Epoka e karbonit (qymyrit) është e trazuar nga ana
tektonike. Stereja ngrihet e ulet, përmbytet herë pas here nga deti. Vise të tëra shkretohen, zona të gjëra pyjore zhyten nën rrëshqitje llumi. Formohet një mbikontinent.
Zonat me miniera qymyrguri në
Europë, që nga
Anglia deri në Francën e Veriut, që nga
Ruhri deri në
Poloni dhe
Rusi të lënë të marrësh me mend shtrirjen e pafundme të pyjeve të hershme të Epokës së Karbonit. Qymyri do të bëhej themeli i një prej ndryshimeve rrënjësore të historisë së Europës. Përftimi i këtij burimi fosilor të pamasë energjie në shumë anë të kontinentit ishte kushti paraprak për ngritjen industriale dhe ekonomike të Europës.
Të gjitha këto gjëra varen nga zhvendosja kontinentale. Depozita qymyri krijohen në Periudhën e Karbonit parasëgjithash aty, ku kontinentet shtrihen në klimën e favorshme të
Ekuatorit. Por akoma gjatë kohës që këto pyje tropikale harlisen, ndodhin disa ngjarje të reja: kontinentet zhvendosen më tej. Europa
kllaposet nga pllakat e tjera. Ajo bëhet pjesë e kontinentit gjigant Pangea, i cili përfshin pothuajse të gjitha
masat tokësore të Tokës.