Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në
zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga
gjëndrat e pështymës,
stomaku,
pankreasi,
tëmthi dhe
zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në
gjak. Një deri dy litra kalojnë në
zorrën e trashë dhe përvetësohen aty. Me jashtëqitjen dalin vetëm një deri dy decilitra në 24 orë.
Në zorrë ndodhen
baktere që mbrojnë ndaj
infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr
antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret
barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.
Në gojë ka
proteina që mbrojnë ndaj infeksioneve. Edhe
acidi klorhidrik në stomak, kripërat e
vrerit dhe
lëngu pankreatik mbrojnë ndaj infeksioneve. Në zorrë ka përveç këtyre edhe një mbrojtje lokale kundër infeksioneve ku marrin pjesë qelizat e sistemit imunitar. Këto mbrojtje të ndryshme mund të çrregullohen dhe atëherë rritet rreziku për infektime që çojnë në sëmundjen e barkut.