Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Astrologji
[ Astrologji ]

·Misteri i Yllėsive
·Horoskopi ia qėllon mė mirė nė tė nga sa mendohej

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 64 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Njeriu: Neandertalėt - kushėrinjtė tanė
Data e botimit: E hėnė , 28 maj 2001
Lėnda: Njerėzit e hershėm
Neandertalėt populluan Europėn pėr disa mijra vjet. Sipas analizave tė DNA-sė ata ishin kushėrinj me ne por jo paraardhėsit tanė.

Tė rralla janė ato krijesa qė janė tė rrethuara nga kaq shumė mistere dhe qė kanė tėrhequr kaq shumė vėmendjen e njerėzve sa neandėrtalėt. Ndoshta kėtyre mund t“ua kalojnė vetėm dinozaurėt.

Mbi neandertalėt ka dy teori:

Teoria Shumėrajonale

Sipas teorisė Shumėrajonale tė gjithė sojet e njerėzve qė prej dy miljonė vjetėsh i pėrkasin tė njėjtit njeri, atij Homo sapiens (njeriut modern). Ky njeri shtegtoi nga Afrika pėr nė Europė dhe Azi. Kėshtu nė rajone tė ndryshme u formuan popuj tė ndryshėm por qė u ndėrthurėn shpesh me njėri-tjetrin. Pėr pėrkrahėsit e kėsaj teorie neandertalėt janė vetėm njė popull rajonal, ata nuk janė shfarosur dhe gjenet e tyre kanė mbijetuar edhe sot e kėsaj dite tek europianėt.

Teoria "Prej-nga-Afrika"

Sipas teorisė "Prej-Afrikės" (Out-of-Africa) nė dy miljon vitet e fundit ka pasur soje tė ndryshme njerėzish tė cilėt janė shfarosur pėrveē se njeriut modern.
Para 1,5 deri 2 miljonė vjetėsh mė parė u shpėrngul njė popull i hershėm nga Afrika i njohur si Homo erectus (erektus). Prej tyre lindėn nė mijėvjeēarėt qė pasuan soje tė reja njerėzish. Njė prej tė cilėve ishin neandertalėt, tė cilėt kanė egzistuar qė para mė tepėr se 300 000 vjetėve nga dita e sotme.

Vetėm 200 000 vjet mė parė nga dita e sotme u zhvillua nė Afrikė njė soj tjetėr njeriu i cili nisi ta lėrė kėtė kontinent 100 000 vjet mė parė nga dita e sotme dhe tė shpėrndahej nėpėr rruzullin tokėsor. Ndėrkohė qė ky njeri, qė u quajt njeriu modern, e zgjeronte hapėsirėn e tij tė jetesės, sojet e tjera tė njerėzve qė jetonin prej kohėsh nė Europė dhe Azi nisėn tė zhdukeshin nė pėrgjithėsi.
Nuk dihet nėse sojet e njerėzve tė lashtė, si neandertalėt, ishin tė kėrcėnuar pėr t'u shfarosur qė pėrpara mbėrritjes sė njeriut modern apo u konkuruan nga ky i fundit duke u zhdukur qė para rreth 30 000 vjetėsh nga dita e sotme - kjo periudhė ishte ajo e fundit ku nė rruzullin tokėsor gjendeshin njėkohėsisht dy soje njerėzish. Nuk ka fakte qė tė mund tė jenė bėrė vrasje masive ndaj neandertalėve.

Neandertalėt jetonin nė grupe tė vogla qė ishin tepėr larg njėri-tjetrit dhe e kishin numrin e lindjeve mė tė vogėl se atė tė vdekjeve. Ata e kishin gjithashtu gjithnjė e mė tė vėshtirė tė gjenin ushqim dhe ujė. Neandertalėt e fundit jetonin nė brigjet e oqeanit Atlantik, Spanjė dhe Kroaci.

Teoria "Jashtė-prej-Afrikės" ka fituar gjithjė e mė tepėr pėrkrahės vitet e fundit. Kjo teori gjen pėrkrahje edhe nė analizat gjenetike.
Nga analiza e DNA-sė del se neandertalėt nuk ishin stėrgjyshėrit tanė por njė degė mė vete nė pemėn e humanoidėve. Biologėt e molekulave janė tė mendimit se nuk ka pasur ndonjė ndėrthurje midis neandertalėve dhe njeriut modern pasi dallimet nė kodin gjenetik janė shumė tė mėdha.
Mirėpo disa ekspertė qė janė mbėshtetur nė gjetjen e njė njė skeleti 25 000 vjeēar tė njė fėmije nė Portugali tregojnė sesi neandertalėt dhe njeriu modern kanė arritur tė kryqėzohen ndėrmjet tyre dhe tė lindin fėmijė.
Studiues tė Oxford-it (Oksfordit) kanė dalur kohėt e fundit me njė teori sipas tė cilės gjeni qė jep kombinimin klasik: flokė tė kuq dhe lėkurė tė bardhė me quka, mund tė jetė 100 000 vjet i vjetėr dhe mendohet tė jetė trashėguar pikėrisht nga njeriu neandertal.

Tiparet e neandertalit

Neandertalėt nuk ishin tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn por jetonin kryesisht nė Europė, Lindjen e Mesme dhe disa pjesė tė Azizė Qendrore.
Pėr herė tė parė mbetjet e njė neandertali u zbuluan nė vitin 1865 pranė Düsseldorf-it nė Gjermani.

Neandertalėt ishin tė shkurtėr, tė fuqishėm dhe shumė muskulozė.
Kėto tipare ishin pėrshtatje ndaj kushteve tė vėshtira tė periudhės akullnajore nė tė cilėn jetonin. Duke qenė tė shkurtėr edhe trupi kishte njė sipėrfaqje mė tė vogėl, pra iu humbiste jashtė mė pak energji.
Meshkujt neandertalė nė Europė ishin mesatarisht 169 cm tė gjatė, ndėrsa femrat 155 cm.
Meshkujt peshonin rreth 80 kg ndėrsa gratė 60-65 kg. Shkaku qė peshonin kaq tepėr ishin muskujt e tyre tė fuqishėm dhe kockat e trasha, ndonėse tepėr tė shkurtra.
Trupi i tyre ishte i fuqishėm dhe nė gjendje tė mbante pesha tė rėnda. Kockat e duarve ishin shumė mė tė forta se tonat, ēfarė tė bėn tė mendosh, se mund tė shtrėngonin fort diēka.

Ajo qė tė bėnte mė tepėr pėrshtypje nė fytyrėn e njė neandertali ishte hunda tepėr e madhe, ndoshta kėshtu ajri i ftohtė i periudhės sė akullnajave arrinte tė ngrohej mė parė se tė futej brenda nė trup.

Deri mė sot mendohej se neandertalėt ishin qenie primitive, pėrbindsha tė pazemėr, ecnin tė pėrkulur si shimpazetė apo orang-utan-ėt, tė shėmtuar dhe tepėr torollakė.
Por dijet e reja tė fituara mbi ketė krijesė e kanė ndryshuar kėtė imazh. Ata ecnin me kurrizin drejtė si ne dhe ishin gjuetarė tė zotė tė cilėt pėrdornin armė tė stėrholluara, tė pėrshtatura mirė periudhės sė akullnajave nė tė cilėn jetonin. Ata kishin arritur tė zhvillonin gjuhėn e tyre dhe i varrosnin tė vdekurit, ēfarė do tė thotė se ata - sikurse ne, njeriu modern - mund tė mendonin me simbole. Neandertalėt kujdeseshin pėr mė tė vjetrit.
Truri i neandertalėve ndonėse kishte formė tjetėr, nuk ishte mė i vogėl se ai i njeriut cromagnon (kromanjon) - paraardhėsve tanė - por kėta tė fundit mendonin dhe vepronin ndryshe nga tė parėt. Njerėzit cromagnon jetonin nė grupe tė mėdha dhe bashkėpunonin me njėri-tjetrin. Ata kishin njė gjuhė mė tė pėrparuar, shkėmbenin dituritė me njėri-tjetrin dhe mund tė shumoheshin mė lehtė.

Njeriu modern qė shtegtoi pėr nė Europėn e neadertalėve ka jetuar pėrkrah kėtyre tė fundit pėr njė kohė tė gjatė. Dhe ndoshta ishte pikėrisht takimi me neadertalėt ai qė pasqyrohet nė pėrrallat e lashta mbi gjigandėt dhe magjistarėt biles edhe tek vetė kėngėt shqiptare mbi kreshnikėt si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit. Vendet mbi tė cilat flasin kėto kėngė ndodhen sot nė tokat e ish-Jugosllavisė.


Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu
Burimet: gjermanja ARD, suedezet Vetenskapets Värld dhe Aftonbladet
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Homo florensiensis pėrballė Homo sapiens
   Prejardhja e Homo floresiensis'it dhe xhuxhizmi
   Homo floresiensis - njerėzit xhuxhė tė Flores'ės
   Koekzistenca mes njeriut modern dhe neandertalit
   Europianėt rrjedhin prej 7 grave
   Eva s“u takua kurrė me Adamin
   Europianėt e parė ishin aziatikė
   Njerėzimi ka qenė pėr pak duke u shuar


 
Pyetėsori i shkrimit
A ka akoma neandertalė nė mes nesh ?

Po
Jo


[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Votues: 33
Komente: 0

Kanė tė bėjnė..
· Neandertal
· mister
· Homo erectus
· njeriu modern
· primitiv
· Homo sapiens
· DNA
· gjen
· kromozom
· Europė
· Homo
· studiues
· Kėrko tek lėnda: Njerėzit e hershėm


Shkrimi mė i lexuar mbi Njerėzit e hershėm:
Eva s“u takua kurrė me Adamin


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4
Votues: 7


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Neandertalėt - kushėrinjtė tanė" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.17 sekonda