Kur barku sëmuret njeriu kapet nga shqetësime si të ndjehurit keq, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ndonjëherë zjarrmi dhe dhimbje muskujsh. Këto simptoma nuk është e thënë të shkaktohen nga sëmundja e barkut dhe njeriut mund t'i shfaqen në lidhje me një sërë sëmundjesh të tjera. Por tipike për sëmundjen e barkut që shkaktohet nga një infeksion është ajo që shqetësimet shpesh vijnë shumë shpejt dhe pastaj kalojnë pas disa ditësh. (Shkaktari më i zakonshëm i sëmundjes së barkut në Suedi është virusi.)
Për pjesën më të madhe të njerëzve sëmundja e barkut është një sëmundje e parrezikshme ndonëse shqetësimet mund të jenë tepër të fuqishme dhe të bëjnë që njeriu të ndjehet më se i sëmurë. Shpesh mjafton të pihet shumë dhe të pritet ikja vetë e sëmundjes. Por nëse njeriu ka qëndrueshmëri të ulët trupore atëherë sëmundja e barkut mund të jetë serioze. Kjo vlen para së gjithash për foshnjat, të vjetërit dhe ata që kanë ndonjë sëmundje serioze.
Njeriu duhet të kërkojë ndihmë p.sh. në një qendër përkujdesjeje shëndetësore, pritje të shërbimit të rojës shëndetësore, pritje urgjente të një reparti infektiv ose pritje fëmijësh nëse njeriu ka simptoma të sëmundjes së barkut dhe
- është i tharë dhe ka mungesë lëngjesh në trup
- është tepër i lodhur dhe është i prekur rëndë nga sëmundja
- ka diarre të përgjakshme
- ka temperaturë të lartë dhe mërdhin - ka dhimbje të fuqishme barku dhe vjellje të pandërprera. Nëse njeriu e ka të vështirë të pijë një sasi të mjaftueshme lëngjesh, e ka gojën të thatë, është i etur, shurron pak, e ka shurrën të përqendruar dhe është i zbehtë dhe i ka sytë të futur atëherë ka rrezik për mungesë serioze lëngjesh në trup. Heqjet e fuqishme të barkut janë sidomos serioze tek foshnjat, të vjetërit apo tek ata që janë të rraskapitur nga ndonjë sëmundje tjetër. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj mungesës së lëngjeve dhe njeriu duhet të kontaktojë një mjek nëse ata për shembull janë të lodhur në mënyrë jo të zakonshme, acarohen shpejt, janë të etur dhe shurrojnë më pak. Njeriu duhet të kërkojë një mjek tek për shembull një qendër përkujdesjeje shëndetësore edhe nëse sëmundja e barkut është shfaqur gjatë apo menjëherë pas një udhëtimi jashtë shtetit, sidomos nëse njeriu ka jetuar nën rrethana tepër të thjeshta. njeriu ka bark në më tepër se një javë. Të vjellat tek foshnjetTë vjellat nga koliti dhe infeksioni viral tek fëmijët
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi:suedezja Sjukvårdsrådgivningen / Magsjuka - diarre och kräkningar/rishqyrtuar 2005-03-09. Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|