Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Bioinxhinieri
[ Bioinxhinieri ]

·Bimë të manipuluara gjenetikisht
·Lejohet klonimi për arsye shkencore
·Ndryshim gjenetik i mushkonjës për mposhtje të malaries
·Kërkesë për të klonuar embrione njeriu në Angli
·Bioetika dhe e ardhmja e njerëzimit
·Nanoteknologjia - revolucion i ri industrial
·Shkencëtarët 'mësojnë' qelizat të vetëve
·Qelizat zanafillëse mund të ndërtojnë organe të reja

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 16 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Çështje: Fjalori Gjermanisht-Shqip Online shpjegon tashmë 1200 fjalë
Data e botimit: Friday, 04 November 2005
Lėnda: Popuj&Gjuhë
Popuj&GjuhëFjalori Gjermanisht-Shqip Online i Rruzull.net shpjegon tashmë në shqip kuptimin e rreth 1200 termave gjermane. Ky fjalor mbetet i pari që i ofrohet lexuesit shqiptar për shfrytëzim falas në internet (online). Interesi i lexuesit për këtë fjalor po bëhet gjithnjë e më i madh. Kërkohet ndihmë për ndryshimin e modulit të tij në atë mënyrë që të bëhet i mundur shfrytëzimi i këtij fjalori edhe nga ana tjetër Shqip-Gjermanisht, kjo në bazë të kërkesave të lexuesve.

Si të kryej kërkimin në fjalor ?

Modulit të fjalorit i kam bërë një modifikim të mëtejshëm në mënyrë që të kërkimi të bëhet më i lehtë. Kështu kam kaluar si opsion të parë kërkimin ku fjala e shkruar përmbahet në fjalët e fjalorit dhe jo si ç''''ka qenë deri tani ku fjala e shkruar duhej të përputhej me saktësi me ndonjë fjalë të fjalorit për të dhënë një rezultat. Kështu lexuesi ka më tepër gjasa të nxjerrë rezultate nga kërkimi i tij por duhet të bëjë kujdes që në kërkimin e tij të mos shkruajë trajtën në të cilën e has fjalën por vetëm rrënjën. Për shembull lexuesi ka hasur në fjalën ''''Spannungen'''' dhe don të dijë kuptimin e kësaj fjale. Ndonëse kjo fjalë është e shpjeguar tek fjalori Gjermanisht-Shqip, ajo nuk është e shkruar në atë formë që e ka hasur lexuesi por si ''''Spannung (die)''''. Nëse lexuesi nuk e din se cila është rrënja e fjalës atëherë të provojë të shkruajë në kërkim e tij pjesë të saj p.sh. do të mjaftonte të shkruhej ''''spannu'''' apo ''''spann'''' apo ''''span'''' dhe të nxirrte rezultate. Në rastin tonë kërkimi i tij do të nxirrte si rezultat shpjegimin e këtyre fjalëve ''''Entspannung (die)''''(= shtendosje), ''''Fl?gelspannweite''''(= gjerësi krahësh të shtrirë), ''''Muskelspannung (die)''''(= tendosje muskulore), ''''Spannung (die)''''(= tendosje) ku vetëm kjo e fundit është rezultati i dëshiruar.
Në po të njëjtën mënyrë mund të nxirret kuptimi i fjalëve që nuk janë të shpjeguara në këtë fjalor. P.sh. nëse jemi të kërkim të foljes ''''spannen'''', duke shkruar në kërkimin tonë ''''spann'''' do të vinim tek rezultatet e mësipërme prej të cilave mund të nxirrnim vetë kuptimin e kësaj fjale, pra ''''tendos''''.

Nëse lexuesi zgjedh opsionin e kërkimit me saktësi të fjalës atëherë duhet të ketë parasysh se pjesa më e madhe e emrave janë të shoqëruara me përemrat lidhorë të tyre pra në këtë rast duhet të mos shkruajë vetëm ''''Spannung, por ''''Spannung (die)'''', prandaj këshilloj të mos përdoret opsioni i i kërkimit të fjalës me saktësi.

Si lindi fjalori Gjermanisht-Shqip Online i Rruzull.net ?

Gjatë shfrytëzimit të materialeve në gjuhën gjermane për të përgatitur shkrimet për revistën e dijeve Rruzull.net më ka lindur nevoja, i diktuar pikërisht nga materiali, të kërkoj për terma më të përshtatshme shqipe që i korrespondonin kuptimit të termave gjermane në fjalitë e dhëna. Duke mos u mjaftuar me fjalën korresponduese shqipe që mund të më binte mua ndërmend për një term gjerman dhe duke mos gjetur atë term në fjalorët më të mëdhenj gjermanisht-shqip apo duke mos gjetur në to shpjegimin e përshtatshëm të asaj fjale në rastin e hasur më është dashur të bëj hulumtime (kryesisht në fjalorë gjermanisht-anglisht, gjermanisht-suedisht, gjermanisht-gjermanisht) në kërkim të shpjegimit më të përshtatshëm.

Në mënyrë që të mos kisha nevojë të bëja të njëjtat hulumtime për të njëjtën fjalë, vendosa t''''i mbledh përfundimet. Kështu me ndihmën e një programi të quajtur Babylon Builder nisa të krijoj nga fillimi i dhjetorit 2003 një fjalor personal elektronik gjermanisht-shqip. Këtë fjalor (si dhe disa fjalorë të tjerë) e kam në kompjuterin tim dhe e shfrytëzoj herë pas here si dhe duke e pasuruar me terma apo shpjegime të reja.

Së shpejti do të hedh tek Rruzull.net edhe dy fjalorë të tjerë që kam përgatitur për të njëjtin qëllim si fjalorin Gjermanisht-Shqip dhe po në të njëjtin mënyrë si ky. Këto janë fjalorët Anglisht-Shqip dhe Suedisht-Shqip ku secili ka mbërritur në shpjegimin e 500 termave. Fjalorë të tillë gjinden në internet por në fjalorët e mijë ka shpjegime që nuk gjenden në fjalorët e tjerë dhe mund të shihen si plotësues të fjalorëve më të mëdhenj.

Ndërkohë janë mbi 1640 termat e shpjeguara në Enciklopedinë shqip të Rruzullit, në datën e botimit të këtij shkrimi. Enciklopedi e cila ka qenë e para në shqip në internet.

Programet e përdorura

Fjalorin e ndërtoj përmes programit Babylon Builder dhe e shfrytëzoj përmes programit Babylon por hedhja e tij në faqet e Rruzullit në internet (që të shfrytëzohet edhe nga të tjerët) kërkon pak punë dhe veprime të racionalizuara të cilat i kryej përmes shfrytëzimit të programeve Dreamweaver dhe Batch Replacer të Useful File Utilities. Moduli i përdorur në faqet e Rruzullit që mundëson kërkimin e fjalëve është një modul për Php-Nuke i quajtur Dictionary Module i cili është në të vërtetë një fjalor shpjegues të termave angleze. Unë i kam zbrazur këto dhe kam hedhur fjalorin Gjermanisht-Shqip.

Duke parë një rritje të madhe të interesimit nga lexuesi për fjalorin Gjermanisht-Shqip lind nevoja për përmirësimin e modulit në atë mënyrë që të jetë i mundshëm midis të tjerash edhe përkthimi nga shqipja në gjermanisht. Prandaj Rruzull.net fton cilindo me njohuritë e duhura e që ka dëshirë të ndihmojë vullnetarisht në zhvillimin e këtij fjalori të Na Shkruajë. Këtij personi do t''''i njihet publikisht puna e tij në faqen e fjalorit shoqëruar me një reklamë të përhershme për faqen e tij private/komerciale në internet.

Alvin Ekmekçiu



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Fjalori Gjermanisht-Shqip Online shpjegon tashmë 1200 fjalë
   Një projekt gjenetik tregon lëvizjen e popujve
   Kina, konsumatorja më e madhe në botë
   Ndryshime të mundshme në sistemin e imigracionit në SHBA
   Rritet vdekshmëria e fëmijëve në Evropën Lindore
   Mërgimi global
   Trafiku i njerëzve
   Lisbona dhe stadiumi i saj Hose Alvalade


 
Kanė tė bėjnė..
· Gjermanisht-Shqip Online
· Enciklopedinë shqip të Rruzullit
· Na Shkruajë
· Kėrko tek lėnda: Popuj&Gjuhë


Shkrimi mė i lexuar mbi Popuj&Gjuhë:
I pari fjalor Gjermanisht-Shqip Online


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.53
Votues: 63


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Fjalori Gjermanisht-Shqip Online shpjegon tashmë 1200 fjalë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.24 sekonda