Shėndeti: Mbitiroidizmi (tiroidet) - simptomat Data e botimit: Friday, 13 May 2005
Lėnda: Hormone
|
Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë tinazi dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpesh herë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale.
Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie çrregullime të të përmuajshmeve të grave (menstruacioneve), për shkak të çrregullimit të balancës hormonale dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rënia e flokëve.
Tek më të vjetërit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, p.sh. rënie në peshë apo gulçim zemre dhe rritje pulsi. Mbiprodhimi i hormoneve mund të ndryshojë balancën midis ndërtimit dhe degradimit të indeve kockore në skelet dhe të shtojë rrezikun për brishtësi të kockave.
Prekje nga shqetësime syshDisa që kapen nga mbitiroidizmi i kanë sytë të hapur sa një çërçaf ndërsa shikimin e kanë më tepër të ngulët. Sytë janë më tepër të kërcyer. Pothuajse gjysma e atyre që i kap mbitiroidizmi mund të kenë këtë lloj shqetësimi. Në raste të jashtëzakonshme simptomat e syve mund të kthehen në serioze. Atëherë njeriu mund të preket nga të parët e dyfishtë, të turbullt, të kuqtë, djegie sysh dhe keqësim i të parit.
Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësiSimptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t'u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.
vazhdon...
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: Hypertyreos – överskott av sköldkörtelhormon/suedezja Infomedica/rishqurtuar 2004-03-31 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.94 Votues: 19
| |
|