Disa fëmijë mund të bëhen përkohësisht të hutuar kur kanë zjarrmi. Ata shohin, dëgjojnë apo ndjejnë gjëra që nuk janë me të vërtetë apo e nënkuptojnë ambjentin që i rrethon në një mënyrë të shtrembëruar. Mund të jetë e vështirë për të pasur kontakt me fëmijën. Prindër e fëmijë mund të frikësohen nga ky përjetim, por kjo gjendje është e parrezikshme dhe zakonisht kalon pas pak kohe.
(Vijon nga A është e rrezikshme zjarrmia për fëmijët ?)
Hutimi i përkohshëm mund të qetësohet përmes uljes së temperaturës. Një mënyrë për t'u përpjekur për të ulur temperaturën e lartë është flladitja e fëmijës duke pasur freski në dhomë. Nëse fëmijës duket se i pëlqen atëherë ajo mund të lihet të flerë me një çarçaf të hollë apo vetëm me të brendshmet. Balli mund t'i njomet me ujë të ftohtë. Një mënyrë tjetër për të ulur temperaturën është dhënia e barnave zjarrmiulëse.
Spazma nga zjarrmia është një ndërlikim i rrallë. Pjesën më të madhe të fëmijëve nuk e kap kurrë spazma nga zjarrmia sado lartë t'u ketë shkuar temperatura. Por përafërsisht një fëmijë në 20 e kap ndonjë herë spazma nga zjarrmia. Ajo vjen shpesh në fillimet e ndonjë infektimi, ndonjëherë si shenjë e parë e infektimit kur nuk është vërejtur akoma që fëmija është e sëmurë. Spazma vjen me sa duket në lidhje me rritjen e shpejtë të temperaturës. Fëmija humbet vetëdijen, mbetet e ngrirë, mund të mavijoset rreth gojës, dhe pastaj nis t'i tërhiqen (dridhen) duart e këmbët.
Kriza kalon zakonisht pas një ose disa minutash. Shtrije fëmijën më një anë gjatë spazmës dhe kujdesu që të mos nxehet shumë. Flladite fëmijën me për shembull një copë larëse. Por një ftohtësim i madh i dhomës, ku mund të mbërdhije, është i pakëndshëm për fëmijën.
vijon...
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: suedezja Infomedica/Feber hos barn / Vad beror det på?/rishqyrtuar 2005-04-25 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|