Njeriu: Kështu funksionon një vesh i shëndoshë Data e botimit: Thursday, 08 December 2005
Lėnda: Shqisa
|
Veshi ka tre pjesë, veshin e jashtëm (shk. Auris externa), veshin e mesëm (shk. Auris media) dhe veshin e brendshëm (shk. Auris interna). Veshi i jashtëm përbëhet nga pjesët e dukshme të veshit nga jashtë dhe kanali i veshit. Në fund të kanalit të veshit gjendet daullja e veshit, disa centimetra nga gryka e kanalit të veshit. Pas daulles së veshit gjendet veshi i mesëm, një zgavër që zakonisht është e mbushur me gaz.
 (Fig. Toverud)
|
Nga gurmazi mbrapa hundës kalon një shteg i hollë për tek veshi i mesëm, i ashtuquajtur bori e veshit. Përmes këtij kanali kalon zakonisht ajër kur gëlltisim apo gogësijmë. Në veshin e mesëm ndodhen edhe ato kockëzat e vogla të dëgjimit, që quhen çekani, kudhra dhe yzengjia. Ato lidhin daullen e veshit me veshin e brendshëm.
Tingujt që futen në vesh e bëjnë daullen e veshit të dridhet. Përmes kockëzave të dëgjimit dridhjet drejtohen për tek veshi i brendshëm. Në veshin e brendshëm dridhjet kthehen në shtysa nervore të cilat përmes nervit të dëgjimit përcillen për tek truri. Brenda veshit të brendshëm ndodhet edhe organi i ekuilibrit ( shk. vestibular apparatus).
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu Burimi: suedezja Sjukvårdsrådgivningen/Öroninflammation/Rishqyrtuar: 2004-04-27 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.30 Votues: 13

| |
|