Lënda ngjitëse gjendet në gjakun e pacientit të infektuar. Ajo përhapet kur gjaku i infektuar futet në kanalet e gjakut të një njeriu tjetër. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet
shiringave të papastra, ose në raste të rralla, kur gjaku i infektuar bjen në kontakt me plagë në lëkurë apo me
cipa jargore.
Rreziku për ngjitjen e sëmundjes përmes marrëdhënieve seksuale është i vogël, por
prezervativi duhet përdorur prapëseprapë në rastin e marrëdhënieve jo të qëndrueshme. Rrallë mund të qëllojë që një grua shtatzënë e infektuar të ia ngjisë sëmundjen fëmijës së saj.
Përmes metodikave të avancuara laboratorike mund të vlerësohet në ditët tona me një siguri të madhe nëse një
pacient ia ka ngjitur dikujt tjetër infeksionin e tij.