Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Marsi ]

·Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
·Robotėt marsianė - akoma gjallė
·Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
·Njerėz pėr nė Mars
·Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
·SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
·Misteret marsiane nė pole
·Sonda 'Spirit', e misionit amerikan, zbret nė Mars
·Misionet marsiane kanë dështuar më së shumti

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 20 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Harresa

Nga Njė burim - Monday, 27 March 2006

Faktor i kundërt po njësoj i rëndësishëm në procesin e të kujtuarit është procesi i harresës. Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë. Harresa është humbja aparente e kujtesës.

                  Të mësuarit verbal dhe kujtesa
Studimi i të mësuarit verbal që u fillua nga Ebinghaus, u përqendrua në asosacionet e të mësuarit midis njësive-fjalë dhe kohës që duhet për t'i harruar asosacionet. Tri janë procedurat bazë që përdoren në studimin e të mësuarit verbal dhe të kujtesës: të mësuarit serial, riprodhimi i lirë dhe të mësuarit me çifte me asosacion.

Të mësuarit në seri. Në të mësuarit në seri stimujt jepen gjithnjë në të njëjtin rend dhe subjekti duhet t'i mësojë ata në shkronjat e alfabetit dhe muajt e vitit. Ebinghaus lexonte një listë me fjalë pa kuptim me një ritëm konstant (si p.sh. LOQ, BAJ, BUR, SEB dhe CIV).Kur ai mendonte se e kish mësuar të gjithë listën, u përpoq ta riprodhonte në të njëjtën renditje. Në qoftë se nuk e mbante mënd, ai e përsëriste procedurën deri sa të mund ta thoshte siç duhej.
Është gjë e njohur që elementët në fillim dhe në fund të listës mbahen mënd më mirë se sa në mes, gjë që quhet efekti i vendosjes në seri. Të mbajturit mënd të elementëve në fillim të listës shkaktohet nga efekti i fillimit. Kurse efekti fundor përdoret për të shpjeguar të kujtuarit e gjërave që janë në fund të listës.

Riprodhimi i lirë. Në të riprodhuarit e lirë, rendi i paraqitjes së stimujve ndryshon me çdo provë dhe subjekti mund t'i mësojë apo t'i mbajë mend gjërat në çfarë rendi të dojë. Një shembull i një liste të tillë do të ishin emrat e njerëzve të ftuar në një mbrëmje. Të riprodhuarit e lirë përdorët shpesh për të studiuar se si njerëzit organizojnë kujtesën e tyre dhe çfarë strategjish përdorin për të tërhequr informacionin.

Të mësuarit me çifte me asosacion. Në këtë lloj të mësuarit, subjektit i jepet një seri me çifte elementesh (si p.sh., biçikleta e kuqe, vajzë-kalë, pemë-qen). Në provat e mëvonshme të japë elementin e dytë (përgjigja). Të mësuarit me çifte me asosacione mund të përdoret kur mësohet fjalori i një gjuhe të huaj.

Masat e matjes së informacionit në kujtesë
Pasi Ebinghausi mësoi listën me rrokje pa kuptim, ai la të priste njëfarë kohe dhe pastaj të bënte provën e të harruarit. Me qëllim që të gjejmë sasinë e të harruarit që ndodh, psikologët zakonisht përdorin tre masa për matjen e ruajtjes së informacionit: riprodhimin, njohjen, dhe ruajtjen.

Riprodhimi. Te riprodhimi (rindërtimi) subjektit i kërkohet të riprodhojë informacionin e mësuar nga kujtesa. Në riprodhimin e lirë, subjekti mund të mbajë mend informacionin në çfarëdo rendi, pa të dhëna kyçe. Në riprodhimin e orientuar subjekti ndihmohet nga disa të dhëna ndihmëse që të lehtësojnë të kujtuarit. Për shembull te riprodhimi në seri çdo element ndihmon në të mbajturit mend të tjetrit që vjen ngjitur. Studimet tregojnë se, ne kemi prirjen t'i organizojmë kujtimet tona dhe krijojmë të dhëna vetë edhe kur nuk jepet ndonjë. Në qoftë se na bëhet pyetja se, cila është shkronja e dhjetë e alfabetit, ka shumë mundësi që të fillojmë nga e para dhe të numërojmë shkronjat deri sa të arrijmë te g-ja. Kështu krijojmë lehtësirat që duhen për të marrë një përgjigje të saktë nga kujtesa jonë. Disa tipa shumë të përkrahur të testeve të riprodhimit në shkollë janë testet ese, testet me përgjigje të shkurtra dhe testet me mbushje të vendeve bosh.

Njohja. Një masë tjetër për matjen e ruajtjes së informacionit në kujtesë është njohja. Gjatë njohjes, subjektit i kërkohet të identifikojë elementët e mësuar më parë dhe të mos i kushtojë vëmendje atyre që janë vënë thjesht për të ngatërruar. Testet me përgjigje"i vërtetë i gabuar" apo me shumë zgjedhje janë shembuj të mirë të testeve të njohjes. Testet e njohjes kërkojnë nga ne të bëjmë vetëm një gjë, të identifikojmë elementin e saktë. Testet e riprodhimit kërkojnë dy gjëra-së pari, elementi duhet nxjerrë nga kujtesa dhe pastaj duhet identifikuar nëse është elementi që kërkohet. Njerëzit angazhohen në detyra të njohjes çdo ditë. Për shembull njohja përdoret kur zgjedh një xhaketë në mes të të tjerave që janë në varëse apo kur njihni një shok.
Ndryshimi midis riprodhimit dhe njohjes ilustrohet shumë mirë në një studim nga Bahrick, Bahrick dhe Whittlinger,të cilët testuan kujtesën e nxënësve që kishin mbaruar shkollën e mesme, për emrat dhe fytyrat e shokëve të tyre të klasës që nga 3 muaj deri në 48 vjet më parë. Subjektet që e kishin mbaruar shkollën 48 vjet më parë, ishin në gjendje të riprodhonin vetëm 20% të emrave të shokëve të klasës, por mundën të njihnin pothuaj 80% të fytyrave të tyre.

Ruajtja. Një masë e tretë e matjes së ruajtjes së informacionit është ruajtja (rimësimi) në të cilën subjekti së pari mëson diçka dhe i kërkohet ta rimësojë atë më vonë. Ebinghaus përdori teknikën e ruajtjes në studimin e përshkruar në fillim të kapitullit. Numri i provave apo sasia e kohës që duhet për të rimësuar materialin e hequr nga numri i herëve apo, sasia e kohës që duhet për ta mësuar atë herën e parë, pjesëtohet me rezultatin e herës së parë, për të na dhënë një rezultat në përqindje të asaj që është ruajtur. Për shembull, dikujt mund t'i duhet 18 herë për të mësuar një listë fjalësh herën e parë, por vetëm 12 herë për ta rimësuar atë 12 javë më vonë. Ky është një kursim prej 33 1/3%(18-12=6;6:18=0,333 ose 33 1/3%). Një pjesë e madhe e asaj që mësojmë na duket se e harrojmë, por shpesh shohim se është relativisht e lehtë ta rimësosh, gjë që tregon se një pjesë e saj na ka mbetur në kujtesë. Një rrjedhojë e rëndësishme e kësaj është se shumë gjëra që i mësoni në shkollë do ti harroni; por po i mësuat njëherë do ta keni më të lehtë t'i rimësoni në të ardhmen.

                                Teoritë e harresës
Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur veçse dje. A janë kujtimet të përhershme apo kanë prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe në qoftë se kujtimet janë të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur ne duam? Harresa ka te bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për  harresën përfshire këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni).

Prishja(dekompozimi). Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lenë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mos përdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga shumë njerëz. Por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë. Ne tashmë e dimë se kemi prirje që gjërat ti harrojmë me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet zbehen si fotografitë e gazetave të vjetra apo si shtigjet e paharruar të një pylli. Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anë të hipnozës ose stimulit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t'i kujtojmë, kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Prishja mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Na duhet një teori tjetër për të na ndihmuar të shpjegojmë, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë.

Interferenca (ndërhyrja). Shumica e psikologëve sot besojnë se kur informacioni kodohet ashtu siç duhet edhe kur depozitohet në kujtesën afatgjatë, atëherë ai bëhet pak a shumë i përhershëm. Arsyeja se pse ne nuk mund të riprodhojmë informacionin jo njëherë por njëherë tjetër është për shkak të ndërhyrjes së informacioneve të tjera që kemi përvetësuar. Ndërhyrja mund të shkaktohet nga informacione të përvetësuara më parë (ndërhyrje proaktive) ose më pas (ndërhyrje retroaktive) informacionit, për të cilin bëhet fjalë. Ndërsa dekompozimi duket se është një problem depozitimi, ndërhyrja është problem i lidhur me riprodhimin.
Në ndërhyrjen proaktive, informacioni i mësuar më përpara ndërhyn në riprodhimin e informacionit që është mësuar më vonë. Në qoftë se, p.sh., di të flasësh frëngjish, kur fillon të mësosh spanjishten, mbase do ta keni të vështirë të mbani mënd fjalët që sapo i keni mësuar në spanjisht sepse njohuritë që keni për frëngjishten ndërhyjnë në të kujtuarit e fjalës korresponduese spanjolle.

Harresa e motivuar. Teoria e fundit që do të trajtojmë thotë se, ndonjëherë harresa e vonuar (represioni) është një term i përdorur nga psikologët frojdianë për procesin e të harruarit të diçkaje që na sjell ankth. Megjithëse represioni është një problem personaliteti që mund të çojë edhe në humbje të kujtesës. P.sh., le të themi që sot mbasdite keni një takim me dentistin. Megjithëse dentisti juaj është gjithnjë i kujdesshëm mbushja e dhëmbëve jep një farë dhembjeje, gjë që ju shkakton ankthin. Psikologu frojdian mund të sugjerojë se, ju mund të angazhoheni kaq shumë në gjëra të tjera saqë harroni të shkoni te dentisti. Në këtë situatë, mund të jeni të motivuar për të harruar orarin e vizitës. Psikologët nuk bien dakord me asnjë teori të harresës. Megjithatë, kërkimet e fundit mbi kujtesën dhe proceset e saj, premtojnë të hedhin më shumë dritë mbi kujtesën dhe harresën...

Ky material është marrë nga Psikologjia një hyrje koncize i autorit Terry F.Pettijohn.
Hysni Baliu nga Suedia


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Vendimi
   Mëkatet e prindërve (të babait)
   Harresa
   Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes
   Pesimizėm mbi ekonominė botėrore
   Psikologji ekstreme
   Fëmijët e Moxartit
   Deja Vu


 
Kanė tė bėjnė..
· simptomė
· mendoj
· Kėrko tek lėnda: Psikologji


Shkrimi mė i lexuar mbi Psikologji:
Psikologji ekstreme


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.92
Votues: 25


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Harresa" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.88 sekonda