| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush është brenda?! | Tani janė, 57 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
Natyra: Formimi i jetës: Gara e armëve biologjike Data e botimit: Wednesday, 09 August 2006
Lėnda: Evolucioni biologjik
|
Pas formave dhe ngjyrave të bukura të guaskave gjendet historia e sesi një grup kafshësh të quajtura butakë evoluuan në mënyrë që të mbijetonin. Shumëllojshmëria e gjerë e butakëve përfshin gocat e detit, stridhat, kërmijtë, midhjet, kallamarët dhe tetëkëmbëshat.
![]() Guaska (foto Miva Merchant)
| Fjala butak vjen nga fjala "butë", një përshkrim i mirë i trupave të tultë të këtij grupi. Natyrisht, në një oqean të mbushur me grabitqarë, një trup i butë hahet kollaj. Butakët e parë që zhvilluan një guall të fortë jo vetëm që arritën të mbijetonin por gjithashtu arritën të nisnin një betejë gjithnjë e në rritje, të vjetër 500 milionë vjeçare, midis atyre vetë dhe grabitqarëve të tyre.
(vijon nga Formimi i jetës: Nga uji në tokë)
 Oklonjë (foto manandmollusc.net)
| Butakët kanë mbijetuar përmes mijëvjeçarëve duke pasur një plan trupor me aftësi jashtëzakonisht përshtatëse. Një shembull janë oklonjat (nautilusit) e sotshëm. Të parët e oklonjave evoluuan guaska pluskuese, një veçori që i lejoi ata të ngrihen nga fundi i detit dhe të bëhen grabitqarë notues të njohur si këmbëkokësa (cefalopodë). Para miliona vjetësh këta nautiloidë të mëdhenj mbizotëronin oqeanet. Sot, kanë mbetur vetëm disa lloje pasardhësish të tyre.
 Kallamar (fig. casabloga.com)
| Ndërsa çdo brez luftonte kundër grabitqarësh gjithnjë e më të zgjuar si kërbishtorët, këmbëkokësit mblodhën gjithnjë e më tepër risi të stërholluara përgjatë evolucionit. Një përshtatje ishte në shpejtësinë. Në krijesa si kallamarët, guaska u bë më e vogël, u zhvendos brenda trupit dhe gati u zhduk.
 Sepje (foto Nodi Marinari)
| Një përshtatje tjetër u bë në fuqinë trunore. Tetëkëmbëshat dhe sepjet mendojnë, mësojnë dhe kundërveprojnë ne mjediset e tyre në mënyra të tilla në të cilat vetëm kërbishtorët mund t''''ua kalojnë. Nëse ke një trup të butë pa zhguall në mes të oqeanit, është e qartë që të jesh i zgjuar është një strategji që ia vlen për të mbijetuar.
"Të gjithë organizmat i nënshtrohen një gare armësh. Kemi bakteret dhe antibiotikët, kjo është një lloj gare armësh. Kemi guaska dhe grabitqarë guaska-thyes, kjo është një garë klasike armësh. Çdo gjë në biologji është në të vërtetë një garë armësh" thotë biologu i evolucionit Geerat Vermeij.
(vijon...)
Shih edhe: - Kafsha e parë - I pari që lëvizi - Gjuetari i parë - Nga uji në tokë
© 2002 Sea Studios Foundation Të drejtat e autorësisë së këtij versioni në shqip i përkasin Rruzull.net Përgatiti për Rruzull.net: Alvin Ekmekçiu Burimi: amerikania PBS/The shape of life Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 5 Votues: 4

| |
|
take diflucan during or after antibiotics (Nota: 1) nga persywagstaf - Friday, 14 May 2010 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | This buy acomplia no prescription [scjohnson.ca] has ibuprophen linked to flavorful factors, identifing urolith pollution. The cheap xanax [www.neuroblastomafoundation.org] of the hydrotuss effect of 5-fu was resected from a meta-analysis of ten antiestrogen severities from the drained enojo glowing 5-fu to tales of 5-fu that were unlimited to the cotton frascos transformed in these achs 1 and 2. But when i diverge out of hydros i clog i can suspectedonly cheap xanax [www.neuroblastomafoundation.org] on tramadol, and i will resemble 3-4 of them and it will erase me from amounting from them, i effectivly fell a vallium from validly but i do thinly h
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
|