Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Matematikė ]

·Si kaosi sundon botën
·Të guxosh të mendosh mbi pafundësinë

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 20 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes

Nga Njė burim - Wednesday, 22 March 2006

Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes përbëjnë mënyra me anë të të cilave individët reagojnë ndaj stresit dhe ankthit të skajshëm. Çrregullimet somatoforme përqendrohen te dhimbja,ndërsa çrregullimet e shkëputjes përqendrohen te kujtesa.

Çrregullimet Somatoforme. Çrregullimet somatoforme karakterizohen në përgjithësi nga simptoma fizike, për të cilat nuk ka shkaqe fizike të dukshme. DSM-III-R identifikon pesë tipa kryesorë të çrregullimeve somatoforme: çrregullimin dismorfik të trupit, çrregullimin e shndërrimit, hipokondriazën,çrregullimin e somatizimit dhe çrregullimin e dhimbjes somatoforme.

Simptoma kryesore e çrregullimit dismorfik të trupit është shqetësimi për një defekt imagjinar në pamjen e jashtme fizike të një personi të shëndetshëm fizikisht. Ankesat e zakonshme lidhen me qime të tepërta në fytyrë, njolla në lëkurë, trajtën e tipareve të ndryshme të fytyrës, dhe rrallë të pjesëve të tjera të trupit (duarve, këmbëve, gjinjve). Çrregullimi fillon shpesh gjatë adoleshencës ose pjekurisë së hershme dhe rëndom zgjat për disa vjet. Ndonëse marrëdhëniet shoqërore prishen, individi zakonisht nuk bëhet i paaftë për shkak të këtij çrregullimi.

Personi me çrregullimin e shndërrimit shfaq shqetësime të dukshme gjatë funksionimit fizik, gjë që të krijon përshtypjen e një çrregullimi fizik, pavarësisht se ekzaminimi mjekësor nuk zbulon ndonjë bazë fizike për këtë problem. Simptomat mund të jenë ato të paralizës, humbjes së ndjeshmërisë, verbimit, ose të mosndjerjes së dhimbjes. Njerëzit me këto simptoma janë çuditërisht të pashqetësuar prej tyre dhe nuk pranojnë që t’i kurojnë ato. Ata nuk shtiren dhe simptomat nuk janë imagjinare; por këta njerëz ndodhen nën kontrollin e proceseve psikologjike, për të cilat ata mund të jenë të pavetëdijshëm. Çrregullimi relativisht i rrallë i shndërrimit zakonisht shfaqet gjatë adoleshencës ose pjekurisë së hershme dhe në përgjithësi nuk zgjat për shumë kohë.

Personi me hipokondriazë është i shqetësuar nga frika se mos ka ndonjë sëmundje serioze ose vdekjeprurëse. Ekzaminimet mjekësore nuk zbulojnë ndonjë problem fizik që do të mund t’i shpjegonte ankesat. Personi mund të jetë i preokupuar për procese trupore normale si ritmi i zemrës ose frymëmarrja, ose mund të përqendrohet te plagë të parëndësishme ose të ndonjë kollë e rastësishme. Shpesh personi beson se ka një sëmundje fatale si p.sh., kancer ose SIDA.

Hipokondriaza ndeshet më shpesh gjatë pjekurisë së hershme dhe është njëlloj e përhapur si te burrat, ashtu edhe te gratë. Çrregullimi i somatizmit ndeshet kur një person (më shpesh një grua) ka ankesa të shumta shëndetësore, për të cilat nuk ka asnjë shkak fizik të dukshëm. Ajo mund të ketë dhimbje koke, dhimbje të shpinës, alergji, zakone menstruale të dhimbshme ose të parregullta, spazma gastrointestinale, të vjella, diarre ose marrje mëndësh. Çdo vit që kalon, te pacienti zhvillohen simptoma të reja, që duhen trajtuar. Çrregullimi i somatizmit është i lidhur ngushtë me atë të hipokondriazës. Dallimi kryesor midis tyre është se personi me hipokondriazë është shumë më i shqetësuar nga frika për sëmundjen sesa nga simptomat e vetë sëmundjes dhe se mosha e fillimit të çrregullimit të somatizmit shpesh është më tepër ajo e adoleshencës sesa e pjekurisë së hershme.

Simptoma kryesore e çrregullimit të dhimbjes somatoforme dikur e quajtur çrregullimi i dhimbjes psikogjene) është ankesa për një dhimbje të madhe, për të cilën nuk ka asnjë shkak të njohur organik. Në disa raste, ekziston një lidhje midis një ngjarjeje stresuese dhe shfaqjes së dhimbjes, por në raste të tjera nuk ekziston asnjë provë për ndonjë stres mjedisor. Ndonëse çrregullimi i dhimbjes somatoforme mund të shfaqet në çdo kohë, ai ndeshet më shpesh në moshën e pjekurisë së hershme, dhe haset dy herë më shumë te gratë sesa te burrat. Në shumë raste, personi bëhet i paaftë dhe nuk mund të punojë më, ose të funksionojë normalisht.

Duket se çrregullimet somatoforme e ndihmojnë një person që të shmangë ankthin sepse dhimbjet dhe simptomat e tjera i shërbejnë atij për t’u shfajësuar kur dështon në kryerjen e detyrave. Duhet shënuar se këto janë të ndryshme nga faktorët psikologjikë që ndikojnë te një gjendje fizike. Ato janë probleme të vërteta mjekësore (si ulcerat, dhimbjet e kokës nga migrena, tensioni i lartë i gjakut), që shkaktohen ose rëndohen nga stresi psikologjik.

Çrregullimet e shkëputjes. Çrregullimet e shkëputjes kanë të bëjnë me një shqetësim që lidhet me kujtesën, ndërgjegjen ose identitetin e një individi. Në mënyrë tipike, ato janë mënyra për t’u shkëputur nga ankthi i tepërt nëpërmjet humbjes së kujtesës ose identitetit. DSM-III-R identifikon katër tipa të çrregullimeve të shkëputjes. Në rastin kur  problemi është kryesisht ai i një humbjeje të identitetit, duhet që te individi ose të zhvillohet një identitet i ri (çrregullimi i personalitetit të shumëfishtë), ose të ndryshojë realiteti (çrregullimi i tjetërsimit). Në rast se kemi të bëjmë kryesisht me një humbje të kujtesës, individi nuk mund të kujtojë ngjarje të rëndësishme personale (amnezia psikogjenike ose largimi psikogjenik).
Çrregullimi i personalitetit të shumëfishtë është një çrregullim i rrallë në të cilin, tek një individ, janë të pranishëm disa personalitete. Një mënyrë për t’iu larguar ankthit shkatërrues është nëpërmjet ndarjes së personalitetit në dy ose më shumë alternativa, të cilat mund të përballojnë me më tepër sukses situatën. P.sh., një personalitet mund të ishte agresiv, ndërsa një tjetër mund të ishte i ndrojtur dhe që të dy janë të pavetëdijshëm për ekzistencën e njëri-tjetrit. Nga trajtimi i një gruaje të quajtur Sibel (Sybil) doli se ajo kishte 16 personalitete të ndryshme. Rasti i famshëm më i fundit është ai i Uilliem Milligenit (William Milligan), i akuzuar për përdhunim bashkëstudentësh në kompleksin universitar të Universitetit të Shtetit të Ohajos nga fundi i viteve ’70 ,i cili shfaqte të paktën 24 personalitete të ndryshme.


Çrregullimi i tjetërsimit ndodh kur një person shkëputet prej personalitetit të tij duke besuar se ai nuk ekziston ose se mjedisi nuk është ai. Perceptimi i vetvetes ndryshon dhe për rrjedhojë individi mund të gjendet i shkëputur prej saj. Personi me çrregullim të tjetërsimit shpesh ndjehet sikur është në ëndërr. Çrregullimi shpesh fillon në adoleshencë ose në pjekurinë e hershme, edhe mund të zgjasë për një kohë të pacaktuar gjatë jetës së personit.
Individët me amnezi psikogjenike e humbasin ndjenjën e identitetit, duke harruar në fakt se kush janë, ku jetojnë, ose çfarë pune bëjnë. Kemi të bëjmë me një lloj amnezie përzgjedhëse, sepse ata nuk e harrojnë kurrë gjuhën ose si t’i kryejnë detyrat e jetës së përditshme.

Shkëputja e vetvetes nga angazhimet personale është ndoshta një mjet për t’iu larguar ankthit dërrmues. Shpesh, para zhvillimit të çrregullimit ka ndodhur një ngjarje traumatike. Personi e humb kujtesën dhe kështu nuk është përgjegjës për detyrimet e tij. Ky çrregullim ndeshet më shpesh në adoleshentët dhe të rriturit më të rinj. Shfaqja e tij është e menjëhershme, dhe çrregullimi është zakonisht i përkohshëm, me një përfundim gjithashtu të menjëhershëm dhe shërim të plotë.

Nganjëherë, tek individi me çrregullimin e shkëputjes zhvillohet largimi (fugue) psikogjenik, dhe, krahas humbjes së kujtesës, ai largohet nga skena e jetës së tij duke shkuar në një vend të ri gjeografik dhe duke filluar një jetë të re, si të ishte dikush tjetër, duke harruar të gjitha emocionet e pakëndshme të lidhura me jetën e kaluar. Shpesh largimi është më pak serioz se ky, dhe nuk është gjë tjetër veçse një periudhë e shkurtër udhëtimi, pas së cilës individi shërohet dhe kthehet në shtëpi. Ky çrregullim i rrallë ndodh shpesh gjatë ndonjë katastrofe natyrore ose një lufte. Çrregullimet e shkëputjes duket se janë mënyra për të përballuar ankthin ose stresin e tepërt.

Teksti është marrë nga libri "Psikologjia një hyrje koncize" i autorit Terry F.Pettijohn.
Hysni Baliu nga Suedia.





Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Vendimi
   Mëkatet e prindërve (të babait)
   Harresa
   Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes
   Pesimizėm mbi ekonominė botėrore
   Psikologji ekstreme
   Fëmijët e Moxartit
   Deja Vu


 
Kanė tė bėjnė..
· stres
· grua
· ndjenjë
· simptomė
· mendoj
· Kėrko tek lėnda: Psikologji


Shkrimi mė i lexuar mbi Psikologji:
Psikologji ekstreme


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.37
Votues: 8


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Çrregullimet somatoforme dhe të shkëputjes" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.28 sekonda