Shėndeti: Spėrkatės hunde kundėr tė gjitha viruseve tė gripit Data e botimit: Thursday, 20 April 2006
Lėnda: Sėmundje Ngjitėse
|
Një lloj vaksimi i ri përmes spërkatjes së hundës do të mbrojë ndaj të gjitha llojeve të mundshme të viruseve të gripit - dhe me këtë do t'u shmanget zhvillimit të vaksinave të përshtatura ndaj varianteve të veçanta të këtij virusi të cilat deri tani kanë gllabëruar shumë kohë.
Shkencëtarët e Universitetit Gent në Belgjikë kanë zbuluar një procedim të ri, i cili do ta mbronte njeriun tërë jetës nga viruset e gripit - edhe nga gripi i shpendëve, kur ky do të kaptonte te njerëzit. Vaksina e virologjistëve belgjianë vepron ndaj një proteine, e cila është e njëjtë në të gjitha viruset e gripave dhe që nuk ndryshon. Kjo shpjegon efektin e përgjithshëm dhe të gjithëjetshëm. Sot për sot duhet të zhvillohet kundër virusit të gripit çdo vit një vaksinë e re, pasi që proteinat të cilat janë vënë në pikëshënjestër tani ndryshohen. Pas rreth pesë vjetësh vaksina duhet të jetë zhvilluar dhe sprovuar aq sa të nisë prodhimi i saj. Bashkimi Europian përkrah këtë projekt me 1,2 milionë euro.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.66 Votues: 3

| |
|