Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Evolucioni seksual
[ Evolucioni seksual ]

·Tradhėtarė tė dashurisė
·Dėshira mė e fshehtė e njeriut
·Hormoni i besnikërisë
·Rënia në dashuri
·Bashkëshortët dhe mashtruesit e tjerë...
·Aftėsia nė tė folur
·Shqisa e dashurisë
·Paraqitja e jashtme
·Xhelozia - mekanizëm mbrojtës

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 53 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Njeriu: Kur sytë gënjejnë
Data e botimit: Monday, 04 December 2000
Lėnda: Vetėdija
VetėdijaTrurit i vjen tërë kohës një lumë me pamje në formë shtysash elektrike. Pamjet analizohen në qendrën e përpunimit të pamjeve në tru. Të dhënat e parëndësishme përzgjidhen tutje, dhe vetëm ajo pakicë pamjesh thelbësore që janë të rëndësishme për rrethanën futen në vetëdijen tonë.

"Vetëm në sajë të këtyre përthithjeve të përzgjedhura arrin njeriu të orientohet në këtë botë", thotë filozofi Daniel Sennett në librin e tij "Shpjegim i vetëdijes" (Erklärung des Bewußtseins). Po të ishin ruajtur të gjitha pamjet do të hante shumë punë llogaritëse. Përveç kësaj ne regjistrojmë vetëm atë që ndryshon dhe pjesën tjetër e marrim si të pandryshueshme.
zhgėnjim optik
A sheh dy koka njeriu apo një vazo në të dyja figurat ?

Truri përkufizon çdo hollësi të së vërtetës, që e merr në mënyrë të vetëdijshme, me shumë elementë nga thesari i përvojës dhe përfytyrimit në një gjurmë të vetme të tërësisë.
Rrallë herë qëllon që të na vërtetohet se nuk jemi duke pasur një shikim të vërtetë të botës.

Shkencëtari Stephen Kosslyn thotë se njeriu e ka të vështirë të dallojë të vërtetën nga përfytyrimi sepse kujtesa e tij është një përzierje e të dyjave.

Edhe ngjyrat janë një lloj përthithje e jona të cilat në të vërtetë nuk gjinden. Këtë e pati zbuluar që në fund të shekullit të 18-të Isaac Newton i cili thonte se sendet apo drita nuk kanë ndonjë ngjyrë por është truri ynë që u jep atyre një të tillë.


A të ra ndër sy ?

Daniel Simons, psikolog në Universitetin Harvard bëri një eksperiment te tillë: Dikush pyet një kalimtar mbi se cilën rrugë duhet të marrë për të arritur në filan vend. Gjatë kohës që kalimtari është duke dhënë shpjegime kalojnë dy vetë me një derë të madhe të cilën e ulin përkohësisht në mes vetëve në fjalë. Njëri prej atyre që po mbante derën ndërron vend me atë që kishte pyetur kalimtarin. Në 50 përqind të rasteve kalimtarët nuk e dalluan që personi që i kishte pyetur ishte larguar tashmë por vazhduan t´i përgjigjeshin personit të ri që kishin përballë ndonëse ai nuk kishte as veshje apo zë të ngjashëm me personin që kishte bërë pyetjen.

Ky eksperiment dhe shumë të tjerë të ngjashëm me këtë kanë bërë të pandehet ajo që kur u bë publike në fillim të viteve 90-të hasi në shumë kundërshtime: Ne shikojmë shumë më pak sesa na duket se shikojmë.
Simon sqaron: "Kur vëzhgojmë një rrethanë, përthithim vetëm disa hollësira. Këto hollësira kufizohen nëpërmjet kujtesës dhe fuqisë së përfytyrimit. Vetëm pas kësaj krijohet në tru një gjurmë mbetëse e tërësisë".


Një eksperiment tjetër i bërë nga Daniel Simons dhe që tregon sesi disa hollësira na kalojnë pa u parë është ky: Iu kërkua disa njerëzve të numëronin pasimet e bëra nga një skuadër në një ndeshje basketbolli e cila iu shfaq në video. Ndërsa ata janë të përqendruar në numërim pas disa minutash futet në mes të fushës së lojës dikush i veshur si gorillë dhe qëndron aty për plot pesë sekonda e megjithatë më tepër se 40 % e shikuesve ngritën supet në shenjë mohimi kur Simons i pyeti nëse e kishin parë gorillën.

Ndonjëherë kalimi pa u parë i disa gjërave çon drejt pasojash fatale, si në rastin e trafikut, p.sh. kur je duke ngarë automobilin dhe ku gorilla mund të ishte në këtë rast një kalimtar që ka dalur përpara teje.


Monaliza
Mona Lisa
E qeshura e Mona Lisa-s
Kur shikon Mona Lisa-n në sy të duket se ajo është duke buzëqeshur por kur e hedh vështrimin tek goja e saj të duket sikur ajo ka një shprehje serioze të fytyrës. Shkencëtarja neurologe Margaret Livingstone shpjegon se kur ne e përqendrojmë shikimin në sytë e Mona Lisa-s, nuk e shohim qartë pjesën tjetër të fytyrës. Toni i paqartësisë bien në hijen që lëshon nofulla e saj duke bërë që buzët e saja të duken më të përkulura. Nëse e çon shikimin tek goja e saj, efekti zhduket bashkë me buzëqeshjen. Kjo është një hile që Leonardo Da Vinci (Da Vinçi) ka ditur ta përdorë me mjeshtëri.


Syri i mendjes

Trupa e Itzhak Fried i Universitetit të California-s iu bëri matje të rrymës së trurit disa njerëzve të cilëve iu tregua një herë piktura e Mona Lisa-s, ndërsa një herë të dytë iu tha vetëm ta përfytyronin atë. Masa e rrymës doli në të dy rastet e njëjtë dhe u vu re se ishin vënë në punë po të njëjtat qeliza nervore. Fried shpjegon se syrit të mendjes sonë i duken disa pamje si krejt të vërteta. Truri nuk don t´ia dijë nëse jemi duke i shikuar drejtpërdrejtë këto pamje apo jo.


Të vetëm në botën tonë

Shkencëtarët janë të mendimit se bota jonë e pasur e shikimit është e përbërë nga disa fakte mbi botën të cilat janë të përziera në formën e pamjeve të ruajtura dhe shumë përfytyrimi në një tërësi funksionuese. Meqënëse çdo njeri ka përfytyrimet e tij atëherë secili jeton në botën e tij të shikimit. Richard Gregory, psikolog dhe autor i shumë librave mbi përthithjen nëpërmjet shikimit e përkufizon kështu: "Bota e përfytyruar në të cilën secili prej nesh jeton është një ngrehinë e tij vetjake. Ndonjëherë ai gënjehet sikur po e ndan këtë botë me dikë tjetër, por në të vërtetë secili është i vetëm në botën e tij".


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e shkruar nga Ulrich Kraft dalur tek austriakja Surfmed
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Hipnoza
   Vetėdija
   Vetėdija mund tė lėvizė pengesa
   Rreth çështjes së vetëdijes
   Dėshmi tė vazhdimit tė jetės edhe pas vdekjes
   Kur sytë gënjejnë


 
Kanė tė bėjnė..
· rrethanë
· vetëdije
· botë
· shikim
· kujtesa
· drita
· Leonardo Da Vinci
· vetėdije
· Kėrko tek lėnda: Vetėdija


Shkrimi mė i lexuar mbi Vetėdija:
Dėshmi tė vazhdimit tė jetės edhe pas vdekjes


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.47
Votues: 40


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Kur sytë gënjejnë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.31 sekonda