Njeriu: Pėrvetėsimi i gjuhės nga fėmijėt e vegjėl Data e botimit: E mėrkurė , 12 prill 2006
Lėnda: Popuj&Gjuhė
|
Foshnjat kuptojnë më tepër nga sa mund ta marrim me mend - ose nga ç'mund të pritej prej tyre. Edhe, kur akoma nuk kanë mësuar të flasin. Para së gjithash strukturat ritmike të gjuhës amtare fëmijët i kuptojnë shumë herët dhe i bëjnë pantomimë këto përmes belbëzimesh.
Hulumtuesit e Universitetit të Potsdam'it në Gjermani kanë konstatuar se foshnjat franceze belbëzojnë ndryshe nga ato gjermane. Kur foshnjat qajnë apo belbëzojnë, përpiqen të imitojnë rrjedhën e të folurës dhe të veçojnë ose kuptojnë kufijtë e fjalëve dhe fjalive. Edhe tipat e caktuara të ndërtimit të fjalisë janë të organizuara sipas ritmit të belbëzimit të tyre. Kështu fëmija ftillon, përmes belbëzimit, në të vërtetë pjesë të mëdha të gramatikës së gjuhës amtare.
Fëmijët janë që në foshnjëri shkencëtarë të vegjël, të cilët zotërojnë skema logjike themelore si atë të shkakësisë, dhe kryerjen pa gabime të veprimeve themelore matematikore. Të ballafaquar me ndërtime të gabuara fjalie, ka dalë se, që dy vjeç e gjysmë fëmijët dallojnë fjalitë e ndërtuara gabim dhe madje i korrigjojnë.
Hulumtues nga Potsdam'i dhe Berlin'i thonë se edhe pse fëmija e vogël ndërton fjali tepër të shkurtra, kjo nuk do të thotë se dija e saj gramatikore është e kufizuar.
Në laboratorin e parë dhe të vetmin në Gjermani për studimin e foshnjave studiohet aftësia gjuhësore e fëmijëve që nuk kanë mbërritur akoma para së gjithash në atë pikë që flitet. Me anë të llambave me ngjyra tërhiqet vëmendja e fëmijës. Njëkohësisht ajo dëgjon fjali të ndërtuara drejtë apo gabim.
Nga sa del, fëmijët reagojnë në mënyrë befasuese ndaj gabimeve. Ata ndalen përpara llambave përkatëse më gjatë se në rastin e fjalive të ndërtuara si duhet. Për hulumtuesit kjo dëshmon se ata e kanë kuptuar se këtu ka diçka që nuk shkon dhe se kuptojnë shumë më tepër mbi gjuhën, nga sa është hamendësuar deri tani.
Gjuhët e botës dallohen nga njëra-tjetra në mënyrë të qenësishme në fushën ritmike. Fëmija duket se ka që në fillim një ndjesi për këtë. Kjo do të thotë se fëmija gjerman, që përpara se të flasë fjalët e para, belbëzon në ritmin e gjermanishtes. Kjo dëshmohet me ndihmën e incizimeve të zërit.
Në shpërndarjen e volumit të zërit foshnjat lënë një lloj gjurme fonetike. Përpunimi i tyre tregon hove domethënëse karakteristike për ritmet e gjuhëve amtare. Kështu që foshnjat që tre muajshe zotërojnë themele vendimtare gjuhësore. Gjithçka flet për atë që procesi i mësimit të gjuhës nis në të vërtetë që në bark të nënës. Por ndryshimi i madh që ka midis zotërimit aktiv dhe pasiv të gjuhës sjell pasoja tragjike.
Çalimet në zhvillimin e të folurës diagnostikohen sot në përgjithësi jo më parë se në moshën nga katër deri pesë vjeç, pra atëherë, kur e folura aktive shfaq dëmtime të dallueshme. Dituritë e reja dhe metodat e hetimit, si ato që zhvillohen në Potsdam, ofrojnë përkundër kësaj mundësinë, që diagnozat dhe terapitë të mund të kryhen me vakt.
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi:gjermania 3sat/nano / Babys verstehen mehr, als wir glauben/29.11.2002 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4 Votues: 4
| |
|