Gjëndra tiroidale, që ndryshe quhet edhe tyreoidea ndodhet në pjesën e përparme të qafës menjëherë nën gurmaz. Detyra kryesore e kësaj gjëndre është ngarja e metabolizmit në trup. Ngarja ngjet përmes hormonesh që krijohen në gjëndrën tiroidale dhe që quhen tiroksinë, T4 dhe trijodtironinë, T3.
Funksioni i gjëndrës tiroidale ngahet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, që krijohet në gjëndrën e hipofizës.
Që të ketë balancë në trup duhet që hormonet të prodhohen me masë.
Struma është kur gjëndra tiroidale është zmadhuar. Struma është kur njeriu ka një gjëndër të zmadhuar tiroidale pavarësisht nga se çfarë e ka shkaktuar. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.
Çfarë është mbitiroidizmi ? Mbitiroidizëm kemi kur në trup ka më tepër tiroksinë se normalisht. Atëherë shtohet metabolizmi dhe trupi kalon në supërxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozë dhe më parë njihej edhe si tireotoksikozë.
Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale.
Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët.
vazhdon...
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: Hypertyreos – överskott av sköldkörtelhormon/ Vad händer i kroppen?/suedezja Infomedica/rishqurtuar 2004-03-31 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|