne bomba me madhesi te vogel do te reduktoje efektet e radioaktivitetit ne zonen e detonimit me nje faktor rreth 10 here me te vogel se mundesia e parashkruajtur.
(vijon nga Armatimi nuklear kundër fortifikimeve nëntokësore )
 Fizika e vendosjes se nje bombe nukleare Ne qofte se nje bombe nukleare detonon afer ose ne siperfaqen e terrenit pjesa me e madhe e valeve goditese do te reflektohen mbrapa nga terreni [figura majtas]. Por fuqia shkaterruese e nje eksplozioni nuklear kunder nje objektivi nentokesor rritet disa here me shume ne qofte se bomba vendoset nen siperfaqe. Si verehet nga [figura djathtas] ne qofte se bomba vendoset nen toke shumica e valeve goditese trasmetohet direkt tek objektivi. Si rrezultat i kesaj vetie, nje bombe e vetme prej nje-kilotoneshe e vendosur nje meter nen toke do te prodhoje nje force goditese me te madhe ne nje objektiv nentokesor se sa do bente nje bombe 20 kilotoneshe po te shperthente mbi toke po mbi te njejtin objektiv. Ne çdo skenar realist, pasi vala goditese do te shkaterronte bunkerin, ekspandimi i kavitetit te prodhuar do te sillte çarjen ne siperfaqe, si rezultat do kishte dalje te radioaktivitetit.
|
Po a eshte ky reduktim aq i mjaftueshem per te bere te pranueshem perdorimin e te tilla armeve nukleare per penetrim nentokesor? Per te pasur nje bllokim total te shperndarjeve nukleare nga nje arme prej nje fuqie nje-kilotoneshe, nevojitet qe detonimi te jete ne 90 m nen toke dhe i bere ne nje kavitet me konstruksion specifik. Aktualisht raketat me te mira per penetrim nentokesor mund te arrijne nje thellesi rreth gjashte metra ne nje terren te perbere me shkembinj te ngjeshur, dhe gjithashtu si eshte argumentuar nga Robert W. Nelson i universitetit te Princetonit ne revisten “Physics Today”, duke ju referuar diferences se perberjes se terrenit, hipotizohet se maksimumi teorik i penetrimit ne toke mund te jete rreth 20 metra. Por kjo thellesi mund te shtyhet me tej me perdorimin e teknikave te reja penetruese perveç atyre te perdorura nga raketat klasike (siç pershkruhen me poshte).
 Teknologjia e armatimit per penetrim nentokesor Shume teknologji qe aktualisht jane nen zhvillim mund te ja lejojne ketyre bombave qe te futen thelle nen toke dhe te rrisin preçizionin e tyre ne goditjen e fortifikimeve nentokesor. Shumica e municioneve aktuale per penetrim nentokesor arrijne shpejtesine e tyre te impaktit me terrenin qe eshte rreth 450 m/s, thjesht nga forca e gravitetit kur hidhen nga shume lart, por po ti bashkangjitet nje motor propulsor shpejtesia e tyre mund te dyfishohet, keshtu dhe momenti i impaktit, i cili do drejtoje bomben ne nje thellesi rreth 75% me shume se rasti i siperpermendur ne nje terren prej graniti, dhe rreth 1.000% me thelle ne terren te bute. Shpejtesi me te medha se 900 m/s do te shkaktojne disintegrimin e raketes ne kontakt me nje siperfaqe te perbere nga shkembinj te forte. Por ne teori, po te dyfishohet gjatesia e raketes (kjo do thote dhe rritjen e mases se raketes) do te dyfishohet thellesia e penetrimit te saj. Por ne praktike, gjatesia e armatimit limitohet nga vendngarkimi i mundshem qe aviotrasportuesi ka ne dispozicion. Qe te mbikalohen limitet e kinetikes konvencionale per teknologjine e penetrimit ne toke, mund te ndertohen pajisje aktive qe ndihmojne ne futjen ne toke. Nje koncept qe eshte aktualisht nen zhvillim eshte dhe “Deep Digger” (Germuesi i Thelle), i cili do operoje ne principe te ngjashme me ato te perdorura ne shpimet per nafte. Ne kete proçes, nje testate metalike thermon shkembin perpara raketes, i cili pastrohet nga gaz me presion te larte. Ky koncept do te shpoje shkembin gjate kalimit te raketes me shpejtesine e levizjes se plumbit. Per gjetjen e thellesise se objektivit qe duhet te shkaterrohet mund te perdoren sensore akselerometrike qe determinojne kur arma ka arritur objektivin e saje. Kjo gje ndodh kur raketa kalon nga shpimi ne toke te forte ne ambjentin e hapur te bunkerit, akselerometri do regjistroje ndryshimin ne rezistence, duke bere keshtu ineskimin elektronik te sigureses dhe detonimin e ngarkeses.
|
Por nuk ka rendesi sa thelle do futet bomba, ajo do te lere nga pas nje vrime, nga e cila do kete dalje te padeshiruara radioaktiviteti. Figura e ilustruar (majtas) le pak per te dyshuar se ne perdorimin e testates nukleare do kete dalje radioaktiviteti; ne zonat urbane perdorimi i nje testate prej nje kilotonesh mund te shkaktoje vdekjen e dhjetra mijrave. Arme me mase eksplozive te vogel mund te kete nje perdorim me te madh ne zonat me pak te populluara, nqs konsiderojme nje bombe me mase shperthyese prej nje kilotonesh e cila shperthen ne nje thellesi rreth 10m, ne kondita me ere, e cila arrin shpejtesine e 10 km ne ore, megjithese shifrat e dhena me siper mund te ndryshojne nga varesia e thellesise se detonimit, nga gjeologjia e terrenit dhe ndertimi i armes, megjithate rezultati baze do jete i ngjashem, ne qofte se do te duheshin gjashte ore per evakuim te popullesise ne rrethinat e eksplozionit, llogaritjet tregojne se pothuajse çdokush i ndodhur nen drejtimin e eres se detonimit ne nje rreze rreth 5km do vdese nga radioaktiviteti, gjithashtu gjysma e popullsise ne rreze prej 8km. Vetem nese popullesia me e afert ndodhet ne rreze jo me pak se 10km nga pika e detonimit nen eren radioaktive, kjo e fundit do shkaktonte pak vdekje te menjehershme.....ky problem nuk qendron vetem ne popullsine civile, mendoni dhe trupat mike te dislokuara ne terren te cilat do jene te ekspozuara ndaj lendeve radioaktive, por ne nje konflikt supozohet qe trupat nuk do jete e mundur qe te largohen nga terreni, pra e pranueshme qe te marrin doza me te larta radiacioni se popullsia civile, por megjithate keto arme bejne pjese te territorit rreth shperthimit te patolerueshem per fizikun tone, duke dhene disa shifra per te shpjeguar me mire situaten, eshte me vend te thuhet se per ushtaret e dislokuar ne terren radiacionet e pranueshme qe mund te marrin arrijne ne 70 rems ( rems eshte njesia matese e demtimit te indeve trupore siperfaqesore si pasoje e radiacioneve te jonizuara, zona e pabanuar rreth Chernobilit ka pasur ne vitin e pare pas eksplozionit nje nivel prej 2 rems dhe eshte vendosur qe te mbyllet ne menyre permanente per banim), duke supozuar se trupat do ndodheshin ne nje rreth me rreze 24 oreshe larg nga eksplozioni, por per shembull ne nje plasje te nje testate prej 1 kilotoneshe mbi toke kembesorise se ndodhur nen drejtimin e eres atomike me nje distance reth 15 km do t’i duhej te mbrohej per rreth 1 ore dhe atyre te ndodhur 5 km larg nga epiqendra e eksplozionit do ti duheshin qe te qendronin ne mbrojtje antiatomike per rreth 1 dite ose me shume, dhe ne qofte se trupat e dislokuara do behej e nevojshme qe te toleronin doza me te larta radioaktivitetit (per shembull 150 rems) atehere distanca qe keto trupa do duhej te mbanin eshte 3 km larg epiqendres se detonimit per rreth 10 minuta. Gjithashtu nuk do trajtohet por eshte e arsyeshme qe te mendohen dhe efektet me rreze te gjate veprimi, si dhe dekontaminimi i territorit qe eshte nje problem me vehte.
Më tej: Alternativat jonukleare
Biblografia - Scentific American:Nuclear Bunker Buster Bombs.Michael Levi;August 2004. -Countering the Threat of the Well-Armed Tyrant:A Modest Proposal for Small Nuclear Weapons. Thomas Dowler and Joseph Howard in Strategic Review, Vol.19, pages 34-40;fall 1991. -Low-Yield Earth-Penetrating Nuclear Weapons. Robert W. Nelson in Scence and Global Security. Vol. 10, No, 1, pages1-20;January2002. -Fire in the Hole:Nuclear and Non-Nuclear Options for Counterproliferation. Michael Levi. Working paper No. 3, 2002, Canegle Endowment for international Peace. Available at www.celp.org/files/pdf/wp31.pdf -Effectiveness of Nuclear Weapons against Buried Biological Agent. Michael May and Zachary Haldeman. Report from the Standford Center for International Security and Cooperation, June2003. Available at http://lls-db.standford.edu/pubs/20216/MayHaldeman0104.pdf -An Analysis of Reduced Collateral Damage Nuclear Weapons. Bryan L.Fearey,Paul C.White,John St. Ledger and John D. Immele in Comparative Strategy. Vol.22,No.4,pages 305-324: October/November 2003.
Perktheu dhe pergatiti: Inxh. Parid Alimhillaj
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.2 Votues: 5

| |
|