Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Trupi i njeriut ]

·Kyēet mundėsojnė lėvizjen trupore
·Pėrjetėsi pėr njerėzit ?
·Koenzima Q kundėr mplakjes
·Ndikimi i ujit nė organizėm
·Njė bio-fiziometėr
·Stresi: Ja ēfarė ngjet me trupin tonė
·Stresi dhe thyerja psiqike e fizike
·Bukuria e njeriut po venitet
·Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 64 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Qytetėrime: Ēfarė ėshtė NATO?

Nga Njė burim - E premte , 17 shkurt 2006

Traktati i Atlantikut Verior, është një dokument shumë i thjeshtë, në përputhje me natyrën e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe merr legjimitetin e tij nga kjo Kartë.
Në Traktat, vendet anëtare janë të angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e aftësive të tyre  mbrojtëse, individualisht dhe kolektivisht, duke siguruar bazat për planifikimin e mbrojtjes kolektive.

Një nen tjetër i Traktatit siguron strukturën për konsultimet ndërmjet vendeve anëtare, kurdo që ndonjëri prej tyre ndjen se siguria e tij është në rrezik. Pikërisht ky nen thekson rëndësinë fundamentale të procesit të konsultimeve ekstensive që zhvillohen brenda Aleancës dhe shpjegon arsyet pse ajo ndërmerr misione të reja që kanë si pikësynim rritjen e sigurisë në mbarë zonën Euro-Atlantike.

Një nen tjetër – Neni 5 – i referohet të drejtës së vetë-mbrojtjes kolektive siç diktohet nga Karta e OKB-së. Ajo thekson se një sulm i armatosur ndaj një ose më shumë vendeve anëtare të NATO-s, konsiderohet si një sulm kundër të gjitha vendeve anëtare.
Pranimi i anëtarëve të ri në Aleancë është në përputhje me Nenin 10 të Traktatit i cili thekson se vendet e tjera Evropiane që përkrahin parimet e Traktatit dhe kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë së Atlantikut Verior, mund të ftohen për aderim. Pas pranimit të kohëve të fundit të Republikës Çeke, Hungarisë, dhe Polonisë, udhëheqësit e Aleancës kanë theksuar se dyert rrinë hapur për vende të tjera në të ardhmen.
Në nenet e tjerë të Traktatit thuhet se çdo vend anëtarë duhet të kontribuojë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare paqësore dhe miqësore, duke përfshirë forcimin e institucioneve të tyre të lira dhe avancimin e kushteve të stabilitetit dhe të mirëqenies. Traktati bën, gjithashtu, përpjekje për eliminimin e konflikteve ndaj politikës ekonomike ndërkombëtare të vendeve anëtare dhe për inkurajimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Transformimi i Aleancës
NATO-ja është një Aleancë që i përkushtohet mbrojtjes kolektive të vendeve të saj anëtare, si bazë për ruajtjen e paqes dhe garancisë së sigurisë në të ardhmen, por, duke ndjekur ndryshimet  thelbësore që ndodhën në Evropë në vitet ’90, ajo është kthyer në një katalizator të zgjerimit të sigurisë dhe stabilitetit në mbarë Evropën. Transformimi i NATO-s pas mbarimit të luftës së ftohtë dhe ndarjes së Evropës ka për qëllim të krijojë një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe mirëbesimi reciprok, nga i cili do të përfitojë mbarë Evropa. Në qendër të Aleancës janë vendet anëtare. Qeveritë e këtyre vendeve, duke u takuar së bashku, përfaqësojnë autoritetet politike më të larta të Aleancës. Kriza në Kosovë ishte në rendin e parë të ditës në Mbledhjen në Uashington (Washington Summit) në Prill të 1999. Udhëheqësit e NATO-s e vlerësuan situatën duke pasur si synim përforcimin e vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar për të sjell një zgjidhje politike të qëndrueshme dhe për të krijuar rrethanat për rivendosjen e paqes dhe ruajtjen e sigurisë së rajonit në të ardhmen. Mbledhja gjithashtu shënoi edhe 50 vjetorin e krijimit të NATO-s. Udhëheqësit e NATO-s riafirmuan jetëgjatësinë e vlerave të Lidhjes ndëroqeanike dhe disa nga qëllimet fundamentale të Aleancës – ruajtjen e lirisë dhe sigurisë së anëtarëve të saj, përkushtimin e saj ndaj parimeve të Kartës së OKB-s, mbrojtjen e demokracisë dhe luftën e vazhdueshme për zgjidhjen paqësore të polemikave.
Mbledhja e Uashingtonit ishte, gjithashtu, një rast i mirë për konsolidimin e ndryshimeve që kanë ndodhur tek NATO gjatë viteve ’90 pasi Aleanca është adaptuar me kërkesat e botës së sotme. Këto përfshijnë procesin e zgjerimit ; riformimin e strukturës ushtarake të Aleancës për ta bërë atë të aftë të përmbushë role të reja në fushën e përballimit të krizave, ruajtjes dhe mbrojtjes së paqes në zonën Euro-Atlantike ; si dhe përforcimin e rolit Evropian në çështjet e sigurisë.
Si pjesë e këtij transformimi, NATO po ndërton një partneritet konkret me shumë vende jo-anëtare me synim që të krijojë një Evropë më transparente në të cilën sfera e keqkuptimeve dhe e mosbesimit është zvogëluar.
Në qendër të kësaj ideje është programi « Partneritet për Paqe » (PfP), i cili nxit bashkëpunimin ndërmjet Aleatëve të NATO-s dhe 26 vendeve Partnere në një sërë aktivitetesh në lidhje me sigurinë.
Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC), që përfshinë 46 vende, bashkë me vendet anëtare të NATO-s, siguron strukturën politike të programit « Partneritet për Paqe » dhe një forum për diskutime rreth çështjeve që lidhen me sigurinë. Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish nga 46 vendet u takuan në sesionin e mbledhjes së EAPC-së në Uashington, një ditë pas Mbledhjes së NATO-s.
Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar lidhje të pavarura të veçanta me Aleancën, duke i dhënë atyre mundësinë të ndjekin programe bashkëpunuese në një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me sigurinë duke i sjellë përfitime vendeve të tyre dhe Evropës në tërësi. Të dy vendet janë anëtarë të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik.
Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në disa nga këto programe, pas vendimit të Aleancës për ndërhyrje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Megjithatë, pavarësisht nga divergjencat në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake, vendet e NATO-s kanë bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesit qeveritarë Rus në kontekstin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë dhe për të sjellë një zgjidhje politike të qëndrueshme. NATO ka besim se bashkëpunimi NATO-Rusi do të rifillojë në një sferë më të gjerë dhe do të vazhdojë të zhvillohet pozitivisht. Përpjekjet e suksesshme të bashkëpunimit, së pari nëpërmjet forcës së Implementimit (IFOR) dhe më pas nëpërmjet Forcës së Stabilizimit (SFOR) në Bosnje-Hercegovinë, kanë qenë inkurajuese.  

Një program i një bashkëpunimi të veçantë është gjithashtu në vazhdim, në kontekstin e Dialogut Mesdhetarë të NATO-s me 7 vende Mesdhetare jo-anëtare të NATO-s (Algjeria, Egjipti, Izraeli, Jordania, Mauritania, Maroku dhe Tunizia). Qëllimi i Dialogut Mesdhetarë është intensifikimi i sigurisë dhe stabilitetit ne Mesdhe. Siguria dhe stabiliteti në Mesdhe është i lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Brenda vetë NATO-s, komitetet janë përgjegjëse për planifikimin paraprak në fushën e konsultimeve politike, planifikimeve dhe operacioneve mbrojtëse, bashkëpunimit të forcave të armatosura dhe të tjera. Komitetet paraqesin rekomandimin për të vepruar në Këshillin e Atlantikut Verior – organi më i lartë i NATO-s për marrjen e vendimeve – ose në Komitetin e NATO-s për Planifikimin e mbrojtjes, i cili merret kryesisht me problemet që lidhen me Strukturën ushtarake të integruar të NATO-s..
Konsultimet bëhen, gjithashtu, në lidhje me problemet ekonomike që lidhen me sigurinë, ku përfshihen çështje siç janë shpenzimet e mbrojtjes dhe transformimi i industrive të mbrojtjes për qëllime civile.

NATO siguron, gjithashtu, një forum për një bashkëpunim aktiv ndërmjet vendeve anëtare dhe atyre partnere në fusha siç është planifikimi i urgjencës civile, ndihmë në rast katastrofe dhe programe për asistencë në fushën e shkencës dhe atë të ambientit. Megjithëse çdo shtet mbart përgjegjësinë kryesore për planifikimin e urgjencave civile, NATO punon për të siguruar që rezervat civile të Aleancës, kur e kërkon momenti, të mund të përdoren në mënyrën më efektive.

Roli i NATO-s në këtë rast është shpesh një rol koordinues. Në nëntor të vitit 1998, Qendra Koordinuese e Ndihmës ndaj Katastrofave e Euro-Atlantikut (EARDCC), që u inagurua Qershorin e kaluar, organizoi një operacion ndihme në zonat e goditura nga urija në Ukrainën Perëndimore. Duke ndjekur keqësimin e situatës brenda dhe rreth Kosovës, kjo Qendër, gjithashtu, luajti një rol kyç në organizimin e ndihmave humanitare nga NATO dhe vendet partnere për t’ia lehtësuar barrën refugjatëve Kosovarë dhe për të ndihmuar vendet fqinje.

NATO ka gjithashtu, një numër programesh shkëmbimi Ndërkombëtare në lidhje me problemet shkencore dhe ekologjike që shqetësojnë NATO-n dhe vendet partnere. Këto programe sigurojnë mbështetje për kërkimet shkencore të niveleve të larta, inkurajojnë zhvillimin e pasurive kombëtare shkencore dhe teknologjike, dhe bëjnë të mundur të arrihen kursime të kostos nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Një pjesë e këtyre aktiviteteve është ndërtuar me synim që të trajtojë problemet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit që prek vendet fqinje, të cilat mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet veprimeve kooperuese.

Marion Gajda
Student i Shkencave Politike dhe Institucioneve Europiane.


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Plani kombėtar pėr zbatimin e marrėveshjes sė stabilizim asociimit
   Demokracia nė krizė
   Premisat per nje shoqeri politike
   Politika e BE-sė pėr Ballkanin Perėndimor
   Rruga e vėshtirė e Shqipėrisė drejt demokracisė
   Marrėdhėniet NATO-Bashkim Europian.
   Plani i Aksionit tė Antarėsisė tė NATO-s.
   Kush kėrcėnohet nga Irani?


 
Kanė tė bėjnė..
· Kėrko tek lėnda: Politikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikė:
Kushtetuta e parė evropiane


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 5
Votues: 3


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Ēfarė ėshtė NATO?" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.16 sekonda