| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush ėshtė brenda?! | Tani janė, 35 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
Natyra: Formimi i jetës: I pari që lëvizi Data e botimit: Friday, 16 September 2005
Lėnda: Evolucioni biologjik
|
Kur ne sjellim ndërmend kafshët, kemi parasysh lëvizjen. Në mënyrë të paparamendueshme, baleti i gjithfarë dhe i hijshëm i kafshës mund të ketë nisur me knidarianët (lat. fam. Cnidaria), një grup që përfshin koralet, fillikatet e detit, pendat e detit dhe kandilët e detit. Të gjithë këto kafshë, me ndonjë përjashtim të vogël, kanë nerva dhe muskuj. Meqënëse knidarianët janë kafshët më të thjeshta që zotërojnë këtë kompleksitet atëherë ka shumë të ngjarë që stërgjyshërit e tyre të drejtpërdrejtë duhet të kenë qenë kafshët e para ndonjëherë që kanë lidhur fuqinë e nervave dhe muskujve së bashku, duke i lejuar ata të lëviznin dhe të shfaqnin një mënyrë të sjelluri që të binte ndër sy.
(Vijon nga Kafsha e parë)
Knidarianët janë kafshët e para me një trup të vërtetë me një formë dhe kallëp të përcaktuar. Pjesa më e madhe e tyre përmbajnë këmbënofuj me qeliza thumbuese të përdorura për të kapur preun. Thumbimi i knidarianëve vjen nga fuzhnja të imëta, shpesh helmuese të quajtura nematoçiste. Të shkrehura nga prekja apo disa lloj kimikalesh, nematoçistet shtiejnë si vetëtimë qelizat thumbuese.
 Kandil deti
|
Biologu Jack Costello (Xhek Kostelo) i Providence College (Kolegji i Largpamjes) në SHBA ka shpenzuar vite duke studiuar kandilin e detit. Ai ka gjetur se pavarësisht nga fakti se kandilët e detit lëvizin pothuajse vazhdimisht, ata nuk duken të shkojnë gjëkundi. Kandilët e detit harxhojnë një sasi të pamasë energjie duke krijuar vetëm rrahje. Pastaj, përse duhet të notonin tërë kohës?
Costello pyeste gjithashtu veten se përse këto krijesa zotërojnë një formë që duket kaq joefikase për të notuar. "Ajo formë disku të rrumbullakët është ndoshta më tepër joefikase për të ecur përpara nga se ç'mund ta marrim me mend."
Pastaj atij i erdhi ndër mend -- mos ndoshta ka të bëjë më tepër me rrahje se me forcë të thjeshtë shtytëse. Duke shtuar rruaza të imëta pluskuese që nuk shkaktonin ndonjë dëm në një akuarium kandilësh të rinj deti, Costello gjurmoi dhe videoregjistroi mostrën rrjedhëse të ujit përqark këtyre kafshëve që kryenin rrahje. Ai zbuloi se rrjedha e krijuar në të vërtetë i tërhiqte të gjitha rruazat drejt e për në sipërfaqet kapëse dhe gojë. "Ky trup të cilin ne e mendojmë si të keq apo joefikas për të ecur përparara është, në të vërtetë, tepër efikas për të krijuar rrjedhën që i lejon këto kafshë të ushqehen."
Përgatiti për Rruzull.net: Alvin Ekmekçiu Burimi: amerikanja PBS/The shape of life Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.6 Votues: 10

| |
|
Re: Formimi i jet?s: I pari q? l?vizi (Nota: 1) nga realitetiweb - Wednesday, 28 September 2005 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) http://realiteti.bravehost.com | Rreth artikullit tuaj ?Formimi i jet?s: i pari q? l?vizi?
Artikulli juaj nuk ?sht? aspak shkencor dhe pjes? t? caktuara t? tij bien n? kontradikt? me nj?ra-tjetr?n.
Ju shkruani: ?knidarian?t? p?rmbajn? k?mb?nofuj me qeliza thumbuese t? p?rdorura p?r t? kapur preun?. Si mund ta shpjegoj? evolucioni faktin se qelizat thumbuese t? k?tyre gjallesave jan? t? dizajnuara p?r t? kapur preun e tyre? N? asnj? m?nyr?. Ekzistenca e dizajnit dhe q?llimit automatikisht jep shenj? p?r ekzistenc?n e nj? Krijuesi t? gjith?dijsh?m.
N? vet artikullin tuaj ju citoni nj? shkenc?tar t? ket? th?n? se trupi i kandilit t? detit ?sht? tep?r efikas p?r l?vizjen e tij Sistemi me t? cilin l?viz kandili i detit, sipas burimeve shkencore, i ngjan sistemit t? l?vizjes s? anijeve kozmike Space Shuttle. N?se Space Shuttle nuk u formua nga nj? paraardh?s i tij dhe nga rast?sia, por nga nj? projektim dhe dizajn i q?llimsh?m, si mund t? ke
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
Re: Formimi i jet?s: I pari q? l?vizi (Nota: 1) nga realitetiweb - Sunday, 02 October 2005 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) http://realiteti.bravehost.com |
"Ky trup ?sht? tep?r efikas p?r t? krijuar rrjedh?n q? i lejon k?to kafsh? t? ushqehen".
ZOTI krijoi gjith?ka me nj? q?llim t? caktuar... cili ?sht? roli i seleksionimit natyror dhe i rast?sive k?tu?
|
|
|
|