Shėndeti: Fėmijė si pjesė kėmbimi Nga julka - Monday, 20 February 2006
|
Komisioni Anglez i gjenetikes te njeriut beri një studim për fëmijët qe linden me qellim që te përdoren për te shëruar një motër ose vëlla. Një rast i tillë është Jeimy Witacker , qe u lind sepse vëllai i tij 3-vjeçar , Charly , vuante nga një forme anemie te rrallë ( Diamond-Blackfan-anaemia ) dhe i nevojiteshe transplantim qelizash zanafillëse nga një dhurues i përshtatshëm.
Prindërit e Charlit nuk mundeshin te gjenin dhurues te përshtatshëm dhe kështu morën vendimin te sjellin ne jete Jeimin qe do te jepte transplantimin e kaq te dëshiruar .
Tema qe vuri ne pyetje komisionin qe se sa një fëmije i lindur për te shpëtuar një te afërmin e tij nuk do përdoret gradualisht si banke "pjesësh këmbimi" .Me gjerësisht studimi raporton: << Te marrësh gjak nga tubi i kërthizës mbas lindjes nuk ka pasoja te dëmshme por marrja e palcës se kockave është shume me e dyshimte dhe i shkakton dhuruesit vuajtje te madhe. Ne qofte se , behet e pranuar qe mund te krijohen fëmije për te shpëtuar një te afërt , atëherë hapet rruga për një përdorim te tyre ne shume mënyra ,si për shembull për dhurimin e organeve ose dhurimin e përsëritur te indi. Arrijmë, atëherë , ne teorinë e fëmijëve për pjese këmbimi >>
Me gjithë pasojat qe mund te ketë një veprim i këtillë , kush mund t’u heqë te drejtën prindërve te shpëtojnë fëmijët e tyre qe vuajnë nga sëmundje me vdekje me një zgjidhje te këtillë? Ajo qe theksohet ne studim është nevoja për tu vene rregulla dhe masa sigurimi për marrëdhëniet familjare dhe fëmijët qe përjetojnë gjendje te këtilla. Është e domosdoshme qe te bëhen kërkime mbi pasojat e një fakti te këtillë sepse nuk dimë si do zhvillohen dhe si do ndjehen fëmijët qe u linden ne këto situata
Përgatiti: Juljana Mandra Burimi: Grekja Discovery&science, janar
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.37 Votues: 8
| |
|