Meqenëse gratë janë ato që lindin atëherë këto janë të sigurta që fëmija mban gjenet e tyre . Burrat nuk mund të jenë 100 % të sigurt, kështu që ata kanë shtjelluar një mënyrë për t'u mbrojtur nga gjasa e mashtrimit nga partneri.
(vijon nga Dëshira më e fshehtë e njeriut)
 Herdhet (healthopedia.com)
|
Ajo qëndron e gjitha në madhësinë e herdheve - ato të njeriut janë më të mëdha se të gorillave por më të vogla se të shimpanzeve.
 Gorillë (Fotograf: Jens Goetzke)
|
Një gorillë ka një harem femrash që i përkushtohen atij dhe vetëm tij. Kështu atij nuk i nevojitet të ketë të gatshme një sasi të madhe spermash. Mirëpo shimpanzetë femra nuk janë aspak besnike, kështu që meshkujt e derdhin farën sa më shpesh të jetë e mundur në sa më tepër femra të jetë e mundur, për t'u dhënë spermave të tyre gjasat më të mira për të krijuar një fëmijë.
 Shimpanze (janegoodall.org)
|
Prandaj herdhet e shimpanzesë janë të stërmëdha krahasuar me ato të gorillës. Femrat e njeriut nuk janë shumë të shthurura, po ato nuk janë as krejt besnike. Kjo shpjegon përse madhësia e herdheve të mashkullit të njeriut është aty diku midis atyre të gorillave dhe shimpanzeve.
Por edhe pse po i afrohemi kuptimit të logjikës së pamëshirshme të tërheqjes seksuale, ne përsëri jemi larg kuptimit të shkencës së dashurisë.
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu Burimi: BBC, Deepest Desires, 30 Tetor 2002 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|