Teknologji: Armatimi nuklear kundėr fortifikimeve nėntokėsore Nga parid - Thursday, 07 September 2006
|
(paraqitja e ideve, pro dhe kundër)
§ Perdorimi i nje armatimi mininuklear mund te shkaterroje ndertime ushtarake nentokesore dhe te fortifikuara, por perdorimi i tyre taktik dhe strategjik qendron ne pikëpyetje.
Ne luften e pare te Irakut, strateget mesuan shume leksione te rendesishme per perdorimin e armatimit, kur bombat inteligjente goditnin me preçizionin me te larte vendkomandat Irakiane, magazinat e armatimit dhe objektivat e tjere u duk qarte se stabilimentet ushtarake fikse mbitokesore ishin nje pre e lehte e sulmeve te aviacionit. Qe keto te fundit te mbijetonin, u pa qarte nga ushtria Irakiane se duheshin vendosur ne vende nentokesore te fortifikuara ose ne brendesi te maleve me perberje shkembijsh te forte.
Ne vitet qe vijuan pas “Desert Storm” strateget debatuan per menyrat e prishjeve te fortifikimeve te tilla nentokesore, duke pasur dhe parasysh, se operacione te tilla kishin nje perqindje te vogel suksesi, dhe me e keqja qe se sulme te tilla mund te shkaktonin dalje te padeshiruara te lendeve toksike ose biologjike me efekte vdekjeprurese per popullesine.
Nje mundesi e diskutuar nga strateget mund te jete perdorimi i testatave penetruese luftarake me miningarkesa nukleare per shkaterrimin e objektivave nentokesore. Ky municion special do te futej per nje distance te vogel nen toke perpara se te detononte, duke rritur keshtu fuqine shkaterruese te testates dhe ne kete menyre shpresohej qe dhe te parandalohej dalja e rradioaktivitetit ne siperfaqe. Ne princip nxehtesia dhe radiacioni i shperthimit mund dhe te shkaterronin agjentet kimike dhe biologjike perpara se keto te dilnin nga bunkeret dhe te beheshin te demshem per popullesine, keshtu mbas viteve 1990 mbeshtetes te kesaj teorie shtynin ne ndertimin e te mbiquajtures bombe “bunker buster” nukleare.
Po le te fokalizohemi tek perdorimi i minibombave nukleare per prishjen e bunkereve nentokesore dhe teknologjive alternative. Per sa i perket mini testatave nukleare disa nga keto arme kane demonstruar se ngarkesa te vogla nukleare me ekuivalence nga 10 ne 1.000 ton TNT, japin nje kapacitet te larte taktik dhe strategjik duke minimizuar efektet kolaterale, ne veçanti, daljet radioaktive qe tipikisht verehen nga perdorimi i bombave me te fuqishme. Keshtu kemi dhe shiftimin nga ngarkesat nukleare te medhaja qe eksplodojne ne siperfaqen e tokes ne ato me te vogla me nje detonim nentokesor duke reduktuar radioaktivitetin e prodhuar me nje faktor rreth 20 here me te vogel, por sidoqofte nuk do e beje ngarkesen e vogel qe te quhet “e paster”.
Nje eksplozion nuklear nentokesor, me nje thellesi te vogel prodhom nje krater te gjere, duke shkaterruar strukturat qe ndodhen ne rrezen e tij, dhe çdo objektiv tjeter qe ndodhet mbas tij si shkak i perhapjes se vales goditese qe sjell shkeputje ne shtresat e tokes. Zona gjysmesferike e eksplozionit rezulton te jete e varur nga masa e testates plasese, nga thellesia e detonimit dhe perberja gjeofizike e tokes. Shtresa te ngjeshura te tokes percjellin me efiçence me te larte valen goditese sesa shtresa toke te buta. Si shembull mund te marrim detonimin e nje bombe nje-kilotoneshe ne thellesine 5 meter ne nje toke me perberje graniti, kjo bombe do te shkaterronte nje bunker te fortifikuar mire ne thellesine 35 m nen toke, por nje testate me nje mase 10 kilotoneshe ne qofte se eksplodohet ne vetem 1 meter nen toke ka nje rreze shkaterrimi vetem 5 metershe nen te.
Më tej: Pasojat e Nukleares
Perktheu dhe pergatiti: Inxh. Parid Alimhillaj
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.71 Votues: 7
| |
|