Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Telekomunikim ]

·Telefonim pėrmes internetit
·Disa nga ndryshimet teknologjike tė vitit 2003
·Stemė vetjake nė vend tė telefonit celular
·Brezi 4 i telefonisė celulare

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 76 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Natyra: Formimi i jetės: Nga uji nė tokė
Data e botimit: E martė , 14 shkurt 2006
Lėnda: Evolucioni biologjik
Para qindra milionë vjetësh, jeta kafshërore ishte e pranishme vetëm në oqeane. Pastaj, rreth 400 milionë vjet më parë, tragët fosilore na sugjerojnë se një kafshë e quajtur euripterid (eurypterid) la ujin për të ecur në tokë. Ndoshta po u ikte armiqve, ndoshta po kërkonte për ndonjë ushqim të kollajtë, ose ndoshta po kërkonte për një vend të sigurt ku të lëshonte vezët e saj.

(Vijon nga Gjuetari i parë)

euripteridi
Euripterid, fig. unmc.edu
Euripteridët ishin anëtarë të një grupi më të madh që do të pushtonte tokën herë pas here -- një grup i njohur si nyjorë (artropodë). Karakterizuar nga trupa të segmentuar, gjymtyrë të lidhura me kyçe dhe guall të fortë, nyjorët përbëjnë 80% të llojeve të kafshëve që jetojnë sot. Shumë prej tyre i njohim, si gaforret, karavidhet dhe natyrisht, kandrrat.

Paleontologjistët kanë zbuluar kohët e fundit se nyjorët pushtuan tokën jo një herë por shumë herë. Dëshmitë fosilore tregojnë se grupe të ndryshme të kandrrave, shumëkëmbëshave dhe njëqindkëmbëshave, merimangave dhe akrepave -- të gjithë zbritën vetë në breg në kohë të pangjashme.

Me shtojca të përshtatura për të ecur, marrë frymë, ndukur, ndjerë dhe së fundi fluturuar, nyjorët kanë arritur suksese mahnitëse në stere. Vërtetë, krijimi i fluturimit ishte një akt i shkëlqyeshëm heroik i nyjorëve të degës së kandrrave dhe ndoshta përshtatja më e rëndësishme që i lejoi ata të mbizotëronin përfundimisht çdo sistem të banueshëm ekologjik mbi Tokë. 

I ndërtuar për të lëvizur

laboratorin e tij në Universitetin e Kalifornisë, Bërkli (University of California, Berkeley), biologu Robert Full përdor pajisje që shpesh zbatohen për të studiuar lëvizjen e atletëve të Lojërave Olimpike. Duke pasur për subjekt nyjorët në vend të atletëve Full ka vëzhguar se këto të parët janë mjeshtër në lëvizje. Ata vrapojnë me të shpejtë nëpër terrene të vështira, dhe disa lëvizin jashtëzakonisht shpejt. (Laboratori i tij zbuloi se kacabuni amerikan është njëri prej kandrrave me të shpejtë të botës.)

Pasi analizoi lëvizjet e këtyre kafshëve, Full zbuloi se plani trupor i nyjorit është i paracaktuar për lëvizje të frytshme dhe të ekuilibruara. Gjymtyrët e ndara në segmente të lidhura me kyçe shërbejnë si susta, mbajtëse dhe tronditjeshues për kafshën. Kur ecin apo vrapojnë, shumë nyjorë mbajnë tre këmbë në tokë njëherazi, gjë që i bën ata të jenë në mënyrë të posaçme të ekuilibruar. (Një stol tre-këmbësh nuk tundet kurrë).
Ai zbuloi gjithashtu se lëvizja kërkon shumë pak fuqi mendore, duke i lejuar sistemit të thjeshtë nervor të kësaj krijese aftësinë për t'u përqendruar në detyra më të ndërlikuara.
Full ka ndihmuar gjithashtu vizatuesit e filmit vizatimor A Bug's Life (Jetë kandrre) të Disney't (Diznit) t'i bëjnë lëvizjet e karaktereve të tyre të duken sa më të gjalla. Dhe inxhinierët kanë shfrytëzuar hulumtimet e Full'it për të ndërtuar robotë nënujorë që lëvizin si nyjorët.

Më tej: Formimi i jetës: Gara e armëve biologjike
© 2002 Sea Studios Foundation
Të drejtat e autorësisë së këtij versioni në shqip i përkasin Rruzull.net


Përgatiti për Rruzull.net: Alvin Ekmekçiu
Burimi: amerikania PBS/The%20shape%20of%20life%20
Vė%20re!%20Ky%20shkrim%20nuk%20lejohet%20tė%20kopjohet%20dhe%20tė%20pėrdoret%20pėr%20qėllime%20komerciale%20(fitimprurėse).%20Mbi%20lejet%20e%20pėrdorimit%20tė%20shkrimeve%20tė%20© Rruzull.net lexo këtu.




Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
   Formimi i jetės: Nga uji nė tokė
   Formimi i jetės: Gjuetari i parė
   Formimi i jetės: I pari qė lėvizi
   Formimi i jetės: Kafsha e parė
   Krijimizmi
   Dėshmi mbi evolucionin
   Evolucioni dhe shumėllojshmėria


 
Kanė tė bėjnė..
· euripterid
· Gjuetari i parë
· të segmentuar
· guall
· gaforre
· karavidhe
· kandrrat
· Paleontologjist
· shumëkëmb
· njëqindkë
· merimanga
· akrep
· nduk
· sistem të banueshëm ekologjik
· laborator
· atlet
· Lojërave Olimpike
· terrene
· kacabuni amerikan
· të ekuilibruara
· susta
· stol
· Disney
· Formimi i jetës: Gara e armëve biologjike
· The%20shape%20o
· evolucion
· njeri
· qenie e gjallė
· pėrshtatje
· Teoria e Evolucionit Biologjik
· Charles Darwin
· Toka
· gjen
· DNA
· kafshė
· Kėrko tek lėnda: Evolucioni biologjik


Shkrimi mė i lexuar mbi Evolucioni biologjik:
Evolucioni dhe shumėllojshmėria


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.4
Votues: 5


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Formimi i jetės: Nga uji nė tokė" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.20 sekonda