Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Atlantis ]

·Gjuha - argument per ekzistimin e Atlantides
·Atlantis nė Japoni ?
·Atlantis - gjėegjėzė qė s'i dihet fundi

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 90 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Teknologji: Arma automatike

Nga kajtazi - E hėnė , 03 prill 2006

Në vitet e shtatëdhjeta, në skenën ndërkombëtare zë hov terrorizmi si formë e luftës për arritjen e qëllimeve politike. Meqë grupet terroriste përdornin taktikë të veprimit ndaj objektivave jo ushtarake, të cilat kryesisht ishin civile dhe të përqendruara në vendet e urbanizuara, njësiteve antiterroriste ju nevojiteshin armë efikase në distance të shkurtra por që nuk shkaktojnë dëme në ambientet mbrapa objektivit ose përreth tij.

Automatiku

 Destinimi taktik i automatikut është për asgjësimin e forcës së gjallë të armikut në distanca të shkurtra. Në pamje të parë, dallohet prej pushkës automatike dhe prej pushkëmitralozit nga tyta më e shkurtër, nga pesha më e vogël dhe nga ajo se shfrytëzon municionin e pistoletave(zakonisht 9 X 19 mm ose 7,62 X 25 mm).

Teknikisht ka disa veti, të cilat po ashtu e dallojnë nga armët tjera të dorës e veçanërisht nga pushka automatike; Së pari shpejtësia e qitjes te automatiku është shumë më e madhe se sa te pushka automatike. Kjo kalon mbi 600 dhe te disa automatikë shkon në mbi 1.000  fishekë në minutë (kuptohet në shpejtësi teorike), ndërsa te pushkët automatike, kërkohet që shpejtësia e qitjes të jetë më e vogël. Kjo zgjidhje teknike e këtillë, është bërë nga shkaku se pushka automatike është armë fronti dhe me të kërkohet të bëhet goditja precize e caqeve deri në 800 metra. Në shpejtësinë e zjarrit mbi 600 fishekë në minutë, në cak bëhet shpërndarja e madhe e predhave dhe nga kjo shkaktohet humbje e precizitetit të armës. Kështu, pushkët automatike brenda e kanë të vendosur një mekanizëm (ngadalësuesi i zjarrit), i cili e bën të mundur që shpejtësia teorike e qitjes të mos kalojë shumë mbi 600 fishekë në minutë.

Automatikun e parë, i cili shfrytëzonte fishekë të pistoletës (9 mm. Glisenti, apo emërtimi zyrtar italian “9 mm cartuccia pallotola modello 10) e ka konstruktuar italiani, Abijel Reveli në vitin 1914 dhe e ka patentuar me emrin “Villar Perosa”. Ndërkaq, në vitin 1915, nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë, ai e mori emrin zyrtar M-15. Ky automatik ka pasur dy tyta, ku secila prej tyre e ka pasur mekanizmin për ndezje dhe karikator me nga 25 apo 50 fishekë. Ky automatik, nuk ka pasur mekanizëm për selektim të zjarrit dhe ka mundur të gjuajë vetëm në mënyrë automatike. Secila tytë kishte shpejtësi teorike të qitjes 1.500 fishekë në minutë. Me këtë automatik, nuk ka qenë e mundur të realizohet qitje vetëm me njërën tytë. Këmbëza, ishte e konstruktuar në atë mënyrë që pasi shtypej, njëherësh i aktivizonte të dyja mekanizmat e ndezjes të të dyja tytave. Fillimisht, ky automatik është shfrytëzuar për armatosjen e kopilotëve të aeroplanëve italianë, pastaj është shfrytëzuar edhe si armë pozicionale e këmbësorisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Përpjekjet për masivizim të automatikut si armë këmbësorie u bënë në Luftën e Parë Botërore nga gjermanët të cilët në verën e vitit 1918,  furnizuan një pjesë të njësive të ushtrisë së tyre me modelin e automatikut Bergman MP-18 të kalibrit 9 X 19 mm të konstruktuar nga Hugo Shmajzer. Përfundimi i luftës dhe shpallja e Gjermanisë si humbëse bëri që për një kohë gjermanet të heqin dorë nga programet e tyre për modernizimin e ushtrisë me çka  përfundon edhe projekti për përsosjen e automatikut MP-18. Sasia prej 35.000 copave sa u prodhuan nga ky model, përfundoi në duart e policisë kufitare gjermane dhe në depo.

Me këtë për një kohë pushon interesimi për automatikun si armë dhe deri në pjesën e dytë të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, ushtritë ishin të pa interesuara për të. Kjo bëri që gjatë kësaj periudhe të mos ketë konstruktime të modeleve të reja të automatikëve apo vazhdim të prodhimit të atyre ekzistues. Me këtë rast duhet përmendur modeli amerikan M-1921 të kalibrit 45 ACP (11.48 X 22.81 mm.), i konstruktuar nga gjenerali Georg T. Thompson, i cili më tepër mbeti i njohur si armë gangsterësh dhe policore se sa si armë ushtrie.

Modelet ekzistuese të automatikëve gjetën përdorim praktik dhe u treguan si armë efektive për luftim në distanca të shkurta  në Luftën Civile të Spanjës. Kjo bëri që në prag të luftës,  në qarqe ushtarake të Evropës, të mendohet për futjen e automatikut si armë në kuadër të formacioneve luftarake të ushtrive të shteteve të fuqishme evropiane, që në fakt u bën aktorët kryesorë në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, faktorët vendimtarë që i dhanë shtytje idesë së masivizimit të automatikut si armë janë: së pari, vendosja e armatimit të rëndë në platforma (tank, anije, aeroplan) përpos tjerash kërkonte armatosje me armë të lehta të ekuipazhit. Prania e pushkëve standarde në ambientet e brendshme të tankeve, anijeve dhe aeroplanëve ishte e papërshtatshme. Prandaj duhej një armë më kompakte, më praktike për përdorim dhe me mundësi të madhe zjarri, pasi që në të shumtën e rasteve këto ekuipazhe gjendeshin të goditura në afërsi të armikut dhe gjendeshin nën zjarrin e dendur të tyre;

Së dyti, Lufta rrufe dinamizoi veprimet luftarake. Intensiteti i zhvillimit të saj kushtëzoi që aleatët si njërën nga masat kundërvënëse, të ndërmarrin veprime të cilat  “topisnin tehun” e goditjeve të përqendruara gjermane që në fakt ishte edhe çelësi i Luftës rrufe. Kjo u arrit duke bërë zgjerimin e hapësirës luftarake. Më nuk luftohej vetëm në vijë fronti. Hapësira luftarake përfshinte të gjithë hapësirën e cila mund të arrihej e ku ishte prezent dhe i ndjeshëm armiku. Kjo mes tjerash, u bë përmes veprimeve diversante të forcave speciale të cilat hidheshin me parashutë në thellësi të territorit armik dhe përmes kryengritjes së popullsisë lokale e cila ndiqte taktikën e luftës partizane. Si arma më praktike e luftimit për këto njësi ishte pa dyshim automatiku e cila përpos karakteristikave të cekura më lart ofronte edhe mundësinë më të mirë të bartjes në mënyrë të fshehur dhe veprim të befasishëm.

Dhe së treti, kostoja e ulët e prodhimit. Në fillim të Luftës së dytë botërore ishte perfeksionuar tej mase teknologjia e fitimit të profileve metalike përmes llamarinës së presuar. Në sajë të kësaj, dhe prodhimit zinxhiror, tej mase ishte shkurtuar koha e prodhimit dhe ishte ulur në minimum kostoja e prodhimit në raport me formën e prodhimit me gdhendje. Prodhimi me anë të presimit i një automatiku britanik Sten ka kushtuar 2,5 funta angleze. Ndërkohë prodhimi i një automatiku me gdhendje ka zgjatur 7,3 orë, ndërsa me presim 2, 7 orë. Në sajë të teknologjisë së re, në BRSS pas vitit 1943, gjatë ditës prodhoheshin 300 deri 350 mijë automatikë të modelit PPS-43. Si rrjedhojë, të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore prodhuan automatik ku ndër më të përhapurit kanë qenë: MP-38, MP-40, MP-40/I, MP-40/II MP-41 të familjes Schmeisser prodhim Gjerman; M-1 Thompson, M-3, prodhim amerikan; PPS-41 Shpagin,  PPS-43 Sudajev prodhim sovjetik, Sten Mk-II prodhim britanez. Përkundër prodhimit në sasi të madhe, automatiku si armë nuk u masivizua në asnjë ushtri pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore. Ai më tepër ishte armë e njësive diversante, ekuipazheve tankiste, oficerëve dhe e njësive ndihmëse ushtarake.

 Pas Luftës së Dytë Botërore nuk u hoq dorë nga prodhimi i automatikëve, mirëpo ai gjithnjë e më pak ishte prezent në kuadër të forcave të rregullta ushtarake. Hapësirën e prezencës në kuadër të formacioneve të rregullta ushtarake gjithnjë e më shumë e zinte pushka automatike e cila tanimë kishte filluar të jetë armë standarde e ushtrive por që karakteristikat e saja tekniko taktike mundësonin përdorim edhe në hapësirat ku më parë përdorej automatiku. Qyta portabël e pushkëve automatike zvogëlonte gjatësinë e armës tej mase sa ajo bartej dhe përdorej pa problem në ambientet e ngushta.

Një e metë tjetër e automatikëve e cila ata i bëri gjithnjë e më pak të pranishëm në kuadër të forcave ushtarake dhe policore është sistemi i mekanizmit të ndezjes. Të gjithë automatikët të prodhuar para Luftës së parë Botërore, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas (deri në vitet e shtatëdhjeta) kishin mekanizim e ndezjes i cili punonte nga pozita e hapur e shulit. Për shkak të qëndrimit në pozitë të hapur të shulit, zgavra e cila komunikonte me karikatorin dhe tytën dhe që njëherazi shërben për nxjerrjen e gëzhojave i ekspozohej kushteve te jashtme dhe mjaftonte një fije bari apo sasi e vogël e dheut për të shkaktuar ngecje në ndezje. Ky fakt e bënte automatikun si armë të pa sigurt. Praktikisht kjo u vërtetua gjatë Luftës së Dytë Botërore ku pjesëtarëve të lëvizjes së rezistencës franceze dhe polake ju kishin dështuar disa aksione me automatikë (kryesisht Sten Mk-2) për shkak të ngecjeve të shkaktuara nga faktorët e përmendur.

Tentimin për ta mënjanuar këtë problem i pari e bëri konstruktori çek Vaslav Holek në vitin 1950 në modelin e automatikut CZ-25. Holek në modelin e tij konstruktoi shulin në atë mënyrë që edhe pse ai ishte i ngrehur, zgavra nga nxirren gëzhojat mbetej e mbyllur. Ajo hapej pasi bëhej ndezja e fishekut dhe nën presionin e gazrave të barutit, shuli shkonte mbrapa përtej vendit nga ku qëndronte në pozitë të ngrehur. Përpos kësaj model i Holekut kishte edhe disa risi në mekanizmin e ndezjes. Këmbëza për aktivizimin e mekanizmit ndezës (zakonisht në shul ishte e fiksuar gjilpëra goditëse) kishte dy hapa: në shtypjen e parë bëhej qitje një nga një kurse në shtypjen e dytë qitje me breshëri. Kjo zgjidhje teknike u aplikua tek të gjithë automatikët më të njohur të prodhuar gjatë Luftës së Ftohët dhe atë duke filluar me Uzin izraelit, Ingarmët M-10 dhe M-11 amerikan etj. Pas Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet e shtatëdhjeta, veçmas në perëndim, u prodhuan modele të ndryshme të automatikëve ku ndër më të përhapurit kanë qenë: MAT-49, prodhim francez; Madsen M-1953 kal. 9 X19 mm. prodhim danez; Karl Gustav M-45, kal 9 X 19 mm. prodhim suedez; Tip-64 kal. 7,62 X 25 mm prodhim kinez; Sterling L34A1 kal. 9 X19 mm. prodhim britanik: Spectre kal. 9 X19 mm. prodhim italian; MPL Valter kal 9 X19 mm. prodhim gjerman; Bizon, kal. 9 X 17 mm. makarov, 9A-91 në kal. 9 X 39 mm prodhim rus etj.

Me gjithë këto prodhime të përmirësuara në raport me automatikët e mëparshëm, prapë se prapë automatiku  nuk gjeti aplikim masiv në kuadër të forcave ushtarako policore dhe atë më tepër e vërejmë si armë të njësive guerile të vendeve latino-amerikane, në vendet e Indokinës dhe të Afrikës.

Në vitet e shtatëdhjeta, në skenën ndërkombëtare zë hov terrorizmi si formë e luftës për arritjen e qëllimeve politike. Meqë grupet terroriste përdornin taktikë të veprimit ndaj objektivave jo ushtarake, të cilat kryesisht ishin civile dhe të përqendruara në vendet e urbanizuara, njësiteve antiterroriste ju nevojiteshin armë efikase në distance të shkurtra por që nuk shkaktojnë dëme në ambientet mbrapa objektivit ose përreth tij. Pushkët automatike (FN FAL M-50, M-16, Famas, AK-47 etj) të cilat tani veç ishin masivizuar në kuadër të ushtrive perëndimore dhe atyre lindore, nuk i plotësonin kriteret për veprim në aksionet antiterroriste. Veprimi me pushkë automatike në një aksion për lirimin e pengjeve në aeroplan të rrëmbyer nga terroristët do të shkaktonte dëme të pa para pasi që fuqia e veprimit të predhës se fishekut të një pushke automatike (5,56 X 45 ose 7,62 X 39), është aq e madhe sa përpos objektivit ajo mund të dëmtojë edhe prapa tij objekte ose persona të pafajshëm e që mund të jenë objekt shpëtimi i njësitit antiterrorist. Kjo bëri që të fillojnë kërkimet për armatim të këtyre njësive i cili do të plotësonte kriterin e: sigurisë gjatë përdorimit; fuqi zjarri, precizitet, peshë të lehtë dhe minimum të dëmeve anësorë (jashtë objektivit).

Këto kritere më si miri i plotësonte automatiku por jo ai që njihej deri në këtë kohë veç një model tjetër i cili ka përfshirë të gjitha njësitet speciale të shumicës së vendeve të botës.

Heckler & Koch - Automatiku M-P5

 Automatiku Heckler & Koch MP-5 ( ne tekstin ne vazhdim MP-5)  është armë që e kanë në përdorim njësitë speciale ushtarake apo policore të mbi pesëdhjetë vendeve të botës. Siguria gjatë përdorimit, fuqia e zjarrit, preciziteti dhe mirëmbajtja e lehtë, janë komponentë që kërkohet t’i ketë çdo armë zjarri. Këto komponentë, më së miri janë të integruara në automatikun MP-5, dhe bëjnë që ky automatik të përdoret me sukses në misionet e njësive speciale ushtarake dhe policore. Për të ardhur deri te ky model i përkryer, firma gjermane Heckler & Koch, ka eksperimentuar mbi njëqind variante të këtij automatiku duke i përshtatur të gjitha kërkesat tekniko taktike që parashtrohen për një armë të kësaj kategorie dhe që pa dyshim paraqet armën më të përsosur.

MP-5 u konstruktua më 1966 dhe është vepër e konstruktorëve gjermanë Edmond Hekler dhe Teodor Koh. Është konstruktim i fituar nga llamarina e presuar dhe plastika. Kryesisht prodhohet në kalibrin 9 X 19mm., por ka seri të prodhuara edhe në kalibrin 9 police( 9 X 18) dhe në kalibrin 7,62 X 25 mm.. Ajo që e bën karakteristik këtë automatik nga të tjerët është fakti se ndezja e fishekut te ky automatik bëhet nga pozita e mbyllur e shulit. Sistemi i punës automatike realizohet mbi bazë të parimit të dridhjes se vonuar të tytës. Mekanizmi i ndezjes ka rregullatorin e zjarrit në qitje një nga një, breshëri nga tre fishekë dhe me breshëri. Shpejtësia teorike e qitjes me këtë automatik është 800 fishekë në minutë. Modeli standard peshonte 2,54 kg, gjatësi tyte 225 mm dhe gjatësi të përgjithshme 680 mm.

Përpos modelit bazë janë prodhuar edhe një sërë modelesh të tjera të cilat përpos karakterit komercial kanë gjetur aplikim praktik nga forcat speciale e që këto modele dallojnë nga modeli bazë për faktin se disave u janë shtuar pjesë shtesë si shënjestra optike e lazerike, silenciatorë (modeli SD), mjete ndriçuese, qyta fiktive apo portabël apo janë bërë më të shkurtër.
 
Literatura:

1. Ian V. Hogg & Ray Hutchins “Covnter terrorism equipment”, Greenhill Books, London, Stackpole Boks, Pennsylvania, 1997;
2. Mark R. Henry & Mike Chappell “The US army in World war II” Osprey Military 2001. 
3. John Norris “Rifles Combat Shotguns” Brassey’s (UK) 1997;
4. David Miller, “The illustrated book of guns” Salamander books limited, London 2002;
5. Mike Ingram “The MP-40 Submachine gun”  MBI Publishing Company, USA 2001.
6. Milan Vasic “Specialno i priguseno oruzje”  Grapho N&N Beograd 1998.
7. Stanislav Arsic “Streljacko naoruzanje sveta” Tricontinental & Novinsko – Izdavacki centar Vojska, Beograd 2002.
8. Fadil Kajtazi “Armët dhe lufta” I-Bimi, Gjilan 2004.


 Fadil Kajtazi
fadilkajtazi@hotmail.com


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Alternativat jonukleare
   Uraniumi i zbutur
   Pasojat e nukleares
   Armatimi nuklear kundėr fortifikimeve nėntokėsore
   Konflikti shqiptaro serb qė eskaloi nė luftė
   Armėt e zjarrit, shpikja dhe pėrdorimi
   Pushkėt ushtarake pas Luftės sė Dytė Botėrore
   Arma automatike


 
Kanė tė bėjnė..
· fadilkajtaz
· Kėrko tek lėnda: Ushtri


Shkrimi mė i lexuar mbi Ushtri:
Ushtari i sė ardhmes


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.75
Votues: 12


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Arma automatike" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.21 sekonda